Në vend të hyrjes… “ We are under the Constitution but the Constitution is, what the judges say it is”



Yüklə 170 Kb.
tarix08.11.2018
ölçüsü170 Kb.
#79268



Në vend të hyrjes…

  • “ We are under the Constitution but the Constitution is, what the judges say it is”

  • “Ne i nënshtrohemi Kushtetutës, por Kushtetuta është ashtu siç thonë gjyqtarët”

  • Thënie e C.E Hughes, ish Kryetar i Gjykatës së Lartë të ShBA.



Literatura

  • Luan Omari/Aurela Anastasi, E drejta kushtetuese (2008)

  • Sokol Sadushi, Kontrolli kushtetues



Koncepti i kontrollit kushtetues

  • Ushtrimi i kontrollit për të ekzaminuar përputhjen e akteve normative më të ulta me aktet më të larta.

  • Evidentimi i tejkalimit të kompetencave ose mosushtrimi siç duhet i tyre nga organet.

  • Si rrjedhojë:

    • Konstatimi i (mos)respektimit të parimeve kushtetuese
    • Konstatimi i (mos) respektimit të të drejtave themelore


Llojet e kontrollit

  • Kontrolli nga një organ legjislativ: tipike për vendet me Kushtetutë elastike.

  • Kontrolli nga një organ i posaçëm politik ose kushtetues jashtë të tria pushteteve (p.sh këshilli kushtetues).

  • Kontrolli nga organe gjyqësore:

  • a) nga gjykatat e zakonshme;

  • b) nga Gjykata Kushtetuese



Kontrolli nga gjykatat

  • Lindi për herë të parë në ShBA cështja Marbury kundër Madison në 1803.

  • “është në detyrën dhe funksionin e gjykatave të vlerësojë se çfarë është dhe nuk është e drejtë. Nëse një ligj bie ndesh me Kushtetutën dhe të dyja këto janë të nevojshme për t’u zbatuar në një rast konkret, atëherë gjykata duhet të vendosë se cila nga këto norma duhet zbatuar. Ky është thelbi i funksionit gjyqësor”



Kontrolli nga gjykatat

  • Kontroll i shpërndarë: në të gjitha instancat

  • Kontroll konkret: konflikt para gjykatave

  • Kontroll a posterior: pas hyrjes në fuqi

  • Kontroll me fuqi inter partes: sjell efekte vetëm për palët në proces.

  • Rezultati i kontrollit: akti nuk zbatohet për rastin konkret, por mbetet në fuqi.



Kontrolli nga Gjykata Kushtetuese

  • Kontroll i perqendruar: vetëm tek ky organ

  • Kontroll abstrakt: normat juridike në përgjithësi.

  • Kontroll a priori dhe a posteriori: para dhe pas hyrjes në fuqi të normave juridike.

  • Kontroll me fuqi erga omnes: me fuqi për të gjithë.

  • Rezultati i kontrollit: akti shfuqizohet, nuk ka më fuqi juridike.



Gjykata Kushtetuese

  • U krijua për herë të parë në Austri, më pas në Cekosllovaki (1920).U përhap në të gjitha vendet e Europës perëndimore pas Luftës II Botërore.

  • Pas 1990 u parashikuar nga Kushtetutat e të gjitha vendeve ish-komuniste.

  • GjK shqiptare u krijua në 1992 me DKK.

  • Ligji për GjK u miratua në vitin 2000.

  • Kushtetuta e ’98 solli disa ndryshime në kompetencat e GjK.



Funksionet e GjK

  • Nuk bën pjesë në sistemin gjyqësor.

  • Ka dy funksione:

    • Si organ kushtetues – luan rol në ruajtjen e rendit kushtetues;
    • Si gjykatë – bazuar në cilësitë e gjyqësorit (pavarësisë, paanësisë, etj) garanton kushtetutshmërinë e veprimtarisë së shtetit.
  • Të dyja funksionet kanë një qëllim: mirëfunksionimin e veprimtarisë shtetërore bazuar tek parimi i shtetit të së drejtës.



Mbrojtja e epërsisë së Kushtetutës. Prej këtej rrjedh:

  • Mbrojtja e epërsisë së Kushtetutës. Prej këtej rrjedh:

    • Garantimi i respektimit të parimeve kushtetuese nga të gjitha organet (përfshi ligjvënësin).
    • Garantimi i respektimit të të drejtave të njeriut, nga e tërë administrata shtetërore, edhe e ligjvënësit.
  • Këtë e realizon duke bërë interpretim përfundimtar dhe të detyrueshëm për të gjithë.

  • Mbi këtë interpretim ligjvënësi dhe ekzekutivi formojnë bazën mbi të cilën duhen nxjerrë aktet normative.

  • Mbi këtë interpetim vlerësohet edhe hapësira autonome e ligjvënësit dhe e të gjithë spektrit politik.

  • Është detyrë e GjK të kontrollojë nëse e tërë veprimtaria e institucioneve kushtetuese-politike është brenda kufijve të parashikimeve kushtetuese.



Llojet e vendimeve të GjK

  • Vendimet e GjK mund t’i ndajmë në dy grupe të mëdha për nga efektet që sjellin:

  • Vendime të njëjta me ato të çdo gjykate (kur shfuziqon vendimet e gjykatave më të ulta)

  • Vendime të një organi kushtetues në rolin e rojes së Kushtetutës (kur shfuqizon akte normative si të papajtueshme me Kushtetutën).



Çfarë duhet të shohë GjK?

  • Në çështje politike ajo kontrollon nëse vendimmarrja politike i përmbahet kufijve kushtetues.

  • Ajo nuk mund të vendosë mbi thelbin e çështjes politike.

  • Ajo vetëm shfuqizon aktet nuk ii riformulon ato. Për këtë shkak GjK quhet ligjvënës negativ.



Papajtueshmëria e akteve

  • Të gjithë organet duhet të kontrollojnë kushtetutshmërinë e ligjit por vetëm GjK mund ta shfuqizojë atë.

  • Fillon me kërkesë të:

  • -Presidentit,

  • -1/5 deputetëve,(jo detyrimisht opozitë)

  • -KLSh,

  • -Kryeministrit (rasti shqiptar)

  • -individit (gjerman, spanjoll, austriak, italian)

  • -gjykatave (pothuaj të gjithë vendet)

  • -shoqatat, parti politike etj (në raste të veçanta)

  • Kontrollohet nëse vullneti politik i shumicës parlamentare në një kohë të caktuar është në përputhje me Kushtetutën.



Mbrojtja e individit nga GjK

  • Është funksioni kryesor i GjK.

  • Mundësia e individit të kundërshtojë para GjK aktet e ligjvënësit, ekzekutivit dhe gjyqësorit.

  • Paraqitet në forma të ndryshme:

    • Actio popolaris – individi i drejtohet në çdo kohë GjK dhe ndaj çdo akti (Spanja, Portugalia);
    • Ankimi kushtetues i zgjeruar – individi kundërshton çdo akt por duhet të justifikojë interesin e drejtpërdrejt dhe të çastit (Gjermania, Austria)
    • Ankim kushtetues i kufizuar – individi kundërshton vetëm akte që nuk kanë respektuar procesin e rregullt ligjor, kryesisht akte individuale (Shqipëria).


Mbrojtja e individit para GjK shqiptare

  • Neni 131/f i jep të drejtë individit të investojë GjK nëse:

    • I cenohet një e drejtë e parashikuar në Kushtetutë (neni 42/1);
    • Cenimi është i drejtpërdrejt, vetiak dhe i çastit;
    • I ka shterrur të gjitha mjetet e tjera juridike;
  • Individi nuk mund të kundërshtojë direkt në GjK aktet normative të ligjvënësit ose ekzekutivit.

  • Indirekt ai mund t’i kundërshtojë ato:

    • Nëpërmjet gjykatave të zakonshme në rrugën e kontrollit incidental;
    • Kur gjykatat kanë dhënë një vendim të bazuar mbi një akt antikushtetues dhe ky vendim shqyrtohet nga GjK.


Pasojat

  • Ligjvënësi detyrohet:

    • Të riformulojë vullnetin e tij
    • Ta bëjë këtë sipas vendimit të GjK
  • Lind pyetja: A është në përputhje me rolin e GjK, detyrimi i ligjvënësit të rishprehë vullnetin?

  • Përgjigja është pozitive sepse:

    • GjK nuk e shpreh vetë vullnetin
    • GjK tregon vetëm parimet kushtetuese që duhet të respektojë vullneti i ligjvënësit.


Pasojat për ekzekutivin

  • Shfuqizimi i një akti përfshin drejtpërdrejt ose indirekt edhe ekzekutivin:

    • Në shkarkimin e kryetarëve të bashkive ose komunave
    • Në aktet nënligjore
    • Në konflikt kompetence
    • Në hartimin e ligjeve
    • Në strategji të caktuara politike


Kujt i shërben kontrolli i GjK?

  • Përgjigja është: të gjithëve – organeve kushtetuese, shoqërisë dhe individit. Pse?

  • Në një përplasje normale me palë:shumica parlamentare (qeveria) në njërën anë dhe pakica parlamentare në anën tjetër, kush do ta luante rolin e arbitrit?

  • A mund t’ua besojmë vetëm partive politike kontrollin e pushtetit legjitim?

  • Kush do të mbronte më së miri të drejtat e pakicës ndaj një shumice zotëruese?



Raporti me juridiksionin ndërkombëtar

  • Vendimet e GjK janë përfundimtare dhe të detyrueshme.

  • GjK është mjeti më i lartë i ankimit të brendshëm.

  • Është e domosdoshme ekzistenca e vendimit të GjK për t’iu drejtuar GjEDNj.

  • Një vendim i suksesshëm i GjEDNj nuk sjell si pasojë shfuqizim të vendimit të gjykatave të brendshme por dëmshpërblim

  • GjK është e detyruar t’i referohet jurisprudencës së GjEDNj në praktikën e saj, gjë e cila mund të sjellë ndryshime në këtë të fundit (çështja e ekzekutimit të vendimeve si pjesë e nenit 6 të KEDNj).



Kritikat kundër GjK

  • Kontrolli i akteve të pushtetit duhet bërë nga vetë këto organe dhe jo nga GjK (preket parimi i ndarjes së pushteteve).

  • Interpretimi i Kushtetutës nga GjK prish elasticitetin e saj që është rrjedhojë e kompromisit politik dhe politizon GjK (C.Shmidt).

  • Sovraniteti duhet t’i mbetet ligjvënësit dhe jo t’i kalojë drejtësisë (juridifikimi i politikës).

  • Nuk i takon drejtësisë të marrë vendime që i takojnë politikës (politizimi i drejtësisë).



Kritikat pro GjK

  • Pamundësia e kontrollit të paanshëm nga ekzekutivi dhe ligjvënësi nisur nga raportet mes tyre (H.Kelsen).

  • Paanëshmëria e GjK në interpretimin e Kushtetutës.

  • Mundësia e individit për t’iu drejtuar një organi të pavarur kur i cenohen të drejtat.

  • Ekzistenca e një organi të specializuar dhe të posaçëm me kompetenca gjyqësore, por pa qenë pjesë e tij.



Përbërja e GjK shqiptare

  • Nuk bën pjesë në sistemin gjyqësor të zakonshëm.

  • Përbëhet nga 9 anëtarë me mandat 9-vjeçar të papërsëritshëm.

  • Anëtarët emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit. Kryetari emërohet për 3 vjet.

  • Parimet: parevokueshmëria (127, 128), papajtueshmëria (130), mospërgjegjësia për vendimet që marrin, imuniteti nga procesi penal (126)

  • Anëtarët shkarkohen nga Kuvendi sipas nenit 128

  • Mandati përfundon me mbushjen e moshës 70-vjet, kur dënohet me vendim gjykate, jep dorëheqjen dhe nuk paraqitet në punë për 6-muaj.



Kompetencat

  • Sipas nenit 131 të Kushtetutës shqyrton:

  • 1) pajtueshmërinë e ligjit ose akteve të tjera normative me Kusht ose marr ndërkomb;

  • 2) pajtueshmërinë e marr ndërkomb me Kusht para ratifikimit;

  • 3) konfliktet e kompetencave ndërmjet pushteteve

  • 4) kushtetutshmërinë e partive politike;

  • 5) shkarkimin e Presidentit, zgjedhshmërinë e deputetëve dhe të Presidentit dhe zgjedhjen e tyre;

  • 6) kushtetutshmërinë e referendumit dhe verifikimin e rezultateve të tij;

  • 7) ankesat individuale për një proces të rregullt ligjor, pasi të jenë shterrur të gjitha mjetet ligjore.

  • Vendimet e GjK janë të detyrueshme për zbatim.



Subjektet që e vënë në lëvizje

  • GjK vihet në lëvizje me kërkesë të:

  • 1) Subjekteve të posaçme (Presidentit, Kryeministrit, 1/5 e deputetëve, Kryetari i KLSh). Këta paraqesin kërkesë për kontroll abstrakt në çdo rast.

  • 2) Subjektet të zakonshme (gjyqtari, Avokati i Popullit, organet e qeverisjes vendore, bashkësitë fetare, partitë politike, individët.

  • Këta paraqesin kërkesë për kontroll konkret dhe duhet të justifikojnë interesin e tyre në çdo rast.



GjK gjermane Organizimi dhe zgjedhja

  • Eshte e organizuar në dy Senate secili me 8 anëtarë. Të dy formojnë Plenumin e GjK.

  • Gjysma zgjidhen nga Bundestag-ut, gjysma nga Bundesrat-i me shumicë 2/3,

  • Mosha minimale 40 vjeç dhe me përvojë si gjyqtarë, profesorë ose avokatë.

  • Kanë mandat 12 vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje. Mosha e pensionit 68 vjeç.



Kompetencat

  • Shqyrtimin e çdo akti që shkel të drejtat themelore kushtetuese drejtpërdrejt.

  • Kushtetutshmërinë e partive politike;

  • Vendimet e Bundestag-ut lidhur me vlefshmërinë e zgjdhjes së deputetit;

  • Akuzat e ngritura kundër Presidentit nga Bundestag-u ose Bundesrat-i;

  • Mosmarrëveshjet e kompetences midis organeve të landeve dhe federatës apo midis vetë landeve;

  • Akuzat ndaj gjyqtarëve federalë dhe të landeve;

  • Pajtueshmërinë e një ligji të landit apo federal me Kushtetutën në rrugën e kontrollit inicidental;

  • Shmangien e një gjykate kushtetuese të landit nga praktika e GjK Federale me kërkesë të të parës.



Ankimi kushtetues gjerman

  • Ankimi kushtetues në GjK gjermane shqyrtohet nëse:

  • a) ankimi paraqet rëndësi sa i përket aspektit kushtetues,

  • b) ankimi është i rëndësishëm për zbatimin e së drejtës themelore për të cilën bëhet ky ankim, gjë e cila duhet të pohohet edhe nëse nuk merret vendim pozitiv lidhur me kërkesën dhe kërkuesit mund t’i vijnë pasoja negative të rënda nga ky fakt.

  • Këto kritere u parashikuan për të kufizuar numrin e ankimeve kushtetuese nëpërmjet funksionit mbrojtës objektivo-juridik të kontrollit kushtetues.

  • Kërkesa individuale është e pajustifikuar nëse GjK nuk ndodhet para a) një “pasoje veçanërisht të rëndë”, dmth kur arrihet në përfundimin se çështja nuk do të mund të ketë shanse për sukses. E thënë ndryshe, edhe në rast se GjK do të vendoste kthimin e çështjes në gjykatën që ka nxjerrë vendimin, është më se e dukshme se kërkuesi nuk do të arrinte një rezultat të ndryshëm nga ai i pari, pra nuk do të kishte sukses.



Vazhdim

  • GjK pranon ankimin kushtetues, nëse kërkuesi ka mundësi të arrijë një riparim të pasojës që ka sjellur shkelja e shkaktuar nga vendimi i një organi të adminitratës publike.

  • Shembull: nëse kërkuesi atakon një vendim të Gjykatës së Lartë, ai nuk mund të presë detyrimisht shfuqizimin e tij, nëse duke u bazuar në një praktikë tashmë të konsoliduar të Gjykatës së Lartë rezulton se edhe në rast të rishqyrtimit të çështjes nuk do të kishte ndonjë rezultat të ndryshëm.



GjK austriake Organizimi dhe zgjedhja

  • Përbëhet nga Kryetari, N/Kryetari, 12 anëtarë dhe 6 zëvendësues. Zgjidhen relatorë të përhershëm për 3 vjet që përgatisin çështjet.

  • Mblidhet 4 herë në vit, për 3 jave (Mars, Qershor, Tetor dhe Dhjetor).

  • Emërohen nga Presidenti me propozimin e qeverisë federale (për Kryetarin, N/Kryetarin, 6 anëtarët dhe 3 z/anëtarët) dhe të parlamentit për të tjerët.

  • Kërkohet përvojë 10 vjeçare si gjyqtarë, nëpunës civilë në administratë qendrore dhe profesorë të së drejtës.

  • Nuk ka mndat të caktuar. Dalin në pension me 31 dhjetor të vitit kur mbushin moshën 70 vjeç.



Kompetencat

  • Mosmarrëveshje kompetence midis Gjykatës së Llogarive dhe qeverisë federale, ose një ministri federal;

  • Cështje të së drejtës pasurore midis federatës dhe landeve, qarqeve, bashkive dhe shoqatave të tyre;

  • Konflikte kompetence midis juridiksionit gjyqësor dhe atij administrativ nga organet më të larta të landit ose federatës;

  • Konfliktet zgjedhore, referendumet si dhe zgjedhjen e deputetit;

  • Akuzat ndaj drejtuesve të lartë të organeve të federatës ose landeve

  • Ankimet individuale për shkeljen e të drejtave themelore kushtetuese nga një akt normativ i paligjshëm, nga një ligj ose një marrëveshje ndërkombëtare antikushtetuese.



Ankimi kushtetues austriak

  • Individi mund të kundërshtojë çdo akt në GjK, përveç vendimeve gjyqësore.

  • GjL shqyrton shkeljet e disa të drejtave (mbrojtja arresti i padrejtë, etj) gjatë procesit gjyqësor (ankim i të drejtave themelore).

  • GjK shqyrton edhe ligjshmërinë e akteve administrative (individuale, normative) që cenojnë të drejtat e garantuara nga Kushtetuta.

  • GjK shfuqizon edhe ligjin ku mbështetet akti nëse e gjen antikushtetues.

  • Për të ushtruar ankim mjafton vetëm “dyshimi”, pra që akti “mund të sjellë cenim”.



Kritika

  • E konsiderojnë vendimmarrjen e GjK si politike, “veto gjyqësore”, “qeveria e gjyqtarëve”, “dhoma e dytë (tretë) e parlamentit”, etj.

  • Kundërargument:

    • E drejta kushtetuese është fushë e së drejtës që ka për objekt çështje që lidhen me politikën.
    • Mosmarrëveshjet kushtetuese janë kryesisht mosmarrëveshje politike.
    • Drejtësia kushtetuese vlerëson veprimet politike mbi bazën e kritereve kushtetuese


Konkluzione

  • Kontrolli kushtetues pavarësisht se nga cili organ dhe sipas cilës procedurë ushtrohet është i domosdoshëm në një shtet të së drejtës.

  • Ai është garant i zbatimit të Kushtetutës duke mos qenë i ndikuar nga interesa politikë ose personalë të çastit.

  • Ky kontroll duke u ushtruar nga gjyqësori nuk mund të jetë kurrë rrezik për degët e tjera të pushtetit për shkak të natyrës që ai ka.



Kazus

  • Një gjyqtar i gjykatës rrethit gjatë shqyrtimit të çështjes arrin në përfundimin se neni 13 i ligjit për legalizimet bie ndesh me nenin 41 të Kushtetutës që parashikon të drejtën e pronës. Ai nuk e zbaton ligjin dhe e zgjidh çështjen sipas parimeve kryesore kushtetuese. A vepron drejt ai në këtë rast dhe pse?



Yüklə 170 Kb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©www.genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə