Njohuri te pergjithshme te kompjuterit kompjuteri, si nje makine elektronike e programueshme, digitale



Yüklə 1,28 Mb.
səhifə2/6
tarix14.09.2018
ölçüsü1,28 Mb.
#68637
1   2   3   4   5   6

Njësitë e ruajtjes së të dhënave.
Draiverat e disqeve. Disku është në formën e një pjate, me një sipërfaqe magnetike, në të cilën mund të regjistrohet informacioni, në ngjashmëri me një audio kasetë, video kasetë, etj. Pra për informacionin e ruajtur, egziston mundësia që të lexohet, egzekutohet apo shkruhet, sipas nevojës së përdoruesit.

Në përgjithësi sitemet sot kanë një hard disk dhe një apo dy vende për disketa. Sejcili prej tyre ka një emër të caktuar i cili mundëson që këto njësi të mund të dallohen nga njëra-tjetra. Këta emra janë të vlefshëm për sistemet e ndryshëm operativ.

PC në fillimet e tyre ishin të pajisur vetëm me një lexues diskete, i cili emërohej draiveri A:. Më vonë PC filluan të kishin gjithmonë e më shumë draivera, që ishin disketa apo disqe të fortë, (Hard Disk - HD), dhe që në përgjithësi emërohet draiveri C.

Në përgjithësi kur ndezim një PC të zakonshme, janë dy draivera të vlefshëm dhe që janë driveri A:, ose flopi, (floppy) dhe ai C:, si HD.



Draiverat standart. Pasi ndezim një PC në MS-DOS, ai pasi kryen një sërë veprimesh të cilat kalojnë para syve tanë me një shpejtësi të konsiderushme, është i gatshëm për punë. Një nga veprimet që sistemi kryen është zgjedhja e sistemit aktual operativ. Ky është disku në të cilin do të kryhet puna kryesore, në rast se sistemi nuk instruktohet për një veprim të ndryshëm nga ky.

Pasi kryhen të gjitha hapat e inicializimit, sistemi operativ MS-DOS, shfaq atë që njihet si DOS prompt, në të cilën paraqitet gërma e driverat ku ne jemi aktualisht të vendosur. Në përgjithësi kjo është si më poshtë:



C:\>

Në raste të tjera në varësi të dëshirës së administratorit disku standart, apo drejtoria ku ne vendosemi mund të jetë një tjetër, p.sh:



C:\>MSOFFICE\WINWORD\USERS\ARIANA

Në rreshtin e mësipërm merret parasysh që perdoruesi ka vendosur që Ariana të vendoset automatikisht në drejtorinë ku egzistojnë filat e saja.

Viza e vogël që vendoset pas gërmave, dhe që në përgjithësi është duke pulsuar, quhet kursor, dhe ndryshe mund të thuhet se tregon pozicionin ku do të shfaqen gërmat që do të shtypen.

Disketat Disketat ndërtohen prej materiali të hollë plastik, i cili mbyllet në një kuti, e cila mund të jetë e përthyeshme në rastin e disketave 5¼” ose në kuti plastike të forta, për disketat 3½”.

Në çastin që një disket blihet në përgjithësi nuk është e mundur që ajo të mund të përdoret. Kjo pasi egzistojnë më tepër se një standart që përdoret për shkrimin dhe leximin e informacionit në to. Që një disketë të bëhet e vlefshme për t’u përdorur duhet që ajo të formatohet, dhe për këtë përdoret komanda FORMAT. Gjithashtu egzistojnë utilitete të cilat kanë mundësi që të përdoren për formatimin e disketave. Në rast se në një disketë është ruajtur një sasi informacioni dhe ajo formatohet, informacioni që ishte ruajtur në të do të fshihet plotësisht. Për këtë arsye sistemi para se të kryejë një operacin të tillë kërkon konfirmimin e përdoruesit.


Kapaciteti i informacionit që mund të ruhet në disketa.

Në varësi të përmasës së tyre, ndryshon edhe informacioni që mund të ruhet në disketat. Kjo është dhënë në tabelën e mëposhtme:


Formati i disketes 3½” 5¼”

Densitet Dyfish (Double Density) 720 Kb 360Kb

Densitet i lartë (High Density) 1.44 Mb 1.2 Mb
Kb është njësi e vlefshme me 1024 byte, (shqiptohert bait) ose charaktere. Një byte ka tetë bit, (1 ose 0), dhe është një gërmë në kodin ASCII. Mb ka 1024 Kb. Në një disketë me densitet të lartë ka mundësi që të ruhet informacioni i njëvlefshëm me 400 fq. të formatit A4.

Për disketat të cilat janë me densitet të lartë ka mundësi që të mund të formatohen me formatin e përcaktuar nga tabela e mësipërme, ose edhe me formatin e përcaktuar për ato me densitet të ulët. Nuk është e mundur që disketat të cilat janë me densitet të ulët të formatohen në densitet të lartë. Gjithashtu ka edhe disketa me 2.88Mb.



Mbrojta ndaj shkrimit të disketave. Disketat mund të mbrohen fizikisht ndaj proçesit të shkrimit. Kjo mundëson që të dhënat që janë ruajtur në to, të mund të ruhen nga mbishkrimi apo fshirja që mund tu bëhet. Në disketat 3½” ka një buton të vogël plastik i cili hap ose mbyll një dritare të vogël. Në rast se kjo dritare është e hapur nuk ka mundësi për të shkruar në të. Në disketat 5¼” ky proces mund të ndalet duke mbyllur një të çarë të vogël që është në pjesën e sipërme të disketës.

Futja dhe nxjerrja e disketave. Që PC të ketë mundësi të shkruajë apo të lexojë një disketë duhet që ajo të futet në folenë e caktuar për të, (ndryshe në gjuhë teknike draiverin e saj).

Disketat 3½”

Draiverat e këtyre disketave kanë një mbulesë plastike dhe një buton për nxjerrjen e tyre, mund të vendosen në sistem në mënyrë vertikale apo horizontale. Disketat kanë në përgjithësi një shigjetë të gdhendur në fundin e tyre, në krahun e majtë, i cili tregon drejtimin që disketa duhet të futet. Disketa duhet të futet në folenë e saj me shigjetën para, dhe shigjetën në pjesën e sipërme të saj. Ajo shtyhet deri sa dëgjohet një klik i lehtë dhe futet plotësisht në brëndësi të folesë. Butoni për nxjerrjen e saj në këtë rast do të dalë plotësiht jashtë.


P.S. Në rast se disku nuk do të futet lehtësisht në fole, duhet të kontrollohet nëse ne jemi duke e futur atë në drejtimin e duhur apo jo.

Për të nxjerrë diskun duhet që të shtypet butoni i nxjerrjes së tij. Gjatë këtij veprimi, disketa do të dalë pjesërisht jashtë folesë. Pas kësaj ajo nxirret plotësisht jashtë dhe futet në një mbrojtëse plastike.



Disketat 5¼”

Draiveri i saj ka një levë të vogël bllokuese, në krahun e majtë të saj, edhe ky mund të jetë i vendosur vertikalisht ose horizontalisht. Disku futet në fole duke pasur parasysh që e çara mbrojtëse të jetë në krahun e majtë dhe pas. Disketa shtyhet deri sa të arrijë fundin e folesë, dhe leva bllokuesese lëvizet në sensin orar, për 900, duke siguruar në këtë mënyrë që ajo është futur plotësisht.


P.S. Në rast se shohim se është disi e vështirë që të fusim diskun në fole, ai duhet të nxirret, dhe të kontrollohet që jemi duke e futur në drejtimin e duhur. Asnjëherë nuk duhet të ushtrojmë forcë gjatë futjes së disketës në fole.

Për të nxjerrë diskun duhet që të lëvizim levën me 900 në sensin antiorar, dhe të nxjerrim disketën jashtë. Pas kësaj ajo duhet të futet në zarfin e saj ruajtës.


Mirëmbajtja e disketave. Në rast se disketat mbahen me kujdes ato mund të përdoren për një kohë relativisht të gjatë pa probleme. Megjitatë ka disa rregulla që duhet të kihen parasysh:

  • Përpiquni që ti ruani disqet nga pluhuri, duke i mbajtur gjithmonë ato në kutitë e tyre, menjëherë pasi i nxirrni nga PC-të. Mbrojtëset plastike janë më të preferueshmet.

  • Mbajini disqet në fund dhe nëpër cepat e tyre.

  • Përdorni vetëm pena me maja të buta në shënuesit e disketave, në rast se ato janë vendosur në ta, ose më e preferushme është që të shkruhet më parë në shënues, para se të ngjiten në disketat.

  • Përpiquni që të shkruani informacionin më të nevojshëm për të njohur pëmbajtjen e një diskete.

  • Nxirrini disketat nga foleja, vetëm pasi drita jeshile në drajver (që tregon se disketa është akoma duke u përdorur), të jetë fikur, dhe mos i lini ata në fole pasi keni fikur PC-në.

  • Në të njëjtën mënyrë, mund të themi se ka një varg kufizimesh në përdorimin e tyre:

  • Mos përkulni kurrë një disk 5¼”, ose luani me pjesën metalike rrëshqitëse në ata 3½”.

  • Mos prekni pjesën e hapur të rregjistrimit të disketave.

  • Mos vendosni objekte me peshë mbi ta.

  • Mos i vendosni ato në ambjente, apo pranë objekteve me temperaturë të lartë.

  • Nuk duhet të lihen pranë objekteve me fusha magnetike, si p.sh altopolantë, telefona, fotokopjuese, printera lazeri, etj.

  • Nuk duhet që një disketë të futet apo të nxirret nga foleja e saj në rast se drita e punës jeshile e folesë është e ndezur.


Disqet e ngurtë. Në përgjithësi thirren me emrin hard disqe (HD), nga anglishtja. Këta janë të ndërtuar me disqe alumini. Në përgjithësi në kutinë e HD të një PC ka më tepër se një disk të tillë, dhe këto vendosen në kuti të mbyllura hermetikisht. Kapaciteti i informacionit që një HD mund të ruajë varion shumë. Në PC-të e sotme, këto njësi kanë mundësi të ruajnë informacione prej 1.2Gb – 8 Gb, dhe gjthmonë e më shumë shihen sisteme me më tepër se një HD.

Kujdesi që duhet të tregohet ndaj HD. Me gjithëse HD është shumë më i mbrojtur se sa një disket e zakonshme, edhe ai mund të dëmtohet dhe informacioni i ruajtur në të mund të humbasë. Kujdes duhet të tregohet në këto drejtime:

  • Nuk duhet të fiket PC gjatë kohës që indikatori i punës së tij tregon që sistemi është duke punuar.

  • Nuk duhet të ristartohet një PC, menjëherë pasi ai sapo është fikur, preferohet në këto raste përdorimi i butonit RESET, ose i butonave CTRL+ALT+DEL.

  • Në rast se sistemi nuk i përgjigjet një veprimi të tillë duhet që ai të fiket, të lihet për dy ose tre minuta dhe pastaj të ndizet përsëri.


Ruajtja e HD. Që të ruhet informacioni më i rëndësishëm, është e arsyeshme që ky të ruhet jo vetëm në HD. Rekomandohet ruajtja e informacionit më të rëndësishëm kohë pas kohe në njësi të tjera, si p.sh disketa, kaseta manjetike, etj. Ky operacion quhet back-up.

Me qënëse në përgjithësi ruajtja e të gjithë informacionit që është në një HD kërkon një kohë relativisht të gjatë dhe një numër të konsiderueshmë disketash, këshillohet që të ruhen vetëm filat e të dhënave.

Këshillohet që në etiketat e disketave të tilla të shënohet qartë se kush është informacioni i ruajtur në to, dhe të mbahen në një vend të sigurtë.
Viruset. Viruset e kompjuterave, janë programe të krijuar gabimisht të cilët realizojnë, në mënyrë të pavullnetshme nga përdoruesi, konvertimin e kodeve të informacionit duke shkaktuar ndryshimin e tyre, gjë që do të thotë dëmtimin e filave të përdoruesve, pamvarësisht nëse ata janë në HD ose në disketa. Disa nga këta viruse nuk janë shumë të rrezikshëm, ndërkohë që egzistojnë të tjerë të cilët mund të fshijnë informacionin e ruajtur në HD apo në disketa.

Ka një varg programesh antivirus të cilët janë krijuar për të dedektuar dhe pastruar viruse të ndryshme. Po ashtu, shpesh këto programe kanë një pjesë e cila mund të pastrojë viruset e mara, apo të korrigjojnë filat e dëmtuara nga viruset.

Për të pasur një mbrojtje efektive këshillohet përdorimi i programeve antivirus, për të vendosur kontroll në përdorimin e filave, në HD apo gjatë aksesimit të disketave.

Back up-et sigurojnë që të dhënat që mund të jenë dëmtuar të mund të rikuperohen, dhe këshillohet që disketat të kontrollen herë pas here. Programe më të njohur kundër viruseve janë F-PROT, Norton Antivirus, McAfee Antivirus, Dr Salomons, etj.

Sistemi Operative MS-DOS.
Kompjuteri s’është asgjë më shumë së një makinë e zakonshme. Ai nuk mund ta kuptojë as llogjikën e as gjuhën njerëzore, kështu që ngelen dy rrugë komunikimi me të. E para që njeriu të mësojë gjuhën e kompjuterit, dhe e dyta që njeriu t’i mësojë kompjuterit të kuptojë gjuhën e tij. Me kompjuterin, në gjuhën e tij mund të komunikojnë vetëm një pjesë e caktuar njerëzish dhe konkretisht profesionistët të cilët kanë njohuritë e nevojshme mbi ndërtimin dhe funksionimin e kompjuterit. Ky lloj komunikimi është shumë i vështirë. Për të lehtësuar komunikimin e kompjuterit me njeriun u shpikën Sistemet Operative. Një Sistem Operativ lejon dhënien e komandave në gjuhën e zakonshme dhe i përkthen ato në gjuhën elektronike të kompjuterit.

Një nga Sistemet Operative më të suksesshëm të deritanishëm është sistemi i shpikur nga kompania Microsoft, MS-DOS (Microsoft Disk Operating System).

Aktualisht ne jemi duke studiuar një sitem të ri. Me zhvillimin e shkencave të elektronikës dhe informatikës dhe me përmirësimin e kompjuterave, u krijuan sisteme të tjera operative si Windows 3.1x, që quhet sistem grafik. Përdorimi gjithnjë e më tepër i windows në kompjutera shpuri në bashkimin e tij me DOS-in në një program të vetëm që u quajt Windows 95, dhe aktualisht me përmirësimet e tij në Windows 98. Megjithatë për shkak të prezencës në shqipëri të kompjuterave që përdorin DOS dhe Windows, po japim disa njohuri të këtij sistemi, të cilad do të na duhen për të kuptuar edhe arsyen që përse Windows po përdoret tashmë nga pothuajse të tërë përdoruesit e kompjuterave si sistem operativ pune.

Në pjesën që vijon, informacioni që jepet mund të duket disi i vështirë për tu kuptuar dhe jo shumë i nevojshëm. Në të vërtetë ai është shumë i vlefshëm për të krijuar konceptet e nevojshme mbi funksionimin, organizimin dhe vendosjen e të dhënave si edhe të programit që i kontrollon ato.



Nisja e MS-DOS-it. Nisja e sistemit ose, ndryshe njihet si butim i tij, (booting), kryhet çdo herë që sistemi ndizet. Gjatë këtij procesi kopjohet sistemi i brëndshëm operativ, (në këtë rast MS-DOS), në kujtesën e PC. Ky sistem qëndron në kujtesë për aq kohë sa PC nuk është fikur, ose ributuar.

Gjatë butimit të sistemit duhet të ndiqen këto hapa:



  1. Kontrollohet që nuk ka disketë në draiverin e disketës.

  2. Në rast se monitori nuk është ndezur, ai duhet të ndizet më së pari. Në rast se PC ka printer të lidhur në të, i cili do të përdoret, edhe ai duhet të ndizet.

  3. Ndizet PC-ja. Për një farë kohe, (disa sekonda), duket sikur asgjë nuk ndodh. Kjo kohë është e nevojshme për sistemin që të kryejë një kontroll të komponentëve të vet të brëndshëm. Pas kësaj ndizet indikatori në panelin ballor të sistemit, dëgjohet fillimi i punës në motorin e brëndshëm të HD dhe të disketës, dhe pas kësaj fillon ngarkimi i sistemit operativ në kujtesë.

  4. Informacioni që tregon veprimet që po kryhen kalon shumë shpejtë në ekran, dhe në fund sistemi ndalet në komandën e rreshtit.

C:\>_

  1. Në këtë moment, është e mundur të fillohet puna në sistem.


Rifillimi i MS-DOS-it. Në përgjithësi, mund të dilet nga programet e ndryshme të cilat ne përdorim duke përdorur komandat në anglisht “Quit” ose “Exit”. Disa herë kjo nuk është e mundur, kur për ndonjë arsye apo tjetër sistemi nuk u përgjigjet komandave, të tastierës apo mausit, (miut). Në këtë rast kryhet ajo që njihet si butim i ngrohtë apo nisje e butë, (soft reset). Një veprim i tillë mund të kryhet në dy rrugë:

  • Nxirret disketa apo disketat nga draiverat e tyre.

  • Shtypen butonat CTRL+ALT+DEL, ose përndryshe shtypet butoni RESET që mund të jetë në panelin ballor të PC.

  • Kur PC përfundon procesin e ringarkimit të sistemit operativ, atëhere ne do të ndodhemi në nivelin e diskut standart.

C:\>_ ose A:\> ose D:\>

Në varësi të diskut që bën startimin e kompjuterit.
Ndryshimi midis një butimi të ngrohtë, dhe atij të ftohtë, i cili kryhet në çastin që ndizet sistemi, qëndron në faktin se në të parin nuk kryhet kontrolli për HD apo i kujtesave pra ky lloj butimi është shumë më i shpejtë se ai me anë të çelësit qëndror. Në përgjithësi një butim i ngrohtë është i mjaftueshmë për të korrigjuar gabimet që mund të shkaktohen nga aplikimet.

Duhet të kihet parasysh se përmbajtja e kujtesës RAM gjatë këtij procesi do të fshihet plotësisht., dhe bashkë me të edhe informacioni që mund të kemi pasur në të.


Instruksionet në MS-DOS. MS-DOS është një sistem i cili drejtohet nga komandat. Sa herë që shohim se jemi në promptin, ose në fillimin e komandës së rreshit, kemi mundësi që të japim komandën e nevojshme për ti treguar PC-së se çfarë duhet të kryejë.

Komanda që shtypet në komandën e rreshtit egzekutohet duke shtypur butonin ENTER. Pas shtypjes së tij, dhe egzekutimit të instruksioneve të përcaktuara në komandën e rreshtit, përfundohet në një komandë tjetër prompti, e cila tregon se sistemi është gati për të marë një komandë të dytë.



Formati i komandave në MS-DOS.
Komandat në DOS janë pak a shumë si fjalite, dhe mund të kenë deri në tre pjesë:


  • Ç’do komandë ka emrin e saj, i cili loz rolin e foljes në një fjali, pra i tregon PC se ç’farë duhet të bëjë.

  • Disa komanda shoqërohen me një apo më shumë parametra. Këto përdoren për të përcaktuar objektet me të cilët do të punohet, si p.sh filat, mbi të cilat PC duhet të kryejë komandat e dhëna.

  • Disa komanda përdorin nganjëherë ato që njihen si çelësa, të cilat përdoren për të modifikuar veprimet që do të kryhen.

Disa nga komandat mund të përdoren në formë të shkurtuar, kështu që ju duhet më pak për të shtypur. Gjithashtu egziston një mënyrë që do ta shohim pak më vonë për të përsëritur komandat e shtypura më parë.


Versionet në MS-DOS. Ashtu si edhe gjithë programet që përdoren sot, edhe MS-DOS, është ndryshuar dhe përmirsuar në mënyrë të vazhdueshme, duke i shtuar komanda dhe instruksione të reja. Versionet e ndryshme në MS-DOS, dallohen nga numrat e versionit, dhe shpesh ka rëndësi që të njihet se çfarë versioni jemi duke punuar, për të ditur nëse një varg komandash që përdoren janë të vlefshme apo jo.

Versionet që përdoren sot, janë ato të serisë 6.xx. Komandat që jepen në këtë libër u drejtohen këtyre versioneve në rast se nuk përmënden opcione të tjera.

Versioni që përdoret mund të gjëndet duke përdorur komandën e DOS-it, VER.

Informacioni ndihmës në MS-DOS, (Help). Në MS-DOS helpi mund të merret duke përdorur komandën “HELP”, në promptin e MS-DOS:
C:\>HELP ENTER
(ENTER paraqet butonin në tastier).
Në MS-DOS 5, kjo do të shfaqte një përshkrim të shkurtër të komandave të ndryshme. Me qënë se lista e komandave është më e gjatë se një ekran i vetëm, duhet që të shtypet një buton i caktuar për të vazhduar më tej. Për të marë informacion mbi një komandë të caktuar sintaksa që përdoret është si më poshtë:

C:\>HELP emri_i_komandës ENTER


Në versionin 6 të MS-DOS, komandat jepen në një dritare. Zgjedhja mund të bëhet duke lëvizur me kursorin, duke përdorur butonin TAB, ose në rast se MOUSE është montuar, mund të shkohet me shigjetën e tij dhe të klikohet me të. Kjo bën afishimin e komandës së kërkuar.

Failat Informacioni në disk organizohet në njësi apo paketa që njihen me emrin anglisht files. Një fail mund të përmbajë një dokument të vetëm, i cili krijohet me anë të wordprocesor-ve, të të dhënave, të cilat krijohen me anë të paketave spreadsheet, programe të egzekutueshme, etj.

Në këtë pjesë do të flitet mbi failat të cilat janë të vlefshme për PC, duke përdorur programet e ndryshme për DOS apo Windows. Llojet e ndryshme të kompjuterave mund të kenë sisteme operativ të ndryshëm, dhe rregullat që përdorim në emërimin e failave mund të ndryshojnë. Emërimi i failave në këto sisteme del jashtë objektivave të këtij materiali.


Emrat e failave. Që failat të mund të dallohen nga njëra tjetra, ato duhet të kenë emra të ndryshëm. Emrat kanë në përgjithësi tre pjesë:


  • Emrin e failës, (filename).

  • Pikën ndarëse, (dot).

  • Shtesën ose eksensionin, (extension).

Emrat e failave mund të jenë nga 1 deri në 8 karaktere të gjata. Karakteret zgjidhen në diapazonin e mëposhtëm, por nuk duhet të ketë hapësira boshe:




  • Gërmat A në Z (gërma të mëdhaja ose të vogla).

  • Numrat nga 0 në 9.

  • Karaktere shtesë - : $ & { } [ ] @ # ! ^ %

Emrat e failave mund të shkruhen me gërma të mëdha ose të vogla, por sistemi i lexon gjithmonë në format me gërma të mëdha. Emrat e mëposhtëm janë të gjithë të vlefshëm në MS-DOS:

Lek, 1997SOT, %_fitimi, Piramid

P.S. Kur emërohen failat, duhet që të zgjidhen emra me kuptim, dhe që të jenë sa më të kuptueshëm dhe të përshkruajnë në njëfarë mënyre permbajtjen e filës.


Ekstensionet e failave. Emrat e failave mund të ndiqen nga ekstensione. Kjo është opcionale, dhe qëllimi i saj është që të përshkruajë llojin e informacionit që ruhet në to. Ekstensionet e failave mund të kenë nga një deri në tre gërma në to, dhe ndahen nga emri i failës me anë të një pike. Gërmat që mund të përdoren për ekstension, janë të njëjta me emrat që mund të përdoren për vetë emrat e failave.

Shumë aplikime kanë ekstensionet e tyre standarte, p.sh për failat tekst të DOS-it ky ekstension është TXT, për failat e egzekutueshme është EXE, e kështu me radhë.

Sigurohuni që të përdorni ekstensionin e duhur, për të identifikuar midis failave të ndryshme, por nuk duhet të përdorni ekstensione të tipit BAT, COM, EXE, pasi këto përcaktojnë faila të cilat përdoren në mënyrë specifike nga sistemi operativ, apo paketa programesh.
Wildcards Kur i referohemi një faile në MS-DOS është e nevojshme që të përcaktojmë në mënyrë të plotë emrin dhe ekstensionin e saj, të ndara këto me pikë.

Sidoqoftë, mund të mos na kujtohet emri i saktë i failës, që duam, ose na duhet që ti referohemi një grupi failash, të cilat kanë ngjashmëri në emërimin e tyre. Për të kryer një veprim të tillë përdoren ato që njihen si wildcards.


Asteriku “*”. Ky mund të përdoret në vënd të një apo më shumë karaktereve, në emrin e failave. P.sh në rast se kemi një varg failash të krijuar me anë të wordprocesor-it MS WORD, me prapashtesat .DOC, atëhere mund t’iu referohemi atyre me formën e mëposhtme:
*.DOC

Në mënyrë të ngjashme, sintaksa e mëposhtme, iu referohet failave me emër AUTOEXEC, pamvarësisht nga ekstensioni i tyre:

AUTOEXEC.*
Shënja pyetëse “?”. Kjo përdoret për të paraqitur një karakter të vetëm, në një failë. Kjo shënjë është shumë më e saktë se ajo “*”, kjo përshkak se numri i këtyre simboleve duhet të jetë e njëjtë me numrin e karaktereve që nuk njihen.
Listimi i failave në MS-DOS. Gjatë përdorimit të komandave të MS-DOS, shpesh del e nvojshme që të shihen emrat e failave në një pjesë të caktuar të diskut. Gjithshtu mund të dalë e nevojshme që të shihen hollësi të caktuara mbi këto faila. Ka dy mënyra për të parë listën e failave, njëra e cila është një komandë e MS-DOS, dhe tjetra jo.
Komanda DIRECTORY. Kjo komandë, e cila në përgjithësi përdoret në formën e saj të shkurtuar DIR, mundëson që failat të cilat ndodhen në një vendndodhje të caktuar të mund të afishohen në ekran, (Arsyeja pse kjo quhet “directory” do të shihet në kapitullin vijues).

Në të dhënat e failave jepet informacion mbi madhësinë e failave, datën e krijimit apo të ndryshimit të tyre, si edhe mbi orën e saktë të këtij ndryshimi. Failat nga ekstensionet tregohen të ndara me anë të hapësirave, dhe jo me anë të pikave.

Në rast se lista e failave është shumë e gjatë për tu paraqitur në një ekran të vetëm, rreshtat e parë do të hiqen prej tij, (rrukullisen jashtë ekranit). Në përgjithësi kjo rrukullisjë është shumë e shpejtë, pa na lënë kohë të lexojmë informacionin e afishuar.

Komanda DIR mund të përdoret me parametra apo çelësa të tjerë. Për të parë failat në disketën, (draiveri A), ka dy mënyra; Ose mund të ndryshojmë vendndodhjen, duke vajtur nga HD C: në disketën A:, ose duke përdorur komandën: DIR A:

Në shëmbullin e dhënë merret parasysh që ne duam të shohim jo vetëm informacion mbi emrat e failave, por edhe informacionet të tjera. Në rast se ne duam të shohim vetëm emrat e failave, përdoret komanda

DIR /W


Gjatë përdorimit të kësaj komande, failat do të paraqiten vetëm me emrat e tyre, dhe në kolona vertikale. Gërma W nënkupton Wide, që do të thotë afishim për së gjëri. Viza me kënd “/” që njihet si slesh, (përsëri nga anglishtja slash), përcakton një çelës.

Një tjetër çelës që përdoret zakonisht me komandën DIR, është edhe “p”. Në këtë rast komanda që përdoret është:

DIR /p

Failat në këtë rast do të shfaqen në ekran në një rresht të vetëm, vertikal, me të gjitha informacionet e nevojshme, por ato nuk do të “rrokullisen”, por do të ndalojnë në fund të secilit ekran. Gërma “p” nënkupton pause ose page. Listimi vazhdon duke shtypur një buton çfarëdo të tastierës.


Yüklə 1,28 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©www.genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə