Njohuri te pergjithshme te kompjuterit kompjuteri, si nje makine elektronike e programueshme, digitale



Yüklə 1,28 Mb.
səhifə6/6
tarix14.09.2018
ölçüsü1,28 Mb.
#68637
1   2   3   4   5   6

Elementet Grafike ne Excel


  • Si te behemi Mjeshtra grafikesh (pa e patur idene e boshteve koordinative).

  • Pak gjeografi (Ndertimi i hartes).


Si te behemi Mjeshtra grafikesh
Nje nga vetite qe e ben Excel ate kaq te perdorshem eshte mundesia qe ai jep ne ilustrimin e materialeve te ndryshem me grafike dy e tre permasore. Menyra e ndertimit te ketyre grafikeve nuk eshte e veshtire dhe c’eshte me e rendesishmja nuk kerkon ndonje pajisje serioze me mesimet e merzitshme te gjeometrise.

Ja menyra e krijimit te nje grafiku ne Excel:



[Ne fillim duhet te kini parasysh se krijimi i nje grafiku gjithmone do te mbeshtetet ne nje tabele qe ekziston (pra grafiku do t’i marre te dhenat nga nje tabele e caktuar).]

  • Selektoni tabelen nga e cila do te merrni vlerat e grafikut.

  • Klikoni ne segmentin e instrumenteve ne butonin CHART (http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_2d013c4a.png). Ne kete moment treguesi i mausit do te shnderrohet ne nje kryq te zi me shenjen e grafikut.

  • Klikojme diku lart, majtas ne siperfaqen e punes dhe duke e mbajtur te shtypur butonin e mausit terheqim dhe percaktojme nje katror ne te cilin do te shfaqet grafiku yne. (Permasat e grafikut mund te ndryshohen edhe mbas krijimit te tij)

  • Me momentin qe do te leshojme butonin e mausit mbas percaktimit te katrorit (permasave) ne ekran do te na shfaqet nje tabele me titullin : CHART WIZARD-STEP 1 OF 5. Kjo do te thote qe ndertimi i grafikut do te kaloje neper nje procedure me pese hapa.

  • Hapi 1 Kompjuteri kerkon konfirmimin e siperfaqes nga do te merren te dhenat (Pra kontrollohen koordinatat e tabeles se selektuar). Klikoni ne butonin NEXT dhe kaloni ne hapin tjeter.

  • Hapi 2 Zgjidhni formen e grafikut. (Ne varesi te qellimit, te dhenave apo shijeve tuaja mund te zgjidhni nje nga format e grafikeve te paraqitur duke klikuar ne te.) Klikoni ne butonin NEXT dhe kaloni ne hapin tjeter.

  • Hapi 3 Ketu mund te zgjidhni nje variacion te caktuar te formes se zgjedhur ne nje hap me siper. Klikoni ne butonin NEXT dhe kaloni ne hapin tjeter.

  • Hapi 4 Ketu nqs. eshte e domosdooshme mund te ndryshohet orientimi i boshteve koordinative. (Nuk ju keshilloj te beni ndryshime ne kete hap pa patur qellime te caktuara). Klikoni ne butonin NEXT dhe kaloni ne hapin tjeter.

  • Hapi 5 Ky eshte hapi i fundit ku grafikut mund t’i shtojme Legjenden (pra nje minitabele shpjeguese), titullin e pergjithshem dhe emertimet e boshteve koordinative. Klikoni ne butonin FINISH dhe ne ekran do te shihni kryevepren tuaj te krijuar pa shume mund e pa shume djerse (nqs. nuk eshte shume vape)

Permasat e grafikut mund te ndryshohen duke levizur kufijte e tij me ane te mausit. Grafiku mund te fshihet duke klikuar diku brenda tij dhe pastaj duke shtypur butonin DELETE nga tastjera.

Ndertimi i hartes.
Ndertimi i hartes eshte vecori vetem e Excel ’95. Per te ndertuar harten duhet klikuar ne butonin MAP ne segmentin e instrumenteve. (http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_m3962b4fb.png). Pastaj procedura eshte e njejte me ate te ndertimit te grafikut. Pra klikojme ne siperfaqen e punes dhe percaktojme permasat e hartes. Vini re se segmenti i instrumentave ka ndryshuar ne nje segment te vecante qe mund te veproje vetem mbi harten. Me lehtesi duke eksperimentuar mund ta pajisni harten tuaj me emrat e shteteve, qyteteve e informacione te tjera te nevojshme. Per tu fokusuar ne nje rajon te vecante mund te perdorim butonin e lupes me shenjen + persiper. Harta mund te fshihet duke klikuar diku brenda saj dhe pastaj duke shtypur butonin DELETE nga tastjera.


Elemente Plotesues


  • AutoComplete (Listat e perdoruesit)

  • AutoFill (Plotesimi automatik i fjales se perseritur)

  • Freeze Panels (Tituj te ngrire)

  • PassWord (Fjalekalimi per filat sekrete)


AutoComplete (Listat e perdoruesit)
Shpeshhere ne krijimin e tabelave te ndryshme perdoren lista te caktuara qe mund te perseriten nga nje tabele tek tjetra. (Psh. Lista e permuajshme e harxhimeve te firmes, ose muajt e vitit). Ne menyre qe mos te lodhemi duke shkruajtur cdo here kete liste (e cila mund te jete shume e gjate) perdorim komanden AUTOCOMPLETE.

  • Zgjedhim menune TOOLS ne segmentin e menuve dhe pastaj klikojme ne komanden OPTIONS.

  • Ne dritaren me shume nendritare qe do te hapet, duhet te zgjedhim nendritaren CUSTOMS LISTS.

  • Ne hapesiren LIST ENTRIES klikojme dhe fillojme te shkruajme listen tone psh. muajt e vitit te ndare me presje nga njeri tjetri.

  • Klikojme ne butonin ADD dhe lista do te shtohet ne rradhen e listave te tjera te krijuara ne anen e majte te dritares.

  • Klikojme ne butonin OK dhe dritarja mbyllet.

Perdorimi i listes behet duke shkruar emrin e pare te listes (ne rastin tone Janar) dhe duke e terhequr kutine si ne rastin e kopjimit te formulave. Rezultati do te jete afishimi ne ekran i listes se plote te muajve te vitit.


AutoFill (Plotesimi automatik i fjales se perseritur)
Vini re qe kur keni nje liste te gjate emrash nqs. nga tastjera filloni te fusni nje emer te ri qe fillon me nje shkronje te njohur nga emrat e meparshem, atehere Excel automatikisht do te beje plotesimin e emrit te ri me emrin qe fillon me po ate shkronje diku me siper ne liste. Per shembull nqs. une kam perdorur diku ne listen time emrin Mikroskop dhe filloj te shkruaj germen M atehere do te me shfaqet fjala Mikroskop dhe ne kete moment nqs. duam te perserisim kete fjale thjesht shtypim ENTER nga tastjera dhe kalojme ne kutine e meposhtme. Nqs. duam qe ne vend te fjales Mikroskop te shkruajme Marmalate atehere vazhdojme shtypjen nga tastjera te fjales Marmalate dhe Exceli do te fshije fjalen e gabuar Mikroskop.
Freeze Panels (Tituj te ngrire)
Kur punojme me nje tabele me permasa te medha eshte e nevojshme qe kollona e anes se majte dhe rreshti i siperm te jene te palevizshem ndaj levizjes neper flete. Kjo realizohet duke pozicionuar kursorin ne kutine ku kufiri i siperm te shenoje rreshtin dhe kufiri i majte kollonen qe duhet te ngelet e palevizur. Pas kesaj zgjedhim menune WINDOW ne segmentin e menuve dhe klikojme ne komanden FREEZE PANELS (tituj te ngrire).

Per anullimin e titujve te ngrire perdorim po ate komande. Vini re se komanda FREEZE PANELS mbas aplikimit shnderrohet ne UNFREEZE PANELS e cila anullon ngrirjen e titujve.


PassWord (Fjalekalimi per filat sekrete)
Per dokumentet sekrete librit te punes mund ti vihet fjalekalim. Ky eshte nje kombinacion shifrash dhe shkronjash te cilat perbejne kodin qe duhet per te afishuar librin ne ekran. Nje libri mund t’i veme PassWord (fjalekalim) duke hapur dritaren SAVE AS nga menuja FILE dhe duke klikuar ne butonin OPTIONS ne kete dritare. Mbas shkrimit te fjelekalimit klikohet ne OK dhe Excel kerkon konfirmimin e fjalekalimit. Mbas shkruarjes se dyte klikohet ne butonin SAVE. Me mbylljen e librit te punes perpjekja per ta hapur ate do te perfundoje negativisht nqs. nuk do te futet sakte fjalekalimi.

Kujdes, kompjuteri e dallon ndryshimin ne fjalekalim midis shkronjave te madhe e te vogla, pra fjalekalimi “SEKRET” eshte i ndryshem nga “sekret”.

Printojme…


  • Page SetUp (Parametrat e fletes)

  • Print PreView

  • Dritarja Print


Page SetUp (Parametrat e fletes)
Nxjerrja e nje flete pune te Excel ne shtyp ka te beje para se gjithash me percaktimin e parametrave te fletes. Me fjale te tjera ne duhet te caktojme hapesiren boshe qe do te rrethoje materialin nga te kater anet, vendosjen e materialit ne flete, menyren e printimit etj. Te gjitha keto behen duke klikuar ne menune FILE dhe duke zgjedhur ne te komanden PAGE SETUP. Mbas kesaj ne ekran do te shohim dritaren PAGE SETUP qe eshte e perbere nga kater nendritare. Ja nje pershkrim i funksioneve te seciles:

  • PAGE Ketu percaktohen parametrat e fletes dhe menyra e printimit (per se gjeri apo per se gjati)

  • Margins Ashtu si edhe ne WORD ne kete nendritare percaktohen hapesirat boshe qe do te rrethojne materialin. Gjithashtu ketu, nje tabele te caktuar mund ta centrojme ne qender te fletes duke zgjedhur opsionet CENTER ON PAGE, Horizontally, Vertically.

  • HEADER/FOOTER Nqs. duam te vendosim ne nje liber pune me shume flete nje informacio qe do te perseritet ne fillim apo ne fund te cdo flete (psh. numrin e faqes) duhet te perdorim kete nendritare.

  • SHEET Kjo nendritare lejon te zgjidhen opsione te ndryshme per te kontrolluar daljen e materialit ne shtyp si psh. printimin apo jo te vijave ndarese ndermjet kutive, lejimin apo jo te printimit me ngjyra, menyren se si do te printohet nje tabele qe ehste me e madhe se nje flete etj.


Print PreView
Perpara se te printojme nje liber pune e keshillueshme eshte te shikojme nje forme te asaj qe do te na dali ne fleten e shtypur. Ket mund ta shikojme ne dritaren PRINT PREVIEW. Kjo dritare mund te hapet me dy menyra. Duke klikuar direkt me segmentin e instrumenteve ne instrumentin PREVIEW http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_m30689fd9.png , ose duke zgjedhur menune FILE dhe duke klikuar ne komanden PRINT PREVIEW. Ne dritaren qe do te hapet do te shikoni nje shembull se si dote dali ne shtyp materiali qe keni krijuar.
Dritarja Print
Kur duam te printojme te gjithe fletet e materialit te krijuar ne nje kopje ateher mund te zgjedhim nga segmenti i instrumenteve direkt butonin PRINT http://dc179.4shared.com/doc/epfpamuy/preview_html_m66de343.png . Por ka raste kur printimi duhet te behet jo i plote ose me opsione te caktuara (psh. kur duam te printojme vetem nje pjese te caktuar te materialit ose kur duam te marrim disa kopje te tij). Ne kete rast perdoret dritarja PRINT e cila hapet duke klikuar ne menune FILE dhe duke zgjedhur ne te komanden PRINT (gjithashtu mund te perdorim kombinacionin CTRL+P nga tastjera).

Sic shihet ne driraren PRINT mund te zgjedhim pjesen e materialit qe duam te printojme ne segmentin PRINT WHAT



  • SELECTION Kur duam te printojme vetem nje tabele te selektuar.

  • SELECTED SHEET Kur duam te printojme gjithe fleten ku po punojme.

  • ENTIRE WORKBOOK Kur duam te printojme gjithe librin e punes.

Ne segmentin PAGE RANGE mund te zgjedhim:



  • ALL Per te nxjerre ne shtyp gjithe faqet e librit tone.

  • PAGES Ku mund te percaktojme fletet qe duam te shtypim duke shkruar numrin e tyre.

Numri i kopjeve te materialit qe duhet te printojme percaktohet ne segmentin COPIES.



Mbas percaktimit te gjithe ketyre opsioneve mund te ekzekutojme printimin duke shtypur OK.
Yüklə 1,28 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©www.genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə