Njohuri te pergjithshme te kompjuterit kompjuteri, si nje makine elektronike e programueshme, digitale



Yüklə 1,28 Mb.
səhifə5/6
tarix14.09.2018
ölçüsü1,28 Mb.
#68637
1   2   3   4   5   6

WORDI 102 BUTONESH
Ne kete kapitull...


  • Njohje me tastjeren

  • C’do me thene “shtyp dhe lesho”

  • Kur duhet shtypur butoni “ENTER”

  • Kombinacioni per komanden UNDO/Zhbej

  • Komandat CUT, COPY, dhe PASTE


Njohje me tastieren.
Po te shihni me kujdes tastjeren do te vini re se butonat jane te ndare ne grupe te ndryshme. Nder to dallohen:
Butonat Funksionale jane butonat ne pjesen e siperme te tastjeres te cilet jane te shoqeruar me shkronjen F. Ata jane 12 dhe perdoren si ne menyre te pavarur ashtu dhe ne kombinim me butonat ndihmes Alt, Ctrl, Shift.

Tastjera e makines se shkrimit ndodhet ne mes te tastjeres dhe quhet keshtu sepse eshte e perbere nga butonat qe marrin pjese edhe ne makinat e shkrimit. Ne te dallojme butonat me shkronjat e alfabetit, numrat nga 0 ne 9 si dhe simbole te ndryshme ekzotike.

Butonat e drejtimit te kursorit jane butonat ngjyre hiri ne kater prej te cileve jane vizatuar shigjeta me drejtime te ndryshme ndersa ne gjashte te tjeret me siper dallohen emertimet End, Home, PgUp, PgDn, Insert, Delete.

Tastiera numerike quhet grupi i butonave qe ndodhen ne pjesen e majte te tastjeres. Ketu perfshihen butonat End, Home, PgUp, PgDn etj. Ne varesi te aktivizimit ose jo te butonit NUMLOCK ky grup mund te funksionoje si grup drejtimi kursori ose grup numerik.

Butonat speciale: Shift, Ctrl, Alt s’bejne dot asgje vete. Ato sherbejne per te formuar kombinacione te ndryshme me butonat e tjere.
Keto ishin grupet kryesore te butonave ne tastjere. Sic e shikoni jeni me fat. Ne tastjeren e pjanos ka 88 tasta bardh e zi, me asnje shenje per ti dalluar nga njera-tjetra. Prandaj per te mesuar pjanon duhen vite ndersa kompjuteri ne krahasim me pjanon eshte thjeshtesia vete.
Ç’do me thene “shtyp dhe lesho”
Miresevini ne klubin e amatoreve te aerobikes Word. Shtyp, lesho, nje-dy-tre-kater.....stop, keni ngaterruar liber. Ne kete paragraf do te lexoni per ushtrime qe forcojne vetem muskujt e gishtave tuaj, dhe i bejne ato te afte per kombinacionet me te veshtira te butonave.

Disa nga komandat e Wordit kryhen duke shtypur kombinacione te ndryshme butonash. Ne disa raste sic do te shohim me poshte perdoret shtypja dhe leshimi i njepasnjeshem i butonave si psh: Alt+ F, C (mbyllja e dokumentit), ndersa ne disa raste te tjera perdoret shtypja dhe leshimi i njehershem i butonave psh: Ctrl+P(hapja e dritares se printerit). Shtypja e butonave duhet bere pa perdorur dhunen.


Shtypja e butonit ENTER behet per te kaluar nga nje rrjesht tek tjetri por kjo vetem kur doni te filloni nje rrjesht te ri. Wordi automatikisht ben kalimin nga nje rrjesht ne tjetrin kur fjalia eshte ne vazhdim. Le te shikojme nje shembull. Ta zeme se ju po shkruani fjaline:

-Meqe Karla nuk kishte prozhektor (dhe me sa duket as tru), ajo ndezi nje fije shkrepse dhe u perpoq te ndricoje nga brenda fucine per te pare se sa vajguri kishte ngelur.

Vini re se kur teksti i afrohet kufirit te fletes ai automatikisht vazhdon ne rrjeshtin tjeter dhe per kete nuk duhet shtypur ENTER.
Kombinacioni i komandes UNDO http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_m533fb8e2.png
“Bota eshte e ndertuar ne menyre te tille qe cdo gje eshte e mundur ne te, por asgje nuk mund te rregullosh pastaj !”-kendon nje kengetar i degjuar. Dhe gabohet.

Veproni me guxim. Ne Word ekziston komanda UNDO (Zhbej) e cila mund te anulloje disa nga veprimet tuaja te fundit.

Ka disa menyra pe te aktivizuar komanden UNDO.

Mund te shtypni kombinacionin Ctrl+Z, ose ne segmentin e menuve klikoni ne EDIT dhe pastaj zgjidhni UNDO. I njejti rezultat arrihet po te formoni ne tastiere kombinacionin Alt, E, U. Me shpesh perdoret instrumenti UNDO nga segmenti i instrumentave (me shenjen e shigjetes se lakuar majtas.)

Me ane te kesaj komande mund te anulloni fshirjen e nje pjese teksti apo futjen e nje teksti te ri apo ndryshimin e formes se shkrimit. Me ane te kesaj komande ne Amerike u anullua ligji i Thate ( ky ligj ndalonte plotesisht perdorimin e alkoolit). Pra mbas nje praktike te vogel ju mund te mesoni te anulloni fundin e botes apo vizitat e njerezve te padeshiruar. (Shaka)
Komandat CUT, COPY, dhe PASTE http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_m7bf161ad.png
Keto komanda sherbejne per te lehtesuar punen me tekstin, Komanda Cut (me pre) sherben per prerjen e pjeses se insertuar te tekstit dhe mbajtjen e tij ne nje kujtese te vecante qe quhet ClipBoard. Nqs. lind nevoja kete tekst mund ta ngjisesh ne nje pozicion tjeter me ane te komandes PASTE (me ngjit). Ndersa komanda COPY (me kopju) ka te njejtin funksion me komanden CUT vetem se nuk e pret teksti por ben nje kopje te tij te cilen e mban ne ClipBoard. Keto komanda mund te perdoren edhe per transportimin e teksteve te ndryshme nga nje dokument tek tjetri.

Per secilen nga keto komanda ekziston nje kombinim i caktuar butonash nga tastjera si me poshte.


CUT...........................Ctrl +X

COPY........................Ctrl+C

PASTE.......................Ctrl+V
E qarte pse COPY eshte Ctrl+C. Po keshtu mund te mendojme se Cut eshte Ctrl+X sepse X i ngjan gershereve, po pse Ctrl+V eshte PASTE kete une per vete akoma nuk e kam zbuluar dhe me thene te drejten nganjehere per kete mezi me ze gjumi naten.

Microsoft Excel for Windows ’95
Si rregull ne shumicen e kompjuterave ne paketen e Microsoft Office eshte i perfshire pervec Word-it, edhe Excel-i. Excel eshte nje organizator i persosur i te dhenave te cdo lloji, qofshin ato teksti apo numerike. Meqe ky program ka mundesi te fuqishme llogaritese shumica e njerezve i drejtohen Excel-it kur duan te krijojne tabela per llogaritje financiare, rezultate te shitjeve, llogaritje te perqindjeve te fitimit apo humbjeve (larg qofte) etj.

Gjithashtu nje popullaritet te madh gezojne mundesite e Excel-it per ndertimin e grafikeve. Me ndihmen e ketyre mundesive rreshtat dhe kollonat e merzitshme bardh e zi te tabelave tuaja mund te kthehen ne grafike shumengjyresh dy e tre permasore nga te cilet do te emocionohej dhe mesuesi me konservator i gjeometrise.


Fillojme …


  • Menyrat per tu futur ne Excel.

  • Mundesite gjigante te Excel.

  • Cfare shikojme ne ekranin e Excel.

  • Indikatori “AUTOCALCULATE”.

  • Hapja, ruajtja, dhe krijimi i nje libri pune (WorkBook) ne Excel.

  • Mbyllja e librit te punes dhe dalja nga Excel.


Menyrat per tu futur ne Excel.
Ekzistojne disa menyra per tu futur ne Excel. Ketu ne do te shikojme dy me te rendesishmet e me te perdorshmet prej tyre.
Menyra 1: Nga butoni Start zgjidhni Programs dhe ne listen e programeve qe do te hapet klikoni tek Excel. Ajo qe do te shfaqet ne ekran pas pak sekondash eshte siperfaqja e punes se Excel.
Menyra 2: Klikoni pa ngurrim ne butonin qe mban shenjen http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_m71ede9bb.png ne segmentin e Microsoft Office dhe rezultati do te jete i njejte me Menyren 1. Kujdes jo gjithmone segmenti i Microsoft Office eshte i afishuar ne Desktop-in e Windows-it.


Mundesite gjigante te Excel.
Kur hapim nje file ne Excel, me fjale te tjera kemi hapur nje liber pune (WorkBook), ndersa ne Word hapnim nje dokument te ri. Cdo WorkBook ka 16 flete (Sheet). Secila nga siperfaqet e punes se ketyre fleteve eshte e ndare ne kollona shkronjore dhe rreshta numerike (si dhe fusha e shahut). Pra nqs. bejme anallogji me Word-in atehere mund te themi se me hapjen e nje dokumenti ne Word kishim perpara nje flete shkrimi ndersa me hapjen e nje WorkBook ne Excel hapim nje flete me katrore. Kutite e vogla qe shikoni ne ekran jane pak me shume se sa duken. Ne cdo flete kemi 256 kollona qe emertohen A, B, C, …AA, AB, ..BA, BB, …e keshtu me rradhe deri tek IV, dhe 16 384 rreshta qe emertohen 1, 2, 3 …16 384. Pra me nje llogari te thjeshte mund te bindeni qe ne cdo flete keni ne dispozicion 4 194 304 kuti. Kujtohuni qe perpara keni 16 flete me nga 4 194 304 kuti. Nqs. do te perpiqeshim ta hidhnim ne leter nje WorkBook te Excel-it atehere do te na duhej nje flete me permasa afersisht 6,4 m gjeresi dhe 104 m gjatesi.

Mos u trembni metodat e perdorimit te Excel-it jane te tilla qe lejojne ta perdorin kete program edhe njerez te tjere pervec atleteve te vrapimeve te gjata.


Cfare shikojme ne ekranin e Excel.
Ekranin e Excel-it do ta studiojme duke filluar nga pjesa e siperme e tij e duke vazhduar poshte. Ekranin per lehtesi do ta ndajme ne segmente.

Sipas figures dallohet:


Segmenti i Emrithttp://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_m4cf19a55.gif

Butonat e ndryshimit te permasavehttp://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_1f41f3ca.gif

Segmenti i menuvehttp://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_m704028ce.gif

Segmenti i formulavehttp://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_49387ae4.gif

Siperfaqja e punes.http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_7b4291f4.gif

Treguesit e fleteve.http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_5bc847b3.gif

Indikatori i AutoShumes.http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_8c2ccdd.gif

Segmentet e levizjes vertikale e horizontalehttp://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_43add81c.gifhttp://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_6448148e.gif

http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_m13f19895.png
Segmenti i Emrit dallojme logon e Excel-it (shkronjen E te ngjyrosur ne nje jeshile te fresket) dhe pas saj “Microsoft Excel”. Ne vazhdim vjen emri i files me te cilen po punohet ne rast se kjo file eshte e ruajtur ne kompjuter, ne rast te kundert Excel-i i ngjit files se paemer titullin “book 1”. Ne cepin e djathte te segmentit te emrit dallojme tre butonat tradicionale te ndryshimit te permasave me te cilet programi mund te minimizohet, te mbyllet apo te ndryshohet permasa e dritares (ashtu si edhe ne Word)

Segmenti i menuve eshte i perbere nga menute (File, Edit, View etj) ne te cilat po te klikohet mund te shikojme komanda te ndryshme te Excel-it.

Segmenti i Instrumenteve perbehet nga butona te ndryshem te cilet kane funksione te ndryshme si p.sh. butoni i hapjes se nje dokumenti te ri (New) apo i ruajtjes se files se krijuar (Save)

Segmenti i Formulave eshte i ndare ne tre pjese. Ne pjesen e pare afishohen koordinatat e kutise ku eshte i pozicionuar kursori (psh. A1, B3,etj). Pjesa e dyte aktivizohet vetem ne castin kur fillojme te fusim tekstin nga tastjera. Duke shtypur butonin me shenjen http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_m5571717c.png anullohet teksti qe futet, duke shtypur butonin http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_15b5ad29.pngkonfirmohet futja e tekstit (klikimi ne kete buton eshte i njevlershem me shtypjen ne tastjere te butonit ENTER mbas futjes se tekstit ne kutine qe duam.) Butoni f(x) aktivizon dritaren e formulave per te cilen do te flasim me poshte. Kur shtypim nje informacion nga tastjera ai afishohet njekohesisht ne dy vende; ne kutine ku po e fusim informacionin dhe ne pjesen e trete te segmentit te formulave.

Poshte Segmentit te Formulave vjen siperfaqja e librit te punes. Ajo qe shohim eshte nje mori katroresh te rrethuar nga segmentet e koordinatave (shkronjat horizontalisht dhe numrat vertikalisht). Siperfaqja e librit te punes eshte e pajisur me segmentet e levizjes vertikale e horizontale ashtu si dhe ne Word. Ne fund te siperfaqes se punes dallojme treguesit e fleteve te punes (sheet 1, sheet 2 etj) duke klikuar ne te cilet mund te kalojme nga nje flete pune ne tjetren.



Segmenti i Gjendjes eshte pjesa ku mund te informohemi per gjendjen e Excel-it ne nje moment te caktuar. Psh. Kur jemi duke shtypur nga tastjera ne Segmentin e Gjendje dallojme fjalen Enter ndersa kur mbarojme futjen e informacionit duke shtypur Enter nga tastjera ose http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_15b5ad29.png ne segmentin e Formulave atehere ne Segmentin e Gjendjes shkruhet Ready. Gjithashtu ne kete Segment kemi indikatorin AutoCalculate per te cilin do te flasim me poshte. Po ne kete Segment mund te dallojme indikatoret e butonave NumLock (aktivizimi i pjeses numerike ne te djathte te tastjeres) dhe CapsLock (aktivizimi i shkronjave te medha).


Indikatori AutoCalculate http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_m5fb64cd.png
Ky indikator gjendet ne Segmentin e Gjendjes dhe tregon SUM=O ne momentin qe hapim nje liber te ri pune ne Excel. Me ndihmen e ketij treguesi mund te gjejme shumen e nje blloku te caktuar kutish duke i selektuar me pare ato (shih me poshte se si selektohen kutite). Pra nqs. kemi nje bllok te caktuar ne te cilin duam te njehsojme shumen, mjafton te selektojme kutite e ketij blloku dhe ne indikatorin AutoCalculate do te afishohet shuma e tyre. Duke klikuar me butonin e djathte te mausit tek indikatori ne ekran me lehtesi mund te zgjedhim pervec shumes dhe mesataren, maximumin, minimumin, numrin e kutive te zgjedhura etj.

Hapja, ruajtja, dhe krijimi i nje libri pune (WorkBook) ne Excel.
Per te hapur nje liber pune i cili eshte krijuar dhe ruajtur me pare ne kompjuter duhet te ndjekim hapat e meposhtme:

  1. Klikojme ne butonin OPEN (qe ka formen e dosjes se hapur) ne segmentin e instrumenteve, ose zgjedhim ne menune FILE komanden OPEN. Mbas ketij veprimi do te a na hapet dritarja OPEN.

  2. Klikojme ne dritaren LOOK IN e cila ndodhet ne pjesen e siperme te dritares OPEN. Ky veprim behet per te zgjedhur dosjen (folder) ne te cilen kemi ruajtur filen qe duam te hapim. Klikojme dy here ne dosjen tone dhe pas kesaj do te shohim te afishuar permbajtjen e dosjes.

  3. Dabell klikojme ne emrin e files qe duam te hapim ose klikojme dhe shtypim OPEN. Mbas nje kohe te shkurter fila e kerkuar do te shfaqet ne ekran.

Per te hapur nje liber te ri pune ne Excel mjafton te klikojme ne butonin New (qe ka formen e nje flete te bardhe) ne segmentin e instrumenteve. Libri i ri qe do te hapet automatikisht merr emrin “book 1”.

Pasi krijojme nje file te caktuar ndiqni hapat e meposhtem per ta ruajtur filen ne kompjuter.


  1. Klikojme ne butonin Save (qe ka formen e disketes) ne segmentin e instrumenteve, ose zgjedhim ne menune FILE komanden SAVE AS. Mbas ketij veprimi do te na hapet dritarja SAVE AS.

  2. Klikojme ne dritaren LOOK IN e cila ndodhet ne pjesen e siperme te dritares SAVE AS. Ky veprim behet per te zgjedhur dosjen (folder) ne te cilen duam te ruajme filen qe kemi krijuar. Klikojme dy here ne dosjen tone dhe pas kesaj do te shohim te afishuar permbajtjen e dosjes.

  3. Klikojme ne dritaren FILE NAME qe gjendet ne pjesen e poshtme te dritares SAVE AS. Ketu duhet te shkruajme emrin e files qe duam te ruajme.

  4. Klikojme ne butonin SAVE te dritares SAVE AS per te ruajtur filen e sapokrijuar ne dosjen qe zgjodhem (LOOK IN) dhe me emrin qe caktuam (FILE NAME)


Mbyllja e librit te punes dhe dalja nga Excel.
Kur mbarojme pune me nje file te caktuar duhet perdorur komanda CLOSE per ta mbyllur ate. Kjo komande gjendet ne menune FILE te segmentit te menuve.

Zgjidhet menuja FILE dhe pastaj komanda EXIT ne kete menu per te dale nga Excel (gjithashtu per kete qellim mund te perdoret butoni CLOSE qe ka formen e X ne segmentin e emrit, ne ane e djathte siper te ekranit.).


Veprimet me te dhenat.


  •  Rregullat e futjes se te dhenave.

  • Selektimi (zgjedhja).

  • Formulat.

  • Formatimi i te dhenave (dritarja Format Cells)

  • Lehtesirat e AUTOFORMAT.



Rregullat e futjes se te dhenave.
Per te futur nje te dhene te caktuar ne nje kuti te caktuar te Excel duhet qe me pare te pozicionojme kursorin ne ate kuti, pra duhet qe me ane te mausit te klikojme ne ate kuti ose te levizim kursorin me ane te butonave te drejtimit te kursorit deri sa ne pjesen e pare te segmentit te formulave te shfaqen koordinatat e kutise se kerkuar. Cdo karakter i shtypur nga tastiera do te afishohet njekohesisht ne dy vende: ne kuti dhe ne pjesen e trete te segmentit te formulave. Mund te perdorim tre menyra per te perfunduar futjen e te dhenave ne nje kuti te caktuar :

-te shtypim ne tastjere butonin ENTER (ky veprim normalisht do ta kalonte kursorin ne nje kuti me poshte)http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_m2d44774c.gif

-te klikojme ne butonin ne segmentin e formulave (ky veprim do te perfundonte futjen e te dhenave dhe do ta linte kursorin ne po ate kuti.)

-te levizim kursorin me ane te butonave te drejtimit te kursorit nga tastjera. (ky veprim do ta conte kursorin lart, poshte ose anash ne varesi te butonit te shtypur.)

Nqs. do te donim te korrigjonim te dhenat e futura ne nje kuti te caktuar atehere ne fillim duhet te pozicionojme kursorin ne ate kuti, pastaj te shtypim butonin F2 nga tastjera. Po keshtu mund te klikojme ne pjesen e trete te segmentit te formulave (aty ku afishohet permbajtja e kutise mbas pozicionimit te kursorit ne te) dhe duke perdorur butonat BACKSPACE dhe DELETE nga tastjera te bejme ndryshimet e duhura.

Selektimi
Cdo veprim qe i japim Excel me ane te komandave te menuve apo butonave nga segmenti i instrumenteve operon me nje pjese te caktuar te librit te punes, me pjesen e selektuar. Per te selektuar nje bllok kutish mjafton te klikojme ne kutine e pare te bllokut dhe pa e leshuar butonin e mausit ta rreshqasim ate deri ne kutine e fundit te bllokut.

Nje forme tjeter selektimi eshte levizja neper siperfaqen e punes duke mbajtur te shtypur butonin SHIFT nga tastjera. Cdo levizje poshte, larte apo anash do ta selektonte kutine ne ate drejtim.

Ne Excel ne dallim nga Wordi mund te selektojme kuti te vecanta te ndara nga njera-tjetra. Ky rezultat mund te arrihet nqs. gjate selektimit me maus mbajme te shtypur butonin CTRL nga tastjera. Keshtu mund te selektojme blloqe te vecanta kutish qe s’kane kufi te perbashket.

Duke klikuar ne shkronjat e koordinatave te siperfaqes se punes selektojme gjithe kollonen psh.: duke klikuar te shkronja B selektohen kutite nga B1 deri tek B16384. Po ashtu selektohen dhe rreshtat e plote psh. duke klikuar ne numrin 2 selektohen kutite nga A2 deri IV2. Selektimi i plote i gjithe siperfaqes se punes arrihet duke klikuar tek butoni qe gjendet ne prerjen e rreshtit shkronjor me kollonen numerike, ne cepin e majte siper te siperfaqes se punes.


Formulat
Excel nuk do te kishte popullaritetin qe ka, nqs. ai do te ishte thjesht nje regjistrues i thjeshte i te dhenave. Nje nga aftesite me te vlefshme te Excelit eshte mundesia qe ai krijon per perdorimin e formulave. Pra me kete program eshte e mundur qe jo vetem te krijohen tabela por edhe te kryejme llogaritje me te dhenat e ketyre tabelave.

Ka disa menyra per krijimin e formulave ne Excel. Menyra me e sigurte eshte shkrimi i formulave ne kutine qe duam. Me poshte jepet forma se si duhet shkruajtur nje formule qe llogarit shumen e Kutive A1 dhe B1 ne Excel: =(A1+B1)

Me dhenien e komandes ENTER nga tastjera, ne kutine ku ne kemi shkruajtur formulen do te shfaqet shuma e kerkuar.

Ne formula mund te perdorim te kater veprimet e thjeshta matematikore +, -, *, / dhe veprimet me kllapa per te ndryshuar rradhen e veprimeve.

Gjithashtu per shkrimin e formulave ne Excel mund te perdorim edhe forma te tjera si psh:

Per te shkruar formulen e mesiperme te shumes duhen ndjekur hapat e meposhtem :



  • ne kutine e caktuar futim nga tastjera shenjen e barazimit.

  • klikojme ne kutine A1 me ane te mausit. Mbas ketij veprimi ne kutine ku kemi futur = shfaqen kooordinatat A1.

  • futim nga tastjera shenjen +

  • klikojme ne kutine B2 me ane te mausit. Mbas ketij veprimi ne kutine e formules shfaqen koordinatat B2 mbas shenjes +.

  • shtypim butonin ENTER nga tastjera dhe rezultati eshte i njejte si ne rasti kur formulen e shkruajme nga tastera.

Me keto menyra mund te krijojme formula te ndryshme ne varesi te kerkesave individuale.

Mbas shtypjes se butonit ENTER nga tastjera, ne kutine e formules shfaqet vlera e njehsuar megjithate do te shohim se kur pozicionojme kursorin ne nje kuti qe permban formule, atehere do te veme re ne pjesen e trete te segmentit te formulave shfaqjen e formules dhe jo te vleres se saj qe afishohet ne kutine perkatese. Ne menyre te vecante per krijimin e formulave te shumes perdoret butoni AUTOSUM http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_5cb8e195.png nga segmenti i instrumenteve.

Psh. per te njehsuar shumen e mungesave te Pepit per tre ditet e para te javes mjafton te pozicionojme kursorin ne kutine B5 dhe te klikojme ne butoninhttp://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_5cb8e195.png ne segmentin e instrumenteve. Excel automatikisht do ta kuptoje se behet fjale per shumen e kutive B2, B3, B4.


http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_196af1ea.gifhttp://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_m1b74a778.gif

Pika e terheqjes se formules.


Per te njehsuar te njejten shume per Papin e Pupin sigurisht mund te perdorim te njejten menyre per egziston edhe nje menyre tjeter.

Sic thame permbajtja e kutise B5 eshte nje formule, pavaresisht se ne ekran shihet numri 13. Kete formule ne mund ta kopjojme per ta perdorur ne dy kollonat e ngelura. Kjo do te thote te kopjojme formen e formules dhe jo permbajtjen e kutise B5. Cojme kursorin ne piken e terheqjes se formules dhe ne castin qe ai shnderrohet ne nje kryq te vogel te zi klikojme dhe e terheqim ate ne dy kutite C5 dhe D5. Pika e terheqjes se formules gjendet ne cepin e djathte poshte te kutise B5. Mbas terheqjes ne dy kutite C5 dhe D5 do te afishohen perkatesisht shumat ; C2+C3+C4 dhe D2+D3+D4.

Me te njejten menyre mund te ndertojme shumen e mungesave te te tre heronjve tane per cdo dite te javes (me fjale te tjera A2+B2+C2, A3+B3+C3 dhe A4+B4+C4)
Formatimi i te dhenave (dritarja Format Cells)
Qe nje tabele te krijoje pershtypje te mira tek ata qe e shikojne, mbi te duhet punuar me instrumentet e formatimit. Pra tabela duhet formatuar. Cdo komande formatimi vepron mbi bllokun e selektuar te kutive. Shumicen e instrumenteve te formatimit e njohim nga Wordi. Me poshte keni te pasqyruar nje tabele me instrumentet me te perdorshem te Excel.


Instrumenti

Shenja dalluese

Funksioni

BOLD

B

Thekson ngyren e karaktereve.

ITALIC

I

Pjerreson tekstin.

UNDERLINE

U

Nenvizon tekstin

COLOR

http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_69d2ac13.png

Ngjyros kutite

FONT COLOR

http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_m1627c481.png

Ngjyros karakteret

BORDERS

http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_690f9e7d.png

Vijezon konturet.

FONT SIZE

http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_429b9e0a.png

Madhesia e tekstit.

Pervec ketyre, ne segmentin e instrumenteve, me lehtesi mund te dallohen instrumentet e njohura te rradhitjes, te kopjimit (COPY), prerjes (CUT) dhe ngjitjes (PASTE) etj. me te cilet jemi te njohur nga Word.



Nje formatim te plote te nje blloku te zgjedhur (selektuar) kutish ne Excel mund ta bejme me ndihmen e dritares FORMAT CELLS. Ja menyra se si veprohet. Ne fillim selektohet blloku, pastaj ne segmentin e menuve zgjedhim menune FORMAT dhe klikojme ne komanden CELLS (e cila ndodhet e para lart ne listen qe do te hapet. Dritarja FORMAT CELLS ka gjashte nendritare. Me poshte do te gjeni nje pershkrim te shkurter te seciles prej tyre.

  • NUMBER--------Qe ketej mund te ndryshojme menyren e paraqitjes se numrave ne kutite e selektuara. Duke zgjedhur nje nga komandat e listes mund te bejme qe numrat e bllokut te selektuar te shfaqen si numra me presje dhjetore, si numra me perqindje, si numra inxhnjerike (ne fuqi te dhjetes) etj. Nqs ne nje kuti te cakuar mbas futjes se te dhenave ndodh shnderrimi i permbajtjes se kutise ne ndonje format te cuditshem atehere selektojeni kutine (ose bllokun e kutive) dhe zgjidhni ne nendritaren NUMBER te dritares FORMAT CELLS komanden GENERAL qe ndodhet e para ne listen qe afishohet.

  • ALIGMENT--------Ketu ndryshohet menyra e rradhitjes se te dhenave ne kuti. Mund te ndryshojme rradhitjen horizontale dhe vertikale. Funksioni WRAP TEXT lejon te shkruhet me disa rreshta ne nje kuti te caktuar (kjo behet kur nuk duam te ndryshojme gjeresine e kollones)

  • FONT--------Kjo dritare eshte e njohur nga Word (dritarja FORMAT FONT) dhe me ndihmen e saj mund te ndryshohen karakteristikat e karaktereve (ngjyra, shkrimi, madhesia etj.)

Kini parasysh qe ndryshimi i permasave te kutive mund te behet duke i selektuar ato dhe duke zgjedhur nga segmenti i instrumenteve nje numer me te madh ne dritaren e permasave te tekstit. Shpesh here zmadhimi i permasave te permbajtjes se kutise nuk sjell zmadhimin e gjeresise se saj dhe ne kuti do te duke tashme vetem nje pjese e permbajtjes se saj. Per te rregulluar kete difekt, pra per te zmadhuar gjeresine e kutive ekzistojne disa menyra.

Menyra 1 Levizim kursorin ne kufirin ndares midis dy kollonave, pikerisht aty ku ndahen shkronjat nga njera-tjetra. Kursori do te shnderrohet ne nje shigjete me dy drejtime. Ne kete moment nqs. dabellklikojme, kollona e majte do te zgjerohet automatikisht sa gjatesia e frazes me te gjate te asaj kollone.

Menyra 2 Pozicionohet kursori ashtu si ne Menyren 1 dhe ne castin qe ai shnderrohet ne shigjeten me dy drejtime klikohet dhe duke mos e leshuar butonin e mausit e terheqim kufirin e kollones aq sa duam.

Menyra 3 Kjo menyre perdoret kur nga zmadhimi i karaktereve shte “prishur” permbajtja e gjithe tabeles. Selektohet e gjithe tabela dhe ne menune FORMAT te segmentit te menuve zgjidhet komanda COLUMNS nga e cila hapet nje liste tjeter komandash. Ne kete liste do te zgjidhni komanden AUTO FIT SELECTION. Rezultati do te jete zmadhimi optimal i gjithe kollonave te tabeles.

  • BORDER--------Pavaresisht nga ekzistenca ne Excel e vijave dalluese ndermjet kutive, per paraqitje me te qarte te nje tabele duhen perdorur elementet e formatimit te kufijve (Border). Ketu mund te ndryshojme qe nga trashesia dhe pamja e vijave ndarese ndermjet kufijve deri tek ngjyra e tyre.

  • PATERN--------Qe ketej mund te ngjyrosim brendesine e kutive (ne dallim nga FONT ku mund te ngjyrosim karakteret brenda kutise)

  • PROTECTION--------Kete nendritare do ta shohim kur te studiojme mbrojtjen e librit te punes.



Lehtesirat e AUTOFORMAT.
Pervec formes tradicionale te formatimit te nje tabele duke ndryshuar me rradhe madhesine, ngjyrat, kufijte etj ekziston edhe nje menyre tjeter me e shkurter e cila quhet AUTOFORMAT. Per te formatuar nje tabele te caktuar me ndihmen e AUTOFORMAT me pare duhet te pozicionoime kursorin diku brenda tabeles. Pastaj nga menuja FORMAT e segmentit te menuve duhet te zgjedhim komanden AUTOFORMAT. Ne ekran do te shfaqet dritarja AUTOFORMAT ne anen e majte te se ciles kemi nje liste me 16 emra.

http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_m71bdf27d.png
Keta jane emrat e 16 formave qe ne mund te formatojme automatikish tabelen tone. Duke klikuar ne emrin e formes ne anen e djathte te tabeles do te hapet pamja qe do te marre tabela jone nqs, do te formatohet ne ate menyre. Nje forme e caktuar zgjidhet duke klikuar ne emrin e saj dhe pastaj duke klikuar ne OK. Kini parasysh se mbas autoformatimit duhen rregulluar permasat e tabeles me ane te:

FORMAT COLUMNS AUTO FIT SELECTION

Autoformatimi mund te hiqet duke zgjedhur funksionin NONE ne rradhen e emrave te tabelave. (E kam te qarte qe do te harroni te pozicononi kursorin dikubrenda tabeles. Rregullojeni kete gabim perpara se te veproni me AUTOFORMAT).


Yüklə 1,28 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©www.genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə