Njohuri te pergjithshme te kompjuterit kompjuteri, si nje makine elektronike e programueshme, digitale


Paraqitja e përmbajtjes së failave



Yüklə 1,28 Mb.
səhifə3/6
tarix14.09.2018
ölçüsü1,28 Mb.
#68637
1   2   3   4   5   6

Paraqitja e përmbajtjes së failave. Pasi kemi përcaktuar një failë që duam të shohim, midis failave të tjera të cilat ndodhen në një drejtori të caktuar, mund të duam që të shohim përmbajtjen e saj. Në rast se kjo failë, është një failë në formatin tekst, mund të përdoret editori i teksit EDIT, për ta ndryshuar atë. Në rast se duam vetëm të shohim përmbajtjen e saj, pa ndryshuar përmbajtjen e saj mund të ndiqen dy mënyra, njëra duke përdorur një komandë të DOS-it, e cila ben afishim ne ekran te informacionit te kerkuar, kurse tjetra ben afishim ne printer, ne rast se ky eshte i lidhur me kompjuterin tone.
Komanda TYPE. Komanda TYPE gjithashtu mund të përdoret për të paraqitur përmbajtjen e një faile tekst. Përdoret gjithmonë me një parametër, që është emri i failës. P.sh për të parë në ekran përmbajtjen e failës DATA.TXT, përdoret sintaksa e mëposhtme.

TYPE DATA.TXT

Do të shohim që teksi që kemi do të rrokulliset me shpejtësi para nesh. Për të parë informacionin me ngadalë, ose me ekrane të njëpasnjëshëm, mund të përdoret sintaksa e mëposhtme:

TYPE DATA.TXT |more

Për të kaluar nga njëri ekran në pasusesin duhe që të shtypet një buton në tastier. Në çdo kohë ky afishim me ekrane mund të ndalet, duke shtypur butonat CTRL+C.

Printimi i përmbajtjes së failave. Komanda TYPE mund të përdoret gjithashtu për të shtypur (printuar) përmbajtjen e një file, të formës tekst. Për këtë përdoret instruksioni TYPE, me ridrejtim. Kuptimi i ridrejtimit qëndron në faktin se informacioni nuk dërgohet në pikën e fundit të zakonshme, që është ekrani por në një njësi tjetër, që mund të jetë një printer. Për të printuar përmbjatjen e një faile në printer, komanda që përdoret është si vijon:
TYPE DATA.TXT >LPT1

Komanda COPY. Shpesh del e nevoshme që të kopjohen failat nga një vend në një tjetër, për ti ruajtur ato apo edhe për të pasur një kopje të dytë të tyre. Për këtë përdoret komanda COPY. Kjo komandë ka dy parametra: emrin e failës që do të kopjohet dhe emrin e failës së re, ku ajo do të kopjohet. P.sh:

COPY DATA.TXT TEDHENA.TXT

Parametri i parë është emri i failës që egziston tashmë DATA.TXT; dhe i dyti është i failës së re TEDHENA.TXT. Dy emrat duhet të jenë të ndryshëm, sepse nuk është e mundur që të kemi dy faila me të njëjtin emër në të njëjtin vendndodhje të diskut. Por në rast se faila kopjohet në një vend të ri, p.sh në disketë, atëhere ajo mund të ketë emrin e mëparshëm:

COPY DATA.TXT A:

Në këtë rast mjafton që të japim vendin se ku kjo failë do të kopjohet sepse emri i saj nuk ndryshon.

Duhet të kemi parasysh që komanda COPY mbishkruan një failë e cila ka emrin dhe ekstensionin e saj, në rast se një failë e tillë është në diskun ku bëhet kopjimi.



Komanda DISKCOPY. Në rast se kemi vetëm një vend per vendosjen e disketës, dhe duam që të kopjojmë të gjitha failat që ndodhen në një disketë të parë parë, në një disketë të dytë, rruga më e shkurtër është që të përdorim komandën DISKCOPY. Sintaksa që përdoret është si vijon:

DISKCOPY A: A:

Sistemi do të kërkojë disa herë që të ndrohen disketat, duke e quajtur diskun prej nga po kopjohen failat source, (burim), dhe atë ku ato kopjohen target, destinacion.

Duhet të kihet parasysh që komanda DISKCOPY do të rishkruajë të gjithë informacionin në disketën ku ai po hidhet, (në target), duke mos lënë asgjë nga informacioni i mëparshëm në të.



Komanda RENAME. Komanda RENAME, e cila në formë të shkurtuar përdoret REN, shërben për të ndryshuar emrat e failave. Në ngjashmeri me komandën COPY, edhe kjo ka nevojë për dy parametra:

REN emri_i_vjetër emri_i_ri

Duke përdorur pathin e plotë është e mundur që të emërohen edhe failat të cilat ndodhen në drejtori apo edhe në draivera të tjerë, sipas sintaksës së mëposhtme;

REN “PATH”\emri_i_vjetër emri_i_ri

P.S. Në ndryshim nga komanda COPY, komanda RENAME nuk e mbishkruan një failë me të njëjtin emër dhe ekstension. Në rast se egziston një failë me të njëjtin emër si ai që ne dëshirojmë ti japim filë së riemëruar, do të merret një mesazh paralajmërimi dhe procesi ndalet.

Komanda DELETE. Kjo komandë, (ose shkurt DEL), përdoret për të fshirë failat. P.sh sintaksa e mëposhtme, mund të përdoret për të fshirë failën DOKUMENT.TXT nga disketa:

DEL A:\DOKUMENT.TXT

Komanda DELETE kërkon vetëm një parametër. Me të mund të përdoren edhe wildcard, si në shëmbullin pasues:

DEL *.DOC

Komanda e mësipërme do të fshijë të gjitha failat në drejtorinë ku ne ndodhemi të cilat kanë prapashtesën DOC. Duhet të kihet kujdes gjatë përdorimit të kësaj komande me dy asterikë, në formën

DEL *.*


pasi një veprim i tillë do të fshijë të gjitha failat të cilat egzistojnë në drejtorinë ku ne ndodhemi.

Organizimi i failave. Ndërkohë që emrat e failave ndihmojnë për të dalluar ato nga njëra-tjetra, në disk, failat mund të identifikohen, më tej dhe të organizohen, duke i vendosur ato në drejtori. Njëlloj si dosjet që mund të vendosen në sirtarë të ndryshëm të një dollapi, edhe drejtoritë mundësojnë që failat të mund të grupohen në grupe sipas një logjike të caktuar. P.sh dosjet për financën mund të mbahen në një sirtar të caktuar, ato për administrimin në një tjetër, relacionet e mbledhjeve në një të tretë, e kështu me radhë. Po e njëjta ndarje mund të përdoret edhe në organizimin e drejtorive në HD (Hard Disk).

Drejtoritë janë më të vlefshme në HD, se sa në disketa. Kjo për shkak se madhësia e informacionit që mund të ruhet në ta është shumë e madhe, dhe pa pasur një organizim të mirë të tij, mund të kemi vështirësi për gjetjen dhe administrimin e informacionit. Në përgjthësi kur informacioni ruhet në disketa, këshillohet që në një disket të ruhet informacioni që lidhet me një subjekt të caktuar, (bilanc, administrim, etj).



Drejtoritë. Automatikisht, çdo disk ka të paktën një drejtori, që njihet me emrin drejtoria e rrënjës, (root directory), dhe që shënohet me simbolin “\”. Gjithashtu për të dalluar drejtoritë e rrënjës në daivera të ndryshmë, është e nevojshme që të përcaktohet edhe emri i draiverit, p.sh për disketën ai është A:\

Drejtori të tjera përveç rrënjës mund të krijohen duke përdorur komandat e DOS-it. Këto drejtori janë gjithmonë nën atë të rrënjës, dhe për këtë arsye quhen nëndrejtori, (subdirectory). Sidoqoftë nuk ka kufizime të caktuara në përdorimin e termave drejtori dhe nëndrejtori.

Vetë nëndrejtoritë mund të kenë nëndrejtori të tjera, poshtë vetes së tyre. Drejtoria e cila ka nënvete nëndrejtori të tjera, quhet drejtoria prind, (parent directory).Emrat e drejtorive kanë të njëjtat rregulla si edhe emrat e filave. Eshte e mundur që një drejtori të ketë edhe një ekstension, por kjo nuk përdoret në përgjithësi.

Drejtoritë vendosen në mënyrë hierarkike, në ngjashmëri me pemën e një familjeje. Rrënja zë nivelin më të lartë në të. Në shëmbujt që do të shohim emrat me ekstensione tregojnë fila, dhe ato pa ekstensione tregojnë drejtori.



Pathnames, (rrugicat e emrave). Pathname, përcakton rrugka-limin që duhet të ndiqet për të arritur drejtorinë e rrënjës në nëndrejtoritë, ku ndodhen filat. P.shpath-i për në failat e drejtorisë DOS është:

C:\WINDOWS\SYSTEM

Siç e kemi thënë edhe më parë, “\” e parë përfaqson rrënjën, kurse “\” i dytë shërben si ndarës midis emrave të dy drejtorive.

Path-i i plotë për tek një failë e caktuar duhet të përfshijë edhe emrin e failës në të, si më poshtë:

C:\DOS\FDISK.EXE

Përsëri “\” i parë shërben për të treguar rrënjën, kurse “\” i dytë shërben për të dalluar emrin e failës nga emri i drejtorisë.

Eshtë e mundur që të kemi më tepër se dy faila apo më shumë, me emëra të njëjtë e përmbajtje të ndryshme, në rast se ato ndodhen në drejtori të ndryshme.

Disa herë është jo shumë ekonomike që të përdoren emrat e plotë të failave, gjatë përdorimeve të tyre. Në kapitullin vijues do të shihen mundësitë që egzistojnë, për të shmangur një veprim të tillë.

Ndryshimi i drejtorive. Në çastin që ndizet PC, dhe përfundon procesi i butimit, normalisht përdoruesi është në nivelin e drejtorisë së rrënjës, e cila ndryshe quhet drejtoria standarte. Në rast se dëshërojmë që të përdorim komanda të cilat u drejtohen failave në drejtori të tjera, atëhere është e nevojshme që të përdoret path-i i plotë për tek këto drejtori. Kjo gjë kuptohet se nuk është shumë komode, për shkak se kërkon që të shtypet një informacion i gjatë.

Për të thjeshtuar një veprim të tillë MS-DOS përdor një komandë të quajtur CHDIR, (Change Directory), e cila shkurt mund të përdoret si CD, dhe që mundëson që të ndryshohet drejtoria ku ne ndodhemi. P.sh në rast se duam që të ndryshojmë vendndodhjen nga rrënja në drejtorinë WINDOWS, atëhere kjo komandë do të përdoret me sintaksën e mëposhtme:

C:\>CD WINDOWS ENTER

dhe pas kësaj do të marrim

C:\WINDOWS>

Kështu duke përdorur komandën CD mund të lëvizim nga një drejtori në një nëndrejtori të saj. Gjithashtu komanda CD mund të përdoret për të lëvizur nga një drejtori në një tjetër, duke kapërcyer drejtoritë që mund të jenë midis tyre. P.sh në rast se jemi përsëri në drejtorinë rrënjë, dhe dëshirojmë që të shkojmë në drejtorinë SYSTEM, mund të përdoret komanda e mëposhtme:

C:\>CD WINDWOS\SYSTEM

Për të lëvizur mbrapa ka dy mënyra. Së pari mund të zhvendosemi menjëherë në drejtorinë rrënjë, duke përdorur komandën:

C:\>CD \

Gjithashtu në rast se dëshërojmë që të lëvizim vetëm një drejtori më sipër, pra të shkojmë në drejtorinë “prind” të drejtorisë ku ndodhemi aktualisht, përdoret komanda e mëposhtme:

C:\>CD..

Krijimi i drejtorive. Komanda MKDIR, (Make a Directory), ose shkurtimisht përdoret MD, krijon një nëndrejtori të re, poshtë drejtorisë ku ndodhemi aktualisht. P.sh:

C:\>MD USERS

Për të krijuar një drejtori, jo nën drejtorinë ku ne ndodhemi aktualisht, është e nevojshme që të jepet pathi i plotë për tek ajo.

C:\>MD \USERS\SONILA

Në rast se duam që të kijojmë një drejtori në një draiver tjetër, është e nevojshme që të përcktohet edhe emri i draiverit, si më poshtë:

MD A:\LETRA



Fshirja e një drejtorie. Kur nuk duam më një nëndrejtori apo edhe një drejtori, ajo mund të fshihet duke përdorur komandën e DOS-it, RMDIR, (Remove Directory), ose në formë të shkurtuar RD. P.sh komanda e mëposhtme, do të fshijë drejtorinë LETRA, nga rrënja:

A:\>RD LETRA

Nuk ka mundësi që të fshihet një drejtori, duke përdorur komandën RD, pa fshirë më parë failat dhe nëndrejtoritë që ndodhen në të. Po ashtu nuk mund që të fshihet një drejtori në rast se ne ndodhemi në të, apo nuk jemi në drejtorinë prind të saj.

Për të fshirë një drejtori, së bashku me filat dhe nëndrejtoritë që ndodhen nën të, përdoret komanda DELTREE.



Afishimi i përmbajtjes së një drejtorie. Në kapitullin VI, u përdor komanda DIR për të parë përmbajtjen e drejtoris rrënjë. Po kjo komandë mund të përdoret për të listuar, failat edhe në drejtoritë e tjera. P.sh për të parë failat në drejtorinë WINWORD, duke qënë nën rrënjën, mund të përdoret sintaksa e mëposhtme:

C:\>DIR WINWORD

Siç shihet nuk është e nevojshme që të përcaktohet drejtoria e rrënjës, përderisa ne ndodhemi në të.

Për të afishuar përmbajtjen e nëndrejtorisë së saj LETRAT, mund të përdoret sintaksa e mëposhtme:

C:\>DIR WINWORD\LETRAT

Vini re se përsëri simboli “\”, nuk është i nevojshëm, përderisa komanda përdoret duke qënë të vendosur në drejtorinë e rrënjës.

Në rast se dëshirojmë që duke qënë në drejtorinë e rrënjës së draiverit C:, të shohim listën e failave në rrënjën e draiverit A:, atëhere duhet të përdoret sintaksa e mëposhtme:

DIR A:\


Një tjetër komandë që mund të përdoret për të listuar drejtoritë është ajo TREE. Kjo komandë e shoqëruar me çelësin F, si më poshtë mundëson që të shihen failat nga pozicioni ku ne ndodhemi, deri në fund, së bashku me gjithë failat që përfshihen në to:

C:\>TREE /F

Për të parë përmbajtjen e një nëndrejtorie, duhet të jepet path-i i plotë për tek ajo drejtori, si më poshtë:

C:\>TREE \emri_i_drejtorisë


Windows 95
Hyrje. Me kalimin e kohës, Windows 3.11, filloi të dukej disi i vjetëruar tek përdoruesit e tij. Gjithashtu, ky sistem nuk po plotësonte nevojat dhe kërkesat në rritje që po dilnin me përdorimin e Internetit, multimedias, lojrave dhe programeve të tjera, të cilat kërkojnë trajtim intensiv të njësive që marrin pjesë në sistem. Gjithashtu kërkesa ndaj këtyre sistemeve po dilte gjithmonë kryerja e proceseve të njëkohëshme, që në gjuhën teknike quhet multitasking. Hardueri, (hardware-pjesa fizike e kompjuterit), ishte zhvilluar së tepërmi, dhe kjo kërkonte një nivel të ri programi më të zhvilluar se ai ekzistues. Në këto kushte Microsoft-i dhe Bill Gates, do të punonin për të krijuar një sistem të ri. Në fillim i koduar Çikago, dhe më vonë Windows 95, ky sistem operativ përbën një revolucion në sistemet e përdoruesve.

Për funksionimin normal të Windows ’95 është mirë që kompjuteri juaj të ketë të paktën :



  • Mikroprocesor 80486, me shpejtësi 33 MHz ose më sipër.

  • Memorje RAM 8 Mb ose më sipër.

  • Hard Disk 60 Mb (minimumi)

  • Multimedia

Një profesionist i pyetur për Windows ’95 do të thoshte që: është një sistem operativ me mënyrë grafike komunikimi GUI (Graphical User Interface) e me një numër të madh aplikimesh. E përkthyer ne Shqip kjo do të thotë : Windows ’95 është një program kompjuteri që ndihmon për organizimin e punës tuaj. Pjesa më interesante e tij është e ashtuquajtur GUI, pra ekrani plot ngjyra e piktura. Mjafton të mësoni përdorimin e mausit dhe ju mund te arrini të bëni shumë gjëra me pikturat.(Ikonat)

Nqs. ju keni te instaluar ne kompjuterin tuaj Windows ’95 atehere me ndezjen e kompjuterit pasi BIOS ben kontrollin e tij ne ekran shfaqet logoja e Windows ’95 dhe pas disa sekondash siperfaqja e punes (Desktop). Projektuesit e Windows ’95 jane perpjekur te krijojne nje program kompjuteri qe ti afrohet sa me shume kushteve natyrale te punes ne nje tavoline pune. Keshtu Desktopi duhet imagjinuar si siperfaqja e tavolines, ikonat si etiketa mbi sirtaret kur ruhen dosjet me materiale, folder-at si dosje me materiale dhe filat si materiale.


Desktop-i. Windows 95 është projektuar dhe krijuar duke u bazuar në një desktop, sa më të kuptueshëm dhe të lehtë për tu përdorur nga përdoruesit. Në figurën e mëposhtme paraqitet pamja e desktopit, të një kompjuteri.
http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_m7784744a.gifhttp://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_m7b7c01bb.gif

Desktop


Ikonathttp://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_ma2b7b4f.gifhttp://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_m2c5c9f67.gif

Butonihttp://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_7a24b733.gif

START

Segmenti i programeve te hapura.http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_694067a9.gif

Ikona, (Icon). Ikonat mund te jene dy llojeshe. Ato ose perfaqsojne nje etikete mbi grupin e folderave me programe, ose paraqisin një program apo një dokument, i cili mund të startohet duke klikuar dyherë në të. Shpesh herë “piktura” e kësaj ikone, jep një ide të përafërt të asaj që kjo ikon paraqet.

Taskbar-i. Segmenti i programeve te hapura, ose ndryshe taskbar-i, është gjithmonë prezent në ekran, dhe në të tregohen të gjitha programet që janë duke u egzekutuar në PC, ose që janë në gjëndje te minimizuar.


Program i minimizuar. Nje program mund te jete i hapur, ose i mbyllur. Kur programi eshte i hapur ai mund te jete i shpalosur ne ekran ose i minimizuar. Nqs. programi eshte i minimizuar atehere ne nuk mund ta shohim ate, por emri i tij eshte i afishuar ne Taskbar dhe ne cdo moment mund te klikojme ne emrin e tij per ta shfaqur ate ne ekran.
Butoni START Ky buton eshte çelesi per te operuar me Windows ’95. Me ane te tij ne mund te ndryshojme pamjen e Desktopit, te arrijme te ekzekutojme programe te ndryshme, te afishojme dokumenta qe i kemi krijuar vete etj.
Shikim ne Dritare.
Pasi një program fillon, ai paraqitet në dritaren e tij, që ndryshe quhet edhe dritare aktive. Kjo dritare ndodhet mbi gjithë dritaret e tjera. Që një dritare që s’është aktive të bëhet aktive, mjafton që të klikohet në secilën pjesë të saj.

Butonat e ndryshimit te permasave

Segmenti i titullit

Segmenti i menuve

http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_68df85fd.gifhttp://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_8cec565.gifhttp://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_m62626474.gifhttp://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_m6ce7e343.gifhttp://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_55ae1fb9.gifhttp://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_8cec565.gif

http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_53801b30.png


Segmenti i titullit.

Siç duket edhe nga emri ne kete segment shfaqet emri i dokumentit me te cilin po punojme.


Segmenti i menuve.

Të gjitha programet në Windows kanë një segment menush, në të cilin paraqiten opcionet e ndryshme të vlefshme. Duke klikuar secilën prej këtyre menuve, hapen opcionet që ndodhen në to. Opsionet me shkronja të errëta mund të egzekutohen me një klik të vetëm të mouse-it. Opsionet të cilat janë me gërma gri, nuk janë të vlefshme për egzekutim. Kjo gjëndje mund të ndrshojë dhe ato të bëhen në vlefshme, në kushte të tjera.


Përdorimi i segmenteve te lëvizjes, (scroll bars).

Shpesh dritaret që hapen shoqërohen me segmentet e lëvizjes. Këto segmente mund të jenë vertikal ose horizontal.

Veprimet që mund të kryhen me segmentet vertikal tregohen si më poshtë:


  1. Për të lëvizur një kolon në të majtë, klikohet një herë në këtë pikë.

  2. Për të lëvizur një ekran apo faqe më sipër nga pozicioni që ndodhemi, klikohet një herë në këtë pikë.

  3. Për të lëvizur lartë apo poshtë, klikohet në këtë buton, mmbahet ai i shtypur, dhe lëvizet majtas ose djathtas, për aq sa dëshirohet.

  1. Për të lëvizur një ekran apo faqe poshtë, klikohet këtu një herë në këtë pikë.

  2. Për të lëvizur një rresht poshtë, klikohet një herë në këtë pikë.

http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_54087c35.gif
Në ngjashmëri me sa u tha më sipër, realizohen edhe lëvizjet majtas apo djathtas.
Veprimet e shkurtuara.

Për të shkurtuar veprimet e ndryshme si hapje menush, zgjedhje opcionesh, apo mbyllje të tyre përdoren ato që njihen si veprime të shkurtëra, oseshortcuts. Duke përdorur këto mundësohet që të kryhen veprimet shpejtë dhe me lehtësi. Në përgjithësi duhet një farë kohe për ti mësuar këto veprime, por pas kësaj ato rrisin në mënyrë të ndjeshme efektivitetin e punës së përdoruesit. Më poshtë janë numëruar disa nga shkurtimet më kryesore, të dhëna në anglisht:



  1. F1 - Hap Ndihmen.

  2. ESC - Anullon një komand apo menu.

  3. ALT+F4 Mbyll dritaren që është aktive.

  4. CTRL+C Kopjon elementët e zgjedhur në clipboard.

  5. CTRL+X Heq elementët e zgjedhur nga vendndodhja e tyre dhe i vendos ata në

clipboard.

  1. CTRL+Y Vendos elementin e hequr nga clipboard-i në dritaren aktive.

  2. CTRL+Z Anullon veprimin e fundit.

  3. CTRL+ESC Hap menunë e vendosur në butonin Start.

  4. ALT+TAB Zhvendoset midis dritareve të hapura. (Shtyp butonin ALT, dhe mbajeni të shtypur derisa të arrini në dritaren që dëshëroni).


Ndryshimi i madhësisë së dritareve.

Për të ndryshuar përmasën e ekranit, lëvizet me kursorin e mouse-it, në një nga anët e dëshëruara të dritares aktivemouse-i do të ndryshojë nga shigjet në një formë tjetër. Duke terhequr kufirin e dri-tares mund te ndryshojme me lehtesi permasat e dritares.


Ç’fshihet mbas butonit START.
C’do gje ne Windows ’95 fillon nga butoni Start. Duke klikuar ne kete buton hapet nje tabele me rrjeshta ose opsione si ne figuren qe vijon.
http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_m5881e1e1.png
Le te shikojme perdorimin e secilit prej ketyre opsioneve duke filluar nga poshte lart.
Shut Down Me ane te kesaj komande mund te mbyllim kompjuterin. Nqs. klikojme ne kete buton hapet nje tabele me disa opsione.

  • Shut Down the Computer. - Dalim perfundimisht nga Windows dhe mund te mbyllim kompjuterin. Perdoret ne ato raste qe ne desherojme te fikim perfundimisht kompjuterin. Pas klimit ne butonin YES, duhet te presim derisa ne ekran te marrim mesazhin:


It’s now safe to turn off your computer.


  • Restart the Computer. - Rindez Kompjuterin. Gjate egzekutimit te apliki-meve te caktuara, mund te ndodhe qe per nje arsye apo nje tjeter, kompjuteri te filloje te ngadalsohet apo te kete kete probleme gjate egekutimit te programeve, (bllokime). Ne keto raste keshillohet qe te behet nje rinisje, (restart) i kompjuterit.

  • Restart Computer in MS DOS Mode - Rindez kompjuterin ne DOS. Kjo perdoret vetem ne raste shume te veçanta, per programe te caktuara te cilet kerkojne te punojne vetem ne OS. Si te tille mund te permendim disa lojra te veçanta, programe bankar, etj.

  • Log as a different user. - Kjo komande eshte e vlefshme vetem ne ata kompjutera te cilet kane rrjet te instaluar. Kjo mundeson qe perdorues te ndryshem te mund te logohen ne resurse te ndryshme, me te drejta te ndryshme. Te drejtat qe ata kane varen nga emri dhe pasuordi individual i tyre. Keshtu p.sh te drejta te tjera ka nje administrator rrjeti, dhe te tjera te drejta ka nje perdorues i zakonshem sistemi.

Per te anulluar komanden Shut Down ne kete dritare, klikojme tek butoni NO.


RUN Kjo komande perdoret per ekzekutimin e programeve. Per te ekzekutuar nje program qe nga kjo pike ne dritaren qe hapet pas klikimit tek Run duhet te shkruajme emrin e plote te programit bashke me adresen e tij (Folderat ku ndodhet) ose ta gjejme ate program me ane te butonit Browse (shfletoj) dhe pastaj ta ekzekutojme ate. Ne figuren e meposhtme tregohet dritarja e butonit Browse. Ne dritaren “Look in” percaktohet draiveri, (kujtojme mund te jete hard disk, disket, apo nje disk ne nje kompjuter tjeter – Network Neighborhood), ne te cilen gjendet faila qe do te egzekutohet. Ne dritaren poshte saj, zgjedhim drejtorine ku ajo ndodhet. Per kete mund te perdoret klikimi dyheresh mbi drejtorine e duhur ose, pasi klikohet nje here mbi drejtorine e duhur, klikohet ne butonin “Open”. Vini re se gjate klikimit mbi drejtorine ajo do te ndryshoje ngjyre ne blu. Keshillohet qe te klikojme mbi ikonen e verdhe ne te djathten e emrit te shkruajtur, dhe jo mbi vete emrin e drejtorise. Keshtu mund te levizim deri ne drejtorine e duhur, ne rast se ajo ndodhet ne nje nendrejtori te drejtorise se pare. Vini re se failat nga drejtorite apo nendrejtorite ndryshojne nga fakti se drejtorite paraqiten me nje ikon te vogel me ngjyre te verdhe, kurse ikonat e failave kane forma e ngjyra te ndryshme. Ne rast se ne dritaren qendrore, poshte dritares “Look in” nuk ka hapesire te mjaftueshme per te afishuar te gjitha drejtorite dhe nendrejtorite qe ndodhen ne te, atehere aktivizohen segmentet e levizjes horizontale. Per te perdorur keta segment duhet te klikohet me butonin e mausit ne shigjetat e vogla qe ndodhen skajet e tyre, (shih figuren). Pasi zgjidhet faila e deshiruar, klikohet ne butonin “Open“, dhe me pas ne “OK”, e menuse se pare. Veprimet qe ne ndjekm mund te ndalen ne çdo kohe duke perdorur butonin “Cancel”. Butoni “Browse”, eshte shume i perdorur ne te gjithe programet e Microsoftit, kur duam te ruajme nje faile ne nje drejtori te caktuar, apo te hapim nje material te cilin e kemi punuar me pare.


http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_642ec983.png

HELP Klikimi ne kete rresht aktivizon dritaren e Ndihmes. Sistemi i ndihmes ne Windows ’95 eshte i lehte per tu perdorur dhe ne te mund te gjesh pergjigje praktikisht per cdo problem. (E vetmja e keqe e ketij sistemi eshte se projektuesit e tij kane neglizhuar faktin se perdorues te Windows ’95 mund te jene edhe shqiptare, keshtu qe sa do qe te kerkoni ne dritaren Help nuk keni per te gjetur dot pergjigje ne Shqip.)




http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_279b54f4.png

Find “Find” do te thote “me gjet”. Qe ketej ne mund te kerkojme c’do gje qe “na ka humbur” ne kompjuter, qe nga nje kompjuter tjeter i rrjetit (nqs kompjuteri yne eshte i lidhur ne rrjet me kompjutera te tjere) e deri te faila te vecanta te cilave u kemi harruar edhe emrin.

Duke levizur mausin mbi butonin Find dhe djathtas klikohet ne opcionin “FIND FILES or FOLDERS…” hapet dritarja FIND. Sic shihet ajo perbehet nga tre nendritare, te cilat ndihmojne per te gjetur failin e humbur sipas:


  • Name & Location - Kerkon nje faile ne baze te emrit te saj. Ndryshe nga DOS-i, ne te cilin duhet te perdornim “wildcard”-et ne rastet kur nuk dime emrin e sakte te failes qe duam te gjejme, kjo gje nuk eshte e nevojshme ne Windows 95. Mjafton qe ne te japim disa nga shkronjat qe perbejne emrin e failes sone, dhe do te afishohen te gjitha ato faila ne te cilat do te egzistoje ky bashkim shkronjash. Kujtojme edhe njehere se ne Windows 95, mund te kemi deri ne 255 shkronja qe mund te perdoren per emerimn e failave, dhe ketu mund te perdorim edhe fjale apo fjali. Pjesa e “Look in” sherben me teper per te caktuar diskun se ku do te kerkohet per nje faile, kurse “Browse”, mund te perdoret ne ato raste kur ne duam te kufizojme kohe kerkimin e failes, duke u kufizuar ne nje drejtori te caktuar, ku ne mendojme se ndodhet faila e deshiruar.




  • Date Modified - Ky kerkim mund te behet duke u bazuar ne daten e krijimt te failes. Perdoret ne ato raste kur nuk na kujtohet emri i failes, por data ne te cilen eshte ndryshuar apo eshte krijuar kjo faile, (qofte kjo e sakte ose me perafersi),. Duke u bazuar ne opcionet e ndryshme qe paraqiten ne kete dritare, mund te bejme nje kerkim duke percaktuar nje hapesire ne kohe, kur ne mendojme qe faila mund te jete ndryshuar, apo duke percaktuar nje numer ditesh apo muajsh kur eshte punuar apo krijuar ajo.



  • Advanced - Ky opcion ben nje kerkim per nje fjale apo grup fjalesh, qe egzstojne ne tekstin e failes se humbur. Kuptohet se gjate nje kerkimi te tille duhet qe te zgjidhen fjale sa me te veçanta, (p.sh kerkimi sipas fjales “eshte” kuptohet se nuk do te ishte aspak rezultativ). Gjithashtu ketu ne mund te bejme kerkim te nje faile duke u bazuar ne madhesine e saj.

Duhet te kemi parasysh se gjate nje kerkim ne nendrejtori, te kemi te aktivizuar butonin

Check Subfolders.

Opcione te tjera kerkimi nga opcioni Find jane:

Computer…

Using Microsoft Outlook…

Opcioni i pare perdoret ne ato raste kur duam te gjejme nje kompjuter ne nje rrjet me shume nenrrjete, (Workgroups, pra flitet per rrjete te llojit LAN). Opcioni i fundit perdoret ne ato raste kur duam te bejme kerkim per nje faile, duke perdorur Microsoft Outlook-un. Outlook-u eshte nje program i Office 97, dhe qe perdoret si program per marrje e transmetim mesazhesh e-maili, kalendar, ditar, bllok adresash, etj.

http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_m756a3fc0.png

Settings Duke vendosur treguesin e mausit mbi kete tregues, kemi mundesi te mund te ndryshojme shume elemente ne paraqitjen e dritareve te Windows ’95, te shtojme apo heqim programe apo pajisje te tjera ne kompjuter, te vendosim oren e sakte te komjuterit, te heqim apo te veme ScreenSaver (Ruajtes ekrani i cili aktivizohet mbas nje kohe te caktuar gjate se ciles kompjuteri ngelet pa pune.), te ndryshojme formen e treguesit te mausit etj. Keto opcione mund ti arrijme duke klikuar: SETTINGS…CONTROL PANEL.

Opcioni “Printers” eshte shpjeguar me poshte, dhe s’po ndalemi ketu per te shpjeguar se perse ai duhet.

Documents Kur vendosim treguesin e mausit ne kete komande Windows na afishon 15 dokumentat apo materialet e fundit te cilat kemi hapur, keshtu qe vetem duke klikuar ne to mund te futemi perseri tek ajo fail. Ky klikim ben ne fillim thirrjen e programit i cili eshte perdorur per punimin e materilit, dhe me pas thirrjen ose ngarkimin e dokumentit.

Programs. Ne rrjeshtin Programs kemi programet me te perdorshme te Windows ’95. Ketu mund te gjejme programet e Microsoft Office si Word, Excel, Powerpoint, Access etj. Po te shohim me kujdes veme re se ne fund te rreshtit te programeve te caktuara gjendet nje shigjete e vogel e zeze. Kjo tregon se vendosja e treguesit te mausit ne kete rresht do te afishoje rreshta te tjere programesh apo filash si p.sh. grupi Accessories. Ndersa nqs. rreshti s’ka shigjete kjo do te thote se gjendemi ne nje program te cilin mund ta ekzekutojme duke klikuar ne emrin e tij p.sh. Microsoft Word.

Duhet te kemi parasysh se shume elemente ne Windows ’95 s’jane te fiksuara. Dmth. Perdoruesi mund te krijoje nje variant te vetin te paraqitjes se programit ne ekran. Keshtu ne mund te heqim apo te veme nje program te caktuar ne listen e Programs (Ky veprim do te na duhej ne rast se programi qe ne e perdorim shpesh nuk gjendet ne kete liste dhe ne nuk duam ta kerkojme ate çdo here me rruge te tjera me te veshtira.). Ja hap pas hapi procedura qe ndiqet per te shtuar ne listen e programeve Programs programin Write i cili mungon.



  1. Klikojme ne butonin Start

  2. Rreshqasim treguesin e mausit tek Settings dhe klikojme tek rreshti TASKBAR…

  3. Hapet dritarja Taskbar Properties. Klikojme ne nendritaren Start Menu Programs.

  4. Klikojme ne butonin ADD dhe pastaj BROWSE ne dritaren e re qe hapet.

  5. Programi Write gjendet ne Folderin (Dosjen) Windows. Dabell klikojme ne Windows dhe

klikojme ne programin Write. Me pas klikojme OPEN.

  1. Ne dritaren ku kthehemi klikojme NEXT dhe pastaj zgjedhim nje rresht te listes ku duam ta

fusim programin Write. Psh. Accessories.

  1. Klikojme Next.

  2. Ne dritaren pasuese ose mund te leme emrin standart, ose mund ta ndryshojme ate ne nje emer te ri.

  3. Zhvendosemi me mausin, ose perdorim butonin “Tab”, dhe klikojme ne butoin FINISH.

Pas kesaj procedure nqs rreshqasim treguesin e mausit tek Programs dhe pastaj Accessories ne listen qe do te hapet do te jete edhe programi qe sapo shtuam Write.


Accessories Ne kete grup programesh do te shohime disa prej tyre te cilet mund te jene me te perdorshmit ne jeten e perditshme. Sidoqofte programet e grupit Accessories jane te thjeshta per tu kuptuar dhe ne perdorim dhe ju mund te eksperimentoni vete me to pa patur nevoje per ndihme te jashtme.
Games Ketu futen disa prej lojrave qe jane te perfshira ne paketen e Windows. Mund te permendim Solitaries, Harts, dhe Minesweeper. E rendesishme eshte qe keto lojra kane nje qellim ne Windows ’95 dhe ky qellim nuk eshte kalimi i kohes kot. Lojrat e mesiperme jane projektuar e ndertuar per te lehtesuar perdorimin e mausit per fillestaret dhe per te shplodhur profesionistet.
CD Player Me ane te ketij programi mund te degjojme Audio Kompakt Disqet. Mjafton te vendosim CD muzikore ne drajverin e saj dhe te hapim nga programi Accessories, CD Players. Shtypja e butonit PLAY (i cili eshte i vizatuar ne formen e nje trekendeshi) do te filloje luajtjen e CD-se. Ne mund te ndryshojme radhen e luajtjejs se kengeve apo karakteristika te tjera duke operuar me menune e komandave. Aplikimi qe perdoret eshte shume i ngjashem me nje CD player normal. Kuptohet qe per te pasur mundesi per te degjuar muzike duhet qe te kemi sisteme multimedieje te instaluar ne kompjuter, (CD ROM, karte per zerin – sound card, altoparlant – speakers).
Calculator Sigurisht qe nje mjet i tille pune si makina llogaritese do te ishte i nevojshem gjithmone. Ate mund ta gjejme ne grupin e programeve Accessories. Calculator hap perpara jush nje makine llogaritese te thjeshte ose inxhinjerike (nqs. ne menune View zgjidhni opcionin Scientific). Veprimet me te mund te kryhen duke perdorur mausin, ose duke shtypur numrat dhe nje pjese te veprimeve nga tastiera.


http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_m65b5893b.png

Paint Me ne fund arritem ne programin Paint (Me pikturuar, shih figuren me siper). Ky program ju lejon te shpalosni talentin tuaj prej piktori. Asgje te veshtire ne perdorimin e ketij programi nuk ka. Mjafton te zgjidhni “penelin” me te cilin keni deshire te pikturoni ne anen e majte te ekranit dhe ngjyren tuaj te preferuar ne fund te ekranit dhe mund t’i jepni krahe fantazise tuaj. Interesante eshte qe “kryeveprat” tuaja mund ti ruani si wallpaper, pra si sfond ne te cilat te jene vendosur ikonat ne desktopin e kompjuterit tuaj. Per te kryer nje veprim te tille zgjidhni ne menune File, opcionin “Set As Wallpaper” dhe kompjuteri juaj do te ndryshoje pamje.



Yüklə 1,28 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©www.genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə