Titulli I Librit: Mësime të zgjedhura për ramazanin Autori: Ibrahim Ibn Muhamed el Hukajl


- Përdorimi i misvakut dhe i kuhlit



Yüklə 0,8 Mb.
səhifə6/12
tarix06.02.2018
ölçüsü0,8 Mb.
#26135
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   12

34- Përdorimi i misvakut dhe i kuhlit293 për agjëruesin

Ebu Hurejra (r.a.) përcjell se i Dërguari Allahut (a.s.) ka thënë: "Po të mos ia vështirësoja punët umetit tim, do t'i kisha urdhëruar të përdornin misvakun para çdo namazi".294

Aishja (r.a.) gjithashtu tregon se i Dërguari (a.s.) ka thënë: "Misvaku është pastrim për gojën dhe e kënaq Allahun e Lartmadhëruar".295

Ibn Umeri r.a thotë: “Misvaku përdoret në fillim të ditës dhe në fund të saj."296 Gjithashtu, ai ka thënë: “Nuk ka gjë nëse agjëruesi përdor misvak të njomë e të thatë".297

Përcillet nga Muadhi (r.a.) se: “I Dërguari (a.s.) i ka urdhëruar të përdorin misvakun”, megjithëse ai e dinte që goja e agjëruesit do të ketë grahmë, edhe pse përdor misvakun. Nuk ka mundësi t’i ketë urdhëruar që të grahmonin me dashje, sepse kjo nuk ka asnjë dobi, përkundrazi është diçka e keqe. Ndryshe është çështja e atij që është sprovuar me një gjë të tillë dhe nuk ka se çfarë të bëjë.298

Nga ana tjetër, tregohet nga Enes Ibn Maliku se ai vinte kuhël në sy kur ishte me agjërim.299 Haseni (Allahu e mëshiroftë!) ishte i mendimit se nuk ka gjë që burri të vërë kuhël kur agjëron.300 Kështu, përcillet dhe nga Zuhri (Allahu e mëshiroftë!) se ka thënë: "Nuk ka gjë që agjëruesi të përdorë kuhlin."301



Dobi dhe rregulla

E para: Vlera e misvakut dhe theksimi i përdorimit të tij, aq sa i Dërguari (a.s.) për pak sa nuk dha urdhër për përdorimin e tij para çdo namazi.

E dyta: Mëshira e Profetit (a.s.) për umetin e tij dhe largimi i vështërësive ndaj tyre.

E treta: Misvaku përdoret në fillim të ditës së agjërimit dhe në fund të saj. Përdorimi i misvakut është sunet për atë që agjëron dhe atë që nuk agjëron. Ky gjykim nuk ndryshon për të dy rastet, bazuar në tërësinë e haditheve lidhur me këtë çështje.

E katërta: Agjëruesi ka të drejtë të përdorë misvak pa ndonjë ndryshim a është i njomë apo i thatë.302

E pesta: Nëse ndodh që gjatë përdorimit të misvakut del gjak nga mishi i dhëmbëve, kjo nuk e prish agjërimin, por ai nuk duhet ta përcjellë gjakun.303

E gjashta: Agjëruesit i lejohet të përdori kuhlin, të lëshojë pika në sy e në vesh, edhe nëse ndjen shijen e tij në gurmaz, sepse syri e veshi nuk përmenden tekstualisht dhe nuk janë njësoj si ato që përmenden në tekste, pasi ata nuk janë rrugë e ushqimit dhe e pijes.304

E shtata: Pikat që lëshohen me pikatore në hundë, nëse zbresin e bien në stomak, e prishin agjërimin, sepse i Dërguari (a.s.) e ka ndaluar agjëruesin të tërheqë fort ujin me hundë kur merr avdes. Por nëse pika e hundës nuk arrin në stomak, atëherë nuk ka gjë.305

E teta: Agjëruesit i lejohet të përdorë polverizatorin (pompën) e astmës, i cili arrin në mushkëri. Atij nuk i prishet agjërimi dhe nuk mëkaton me përdorimin e tij.306

E nënta: Gjilpërat kuruese nuk e prishin agjërimin, edhe nëse ndjen shijen e ilaçit në gurmaz. Kjo vlen për gjilpërat që bëhen në vena e në muskuj, ndërsa gjilpërat ushqyese, të cilat janë në vend të ushqimit, e prishin agjërimin.307

E dhjeta: Agjëruesi që ka nevojë për gjilpëra ushqyese ose gjëra të tjera që prishin agjërimin, e prish agjërimin, për shkak të sëmundjes dhe e agjëron më vonë kaza.

E njëmbëdhjeta: Nëse e lyen trupin me ndonjë gjë që bie erë të fortë, shijen e të cilës e ndjen në fyt, ajo nuk ta prish agjërimin, sepse aromat nuk ta prishin agjërimin, edhe nëse janë të forta.308

E dymbëdhjeta: Supostat dhe ovulat nuk e prishin agjërimin, prandaj agjëruesit i lejohet t'i përdorë.309

E trembëdhjeta: Pasta që përdoret për të larë dhëmbët nuk e prish agjërimin, njësoj si misvaku, por duhet pasur kujdes mos të kalojë në gurmaz. Nëse kalon diçka në gurmaz pa dashje, s'ka gjë. Megjithatë, nëse e vonon larjen e gojës deri në mbrëmje, është më e sigurt.

E katërmbëdhjeta: Ilaçi që përdoret me anë të gargarasë në gojë, nuk ta prish agjërimin, përderisa nuk e përcjell. Agjëruesi duhet ta shtyjë më mirë përdorimin e tij për në darkë. Këtu bën përjashtim rasti kur është i nevojshëm përdorimi i tij gjatë ditës.310

E pesëmbëdhjeta: Nuk ka gjë nëse përdor spërkatës për të larguar erën e keqe nga goja, nëse lënda e tij nuk arrin në gurmaz.311

E gjashtëmbëdhjeta: Nëse e kapërdin pështymën, nuk ka gjë. Për këtë nuk ka kundërshtime mes dijetarëve. Ndërsa gëlbazën nuk lejohet që ta kapërdish, sepse njeriu mund ta shmangë atë.312

E shtatëmbëdhjeta: Klizma nuk e prish agjërimin.313



32- Vlera e agjërimit vullnetar.

Ebu Umame (r.a.) thotë: "Shkova tek i Dërguari (a.s.) dhe i thashë: ‘Më urdhëro për një vepër që ta marr nga ti!’ Ai më tha: ‘Mbaj agjërim, se nuk ka si ai!". Në një variant tjetër thuhet se Ebu Umame (r.a.) e pyeti të Dërguarin (a.s.): "Cila vepër është më e mirë?” Profeti (a.s.) u përgjigj: “Kushtoji rëndësi agjërimit, se nuk ka gjë që barazohet me të."

Sipas një varianti tjetër, Ebu Umame tha: "Më urdhëro për një vepër, prej së cilës të hyj në Xhenet!” Profeti (a.s.) i tha: “Mbaj agjërim, se nuk ka si ai!” Transmetuesi thotë se pas kësaj, në shtëpinë e Ebu Umames nuk shihej tym gjatë ditës, vetëm kur u vinte ndonjë mik. Kur shihnin tym gjatë ditës, e kuptonin se u kishte ardhur ndonjë mik".

Kurse në një variant tjetër, ai tregon: “I thashë: “O i Dërgari i Allahut, më urdhëro për ndojnë punë!” Profeti (a.s.) tha: “Agjëro, se nuk ka si ai.” Transmetuesi tregon se, pas kësaj, Ebu Umamen, gruan dhe shërbëtorin e tij i shihje veçse duke agjëruar. Ai, gjithashtu, thotë se, kur shihej që dilte tym gjatë ditës nga shtëpia e tyre thuhej: “U paska ardhur ndonjë mysafir”.

Ebu Umame vazhdoi këtë rrugë aq sa deshi Allahu. Më pas, ai tregon: “Shkova tek i Dërguari (a.s.) dhe i thashë: “O i Dërguari Allahut, na urdhërove që të agjërojmë dhe shpresojmë të na ketë bekuar Allahu në atë agjërim që kemi bërë deri më tani, por më urdhëro të bëj ndonjë punë tjetër.” Profeti (a.s.) tha: “Dije se, sa herë që bën një sexhde, Allahu të ngre për shkak të saj një gradë dhe të fshin një gjynah.".314

Dobi dhe rregulla

E para: Interesimi i madh që kishin sahabët për gjërat që u bënin dobi në botën tjetër.

E dyta: Agjërimi është prej veprave më të mira. Ky hadith tregon se ai është puna më e mirë, ndonëse në një hadith tjetër thuhet për namazin se është vepra më e mirë. "Dijeni se vepra juaj më e mirë është namazi". Me sa duket, vlera e këtyre veprave ndryshon në varësi të personit. Agjërimi mund të jetë më i mirë për disa njerëz, ngaqë i frenon nga epshet e ndaluara dhe u pastron zemrën për të adhuruar Allahun e Lartësuar. Ndërsa namazi mund të jetë më i mirë për disa të tjerë, ngaqë trupi i tyre nuk e përballon agjërimin ose dobësohen për shkak të tij në kryerjen e adhurimeve tjera. Ibn Kajimi (Allahu i Lartësuar e mëshiroftë!) thotë: "Për atë që dominohet nga epshi ndaj grave, agjërimi është më i mirë sesa për të tjerët".

E treta: Agjërimi i frenon dëshirat epshore, të cilat bëhen shkak për gjynahe e largim nga bindja ndaj Allahut. Prandaj të rinjtë që nuk kanë mundësi të martohen dhe kanë frikë se bien në haram janë urdhëruar të agjërojnë. Nuk ka vepër më të mirë për ta, sesa agjërimi, në këtë aspekt.

E katërta: Nënshtrim i menjëhershëm i Ebu Umames dhe pjesëtarëve të familjes së tij ndaj urdhrit të Profetit (a.s.). Ky është një fakt që tregon se sa të shpejtë ishin sahabët në zbatimin e urdhërave të fesë së dëlirë.

E pesta: Respektimi i mikut. Një mënyrë e respektimit është lënia e agjërimit vullnetar për hatër të tij.



36 – Hixhameja për agjëruesin

Shedad Ibn Eusi tregon se Pejgamberi (a.s.) shkoi tek një burrë në Bekia, që po bënte hixhame në ditën e tetëmbëdhjetë të ramazanit. Ndërkaq, duke më kapur për dore, tha: "Agjërimin e prish edhe ai që bën hixhame, edhe ai të cilit i bëhet hixhameja".315

E njëjta gjë përcillet nga Theubani,316 Rafië Ibn Hadixh317 dhe një grup sahabësh, aq sa disa dijetarë thonë që është hadith mutevatir.

Ndërsa Ibn Abasi (r.a.) përcjell se i Dërguari (a.s.) bëri hixhame ndërkohë që ishte muhrim (në gjendje iharmi) dhe agjërues".

Në një variant tjetër, që e shënon Ibn Daudi, qëndron: "Profeti (a.s.) bëri hixhame ndërkohë që ishte agjërues".318

Shube thotë: “E kam dëgjuar Thabit Bunanin duke e pyetur Enes Ibn Malikun (r.a.): “A e urrenit që agjëruesi të bëjë hixhame?” – “Jo” - u përgjigj ai, - veçse për shkak të dobësimit”. Shënon Buhariu.

Ebu Daudi shënon nga Enesi (r.a.): "Shkaku që shikonim se agjëruesi duhet ta lërë hixhamen, ishte se nuk parapëlqenim që ai të mundohet në agjërim për shkak të saj".319

Dobi dhe rregulla

E para: Hadithe të shumta tregojnë se hixhamja ia prish agjërimin atij që bën hixhame dhe atij që i bëhet hixhame. Hadithe të tjera tregojnë se Profeti (a.s.) ka bërë hixhame kur ishte agjërues. Për këtë arsye, dijetarët kanë kundërshtime lidhur me hixhamen. Shumica e tyre janë të mendimit se agjëruesit i lejohet të bëjë hixhame, ndërsa hadithet që e ndalojnë janë anuluar me hadithet që e lejojnë.320

Mendimi në medhhebin e imam Ahmedit është që hixhamja e prish agjërimin. Këtë mendim ka përzgjedhur shejhu i islamit Ibn Tejmije dhe nxënësi i tij Ibn Kajimi321 Këtë mendim mbështet edhe komisioni i përhershëm i fetvave në Arabinë Saudite.322 Ky është mendimi i përzgjedhur nga shumica e dijetarëve të Arabisë Saudite.323 Bazuar mbi sa u citua më lart, për të qenë më i sigurtë, agjëruesi nuk duhet të bëjë hixhame. Në këtë mënyrë, ai çliron veten nga përgjegjësia dhe tejkalon këtë çështje, e cila ka mospajtim.324

E dyta: Hadithi i Enesit (r.a.) tregon se shkaku i ndalimit të hixhames për agjëruesin është se ajo e dobëson atë. Kjo është një prej mirësive të Sheriatit, i cili shmang dëmin nga ata që kanë detyrime fetare.

E treta: Prej urtësive të prishjes së agjërimit të atij që i bëhet hixhamja është se ai dobësohet prej saj. Ndërsa urtësia e prishjes së agjërimit për atë që u bën hixhame të tjerëve është se ai gjatë thithjes me gojën e tij, mund t'i arrijë gjaku në gurmaz. Këtu bën përjashtim rasti kur hixhameja bëhet me mjete moderne, pa e thithur gjakun me anë të gojës. Domethënë, në këtë rast nuk i prishet agjërimi i tij.325

E katërta: Prerja e venës ose çarja e lëkurës për nxjerrjen e gjakut e prishin agjërimin e atij që i nxirret gjaku, ndërsa atij që bën prerje ose çarjen nuk i prishet agjërimi.326

E pesta: Nëse e ngacmon hundën me dashje, që t'i rrjedhë gjaku, për të lehtësuar kokën ose për ndonjë qëllim tjetër, në këtë rast prishet agjërimi nëse vërtet i rrjedh gjak. Ndërsa kur i rrjedh gjaku nga hunda pa dashje, nuk e prish agjërimin, edhe nëse rrjedh shumë.327 Por në rast se trupi dobësohet për shkak të hemoragjisë, lejohet që ta prishësh agjërimin, sepse quhesh i sëmurë.

E gjashta: Analiza e gjakut, që bëhet me pak gjak, nuk ndikon tek agjëruesi, prandaj nuk e prish agjërimin. Megjithatë, më mirë është të bëhet gjatë natës, për të qenë sa më i sigurt, pasi ka mendime që e konsiderojnë agjërimin të prishur edhe në këtë rast. Në rastin kur merret shumë gjak për analiza, agjërimi prishet, prandaj kjo analizë le të bëhet veçse natën. Sidoqoftë, nëse nevojitet të japësh shumë gjak për analiza për shkak të sëmundjes, e prish agjërimin ngase quhesh i sëmurë dhe atë ditë e agjëron më pas.328

E shtata: Nëse del shumë gjak pa vullnetin e agjëruesit, për shkak të ndonjë aksidenti ose ndonjë plage, kjo gjë nuk ndikon në agjërim, vetëm nëse duhet ta prishësh agjërimin për shkak të dobësisë trupore. Në këtë rast, merr gjykimin e të sëmurit, kështu që e prish agjërimin dhe agjëron më vonë.329

E teta: Nuk prishet agjërimi nëse heq dhëmballën, edhe nëse del shumë gjak, sepse ajo nuk hiqet me qëllim që të rrjedhë gjak. Megjithatë, gjakun nuk duhet ta kapërdish. Nëse e kapërdin me dashje, agjërimi prishet.330

E nënta: Larja e veshkave (dializa) me anë të aparturave mjekësore, të cilat pastrojnë gjakun dhe më pas e kthejnë atë në trup, duke i shtuar disa lëndë kimike dhe ushqyese si sheqerna e kripëra etj., e prish agjërimin.331

E dhjeta: Dhurimi i gjakut e prish agjërimin, ashtu si hixhamja, ndaj mund të bëhet veçse gjatë natës. Sidoqoftë, nëse lind nevoja për të dhuruar gjak që të shpëtohet jeta e një njeriu, atëherë e prish agjërimin dhe e shlyen më vonë.332

E njëmbëdhjeta: Gjilpërat ushqyese (serumet) e prishin agjërimin.333

37- Disa nga vlerat e agjërimit

Ebu Hurejra (r.a.) tregon se i Dërguari (a.s.) ka thënë: "Agjërimi është mburojë."334

Ndërsa në variantin e Ahmedit përcillet me këtë tekst: "Agjërimi është mburojë dhe kështjellë që të mbron nga zjarri".335

Kurse Xhabir Ibn Abdilahi (r.a.) përcjell nga i Dërguari (a.s.) se: "Agjërimi është mburojë, që e mbron njeriu nga zjarri".336

Uthman Ibn Ebu As El Thekafij (r.a.) thotë: “E dëgjova të Dërguarin (a.s.) duke thënë: “Agjërimi është mburojë ndaj zjarrit të xhehenemit, ashtu si mburojat tuaja të luftës."337

Ebu Ubejde Ibn Xherahi (r.a.) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin (a.s.) të thotë: "Agjërimi është mburojë, për aq kohë sa nuk e ka dëmtuar.338

Atëherë, fjala ‘agjërimi është mburojë’ është me kuptimin: mburojë nga Zjarri i Xhehenemit.339

Dobi dhe rregulla

E para: Agjërimi është shkak për vënien nën kontroll të dëshirave epshore, që e shpien njeriun në Zjarr. Iraki ka thënë: "Agjërimi është mburojë që të mbron nga zjarri, sepse ai është vetëpërmbajtje nga epshi e dëshirat e liga, kurse zjarri i Xhehenemit është i rrethuar me epshe, me gjëra që i dëshiron nefsi."340

E dyta: Agjërimit ka vlera, prandaj besimtari duhet të shtojë sa më shumë agjërim vullnetar, nëse e përballon dhe nëse kjo nuk e pengon ndaj punëve të tjera të mira që kanë përparësië ndaj agjërimit nafile, siç është xhihadi etj.

E treta: Agjërimi që të mbron nga zjarri është ai që nuk është përlyer me vepra që ia humbin ose ia pakësojnë shpërblimin, si: përgojimi, mbartja e fjalëve për të prishur mes njerëzve, gënjeshtra e sharja, bazuar në transmetimin që është përcjellë nga Ebu Ubejde: "Agjërimi është mburojë që të mbron, për aq kohë sa nuk është dëmtuar (çarë)". Mburoja e agjërimit çahet nga veprimi i të ndaluarave, prandaj agjëruesi duhet ta ruajë agjërimin nga gjërat që ia heqin ose ia pakësojnë shpërblimin, në mënyrë që ai të jetë mburojë nga zjarri.

E katërta: Qëllimi me agjërimin është pastrimi i shpirtit e përmirësimi i zemrës, jo thjesht privimi nga të ngrënët e të pirët.

38- Agjërimi kur gdhin xhunub

Allahu i Lartësuar thotë: “Tani është e lejuar për ju që, gjatë netëve të agjërimit, të shkoni me bashkëshortet tuaja”. [Bekare:187]

Prandaj, ju lejohet bashkimi me bashkëshortet tuaja (gjatë netëve të ramazanit) dhe tani kërkoni atë që ka caktuar Allahu për ju (lindjen e fëmijëve). Hani e pini, derisa të dalloni fijen e bardhë të agimit nga fija e zezë”. [Bekare 187].

Aishja dhe Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të dyja!) tregojnë se: “I Dërguari (a.s.) gdhihej xhunub nga kontakti me bashkëshorten, pastaj lahej dhe agjëronte."

Në një variant që e shënon Muslimi, Umu Seleme (r.a.) thotë se: "I Dërguari (a.s.) gdhihej xhunub nga kontakti me gruan, jo nga ëndërrimet erotike, dhe nuk e prishte agjërimin as nuk e shlyente kaza atë ditë".341

Gjithashtu, Muslimi shënon nga Ebu Bekr Ibn Abdurrahman (Allahu e mëshiroftë!), i cili thotë: "E dëgjova Ebu Hurejren (r.a.) që, ndër të tjera, u tregonte njerëzve: “Kë e zë agimi xhunub, të mos agjërojë.” Këtë ia tregova Abdurrahman Ibn Harithit (transmetuesi, Ebu Bekri, e ka fjalën për babain e vet, Abdurrahmanin), i cili e kundërshtoi. Abdurrahmani u nis dhe unë bashkë me të, gjersa u futëm tek Aishja dhe Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të dyja). Abdurrahmani i pyeti për këtë dhe që të dyja i thanë: “Profeti (a.s.) gdhihej xhunub jo nga ëndërrimet erotike, dhe pastaj agjëronte. Më pas, ikëm prej aty dhe shkuam tek Mervani. Abdurrahmani ia tregoi atij këtë. Mervani tha: “E ke detyrë të shkosh tek Ebu Hurejra e ta sqarosh”. Shkuam tek Ebu Hurejra. Ndërkohë, Ebu Bekri, - transmetuesi i hadithit, - tregon se ishte prezent në tërë këtë ngjarje. Abdurrahmani ia tregoi këto Ebu Hurejres. “Vërtet, ato të dyja ta thanë këtë gjë?” - pyeti Ebu Hurejra. - “Po” - tha ai. Atëherë, Ebu Hurejra ia ktheu: “Ato e dinë më mirë.” Pastaj Ebu Hurejra tha se i referohej Fadil Ibn Abasit në atë që kish thënë. Ai tha: “Unë e kam dëgjuar atë nga Ibn Abasi dhe jo nga i Dërguari (a.s.).” Kështu, Ebu Hurejra u tërhoq nga mendimi që kishte patur. Ibn Xhurejxhi, një nga transmetuesit në sened, tregon se ka pyetur Abdulmelikun, një transmetues tjetër pararendës në sened: “A kanë pohuar Aishja dhe Umu Seleme se kjo ka ndodhur në Ramazan?” Ai tha: “Pohimi i tyre është se ai gdhihej xhunub, jo prej ëndrrave erotike, dhe pastaj agjëronte".342

Muslimi shënon nga Aishja (r.a.) se një burrë shkoi tek i Dërguari (a.s.) për ta pyetur, kurse ajo po e dëgjonte mbas derës. Ai tha: “O i Dërguari i Allahut, hyn koha e namazit, ndërkohë që unë akoma jam xhunub. A të agjëroj?” I Dërguari (a.s.) tha: “Edhe mua më gjen koha e namazit xhunub dhe agjëroj.” Ai i tha: “Ti nuk je si ne, o i Dërguari i Allahut, sepse ty t’i ka falur Allahu gjynahet e kaluara dhe të mëvonshmet.” Profeti tha: “Pasha Allahun, unë shpresoj se jam më i frikësuari ndër ju prej Allahut, dhe unë e di më mirë se ju se çfarë duhet t’i ruhem".343

Dobi dhe rregulla

E para: Lejohet kontakti seksual me bashkëshorten gjatë gjithë netëve të Ramazanit. Ndërsa lënia e kësaj gjëje për “devotshmëri” është në kundërshtim me udhëzimin profetik, përveç dhjetë netëve të fundit të Ramazanit për atë që ka hyrë në itikaf.

E dyta: Kushdo që kryen marrëdhënie intime ose bëhet xhunub prej ëndrrave erotike gjatë netëve të Ramazanit dhe e vonon guslin deri mbas agimit, le të vazhdojë agjërimin, me pajtimin e plotë të dijetarëve.344

E treta: Të mirat që Nënat e Besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) i kanë bërë këtij umeti, duke ruajtur dijen që ka të bëjë me gjendjen e të Dërguarit (a.s.) në shtëpinë e tij, me gratë e tij dhe me përcjelljen e kësaj dijeje shumë të nevojshme te njerëzit.

E katërta: Fjalët e Nënave të Besimtarëve që kanë të bëjnë me gjendjen e Profetit (a.s.), në shtëpinë e tij, gjë të cilën nuk mund ta vërenin të tjerët veç tyre, kanë përparësi mbi fjalët e të tjerëve.345

E pesta: Vonimi i larjes prej xhunubimit deri mbas shfaqjes së agimit, nuk është e posaçme për Profetin (a.s.), por është për të gjithë umetin.

E gjashta: Në thënien e Umu Selemes (r.a.) "Gdhihej xhunub nga kontakti me gruan, jo nga ëndërrimet erotike" ka dy dobi:


  1. I Dërguari (a.s.) kryente marrëdhënie intime në Ramazan dhe e vononte guslin deri pas shfaqjes së agimit, për të treguar se kjo gjë është e lejuar.

  2. Xhunubllëku i tij ishte nga marrëdhëniet intime e jo nga ëndërrimet erotike, sepse Profeti (a.s.) nuk shihte ëndrra erotike, pasi ato janë prej Shejtanit, ndërsa ai ishte i mbrojtur prej tij.346

E shtata: Profeti (a.s.) ishte ndër njerëzit më i devotshmi ndaj Allahut të Lartësuar dhe më i dituri se në çfarë të ruhej.

E teta: Nga këto hadithe përfitojmë se gratë me menstruacione dhe lehoni, nëse pastrohen para agimit dhe lahen mbas hyrjes së tij, e kanë të saktë agjërimin, qoftë kur e lënë larjen me harresë apo me qëllim, me arsye apo pa arsye, njësoj si në rastin e xhunubllëkut.347

E nënta: Këto hadithe nxisin për të marrë për shembull të Dërguarin (a.s.). Gjithashtu, ato dënojnë thellimin e tepruar, braktisjen gjërave të lejueshme dhe pyetjet jo të duhura.348

E dhjeta: Agjërimi i atij që është xhunub dhe i gruas me mestrunacione ose lehonë është i saktë, edhe nëse marrin gusël pasi të ketë hyrë agimi. Këtu përfshihen të gjitha llojet e agjërimeve, si në Ramazan edhe jashtë tij, qoftë vaxhib, qoftë për zotim, kaza ose nafile.

E njëmbëdhjeta: Nëse gjejmë kundërshtim në ndonjë çështje, duhet t'i referohemi për sqarim atij që ka më shumë njohuri për të, prandaj Ebu Hurejra (r.a.) tha: "Ato e dinë më mirë", duke patur për qëllim Aishen dhe Umu Selemen (Allahu qoftë i kënaqur nga të dyja!), sepse ato kishin njohuri për këtë çështje më shumë se çdokush tjetër.

E dymbëdhjeta: E vërteta e prerë dhe argumenti që nuk mund të hidhet poshtë, në rastet e mosmarrëveshjeve është Suneti i Profetit (a.s.).

E trembëdhjeta: Pranimi i gabimit dhe paanësia kur dëgjon faktet, siç veproi Ebu Hurejra, kur pranoi se nuk e kishte dëgjuar nga i Dërguari (a.s.) atë që kishte thënë, por e kishte dëgjuar nga të tjerë.

39- Ligjshmëria e itikafit

Allahu i Lartësuar ka thënë: “Ne i urdhëruam Ibrahimin dhe Ismailin: Pastrojeni Shtëpinë Time (Qabenë) për ata që bëjnë tavaf, që rrinë aty në itikaf dhe që falen duke bërë ruku e sexhde!” [Bekare:125].

Mos iu afroni atyre (bashkëshorteve) gjatë kohës kur mbylleni për adhurim (bëni itikaf) në xhami! Këta janë kufijtë e Allahut, prandaj mos iu afroni atyre! Kështu ua shpjegon njerëzve urdhëresat, që ata të ruhen nga të këqijat”[Bekare: 187].

Abdullahi i biri i Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) ka thënë: "I Dërguari (a.s.) qëndronte në itikaf në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit".349

Aishja (r.a.) thotë se i Dërguari (a.s.) qëndronte në itikaf në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. Ai e bënte një gjë të tillë çdo vit, gjersa Allahu i Lartmadhëruar i mori shpirtin. Pas Profetit (a.s.), qëndronin në itikaf gratë e tij.350

Dobi dhe rregulla

E para: Itikafi ka qenë i ligjshëm edhe për popujt para nesh.

E dyta: Itikafi është i ligjshëm. Ai është sunet i fortë. Ai është prej adhurimeve të mëdha që të afron tek Allahu i Lartësuar, prandaj Profeti (a.s.) e vazhdoi rregullisht. Zuhriu (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Sa çudi për muslimanët, si e lanë itikafin! Ndërsa Profeti nuk e la asnjëherë, qysh kur hyri në Medinë, por e vazhdoi çdo vit, në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, gjersa ia mori shpirtin Allahu i Lartësuar".351

Ndërsa Ata’u El-Hurasani (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Më herët thoshin: Ai që qëndron në itikaf është si robi i cili është ndalur i përulur para Zotit të tij dhe thotë: ‘O Zot, nuk do të largohem, derisa Ti të më falësh! O Zot, nuk do të largohem, derisa Ti të më falësh!"352

E treta: Itikafi mund të bëhet veçse nëpër xhami, edhe nëse ato janë xhami ku nuk falet xhumaja. Atë nuk e prish dalja për faljen e xhumasë, madje, edhe nëse del herët për të falur xhumanë, lejohet.

E katërta: Atyre që nuk e kanë detyrë xhumanë u lejohet të qëndrojnë në itikaf në xhamitë ku nuk falet namaz me xhemat, siç janë: xhamitë e braktisura, xhamitë e tregjeve, xhamitë që janë ndërtuar në ferma etj.353

E pesta: I Dërguari (a.s.) qëndonte në itikaf në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Kështu vepruan edhe gratë e tij (Allahu qoftë i kënaqur me to!). Një nga synimet e qëndrimit të Profetit (a.s.) në itikaf ishte kërkimi i Natës së Kadrit.

E gjashta: Nuk lejohet përqafimi, përkëdhelja e prekja me trup e bashkëshortes kur je duke qëndruar në itikaf. Nëse kryen marrëdhënie intime, prishet itikafi, por nuk ka shlyerje dhe as kaza. Nga Ibni Abasi përcillet: "Nëse ai që qëndon në itikaf kryen marrëdhënie intime, i prishet itikafi, por mund ta fillojë përsëri".354

E shtata: Nëse kryen marrëdhënie intime me bashkëshorten prej harresës, itikafi nuk prishet, ashtu sikurse nuk prishet agjërimi prej harresës.355

40 – PËR NATËN E NJËZETENJËTË

Ebu Selemeh Ibn Abdurrahmani tregon: “Një ditë, kur përkujtuam me njëri-tjetrin natën e Kadrit, unë shkova tek Ebu Said El Khudriu (radijallahu anhu), të cilin e kisha shok, dhe i thashë: ‘A shkojmë tek palmat!’ Ai doli i veshur me një pelerinë. Unë e pyeta se a e kishte dëgjuar të Dërguarin e Allahut të fliste për natën e Kadrit. Ai u përgjigj me po dhe pastaj tha: ‘Ne bëmë itikaf me të Dërguarin e Allahut, duke qëndruar me të në xhami dhjetëditëshin e mesëm të ramazanit, dhe dolëm në mëngjesin e ditës së njëzetë. I Dërguari i Allahut mbajti fjalim dhe tha: ‘Mua m’u tregua nata e Kadrit, mirëpo e harrova atë - ose ‘m’u hoq nga mendja’, - prandaj kërkojeni atë në çdo natë teke të dhjetëditëshit të fundit. Gjithashtu, m’u tregua se bëja sexhde në uje e në baltë, prandaj ai që bëri itikaf me të Dërguarin e Allahut le të kthehet.’ Ne u kthyem në xhami e nuk pamë asnjë pupë reje në qiell, por pastaj u vrenjt dhe ra shi aq sa rodhi çatia e xhamisë, e cila ishte ndërtuar me degë palmash. Kur po kryhej namazi, pashë të Dërguarin e Allahut të binte në sexhde në ujë e në baltë, dhe pas namazit pashë në ballin e tij shenjat e baltës.”356

Në një transmetim tjetër të Ebu Saidit, ai thotë: “Qëndruam në itikaf me të Dërguarin e Allahut dhjetëditëshin e mesëm të ramazanit dhe në mëngjesin e njëzetë i zhvendosëm gjërat tona personale;. I Dërguari i Allahut erdhi dhe na tha: “Kush ka qenë në itikaf, le të kthehet tek vendi i itikafit të tij, sepse mbrëmë unë pashë në ëndërr veten time duke rënë në sexhde në ujë e baltë.” Kur i Dërguari i Allahut u kthye tek vendi i tij i itikafit, tha: “Gjithashtu, pashë që qielli u vrenjt dhe ra shi.” Pasha Atë të Cilin e dërgoi Muhamedin me të vërtetën, qielli u vrenjt në fund të asaj dite dhe ra shi. Xhamia ka qenë e mbuluar vetëm me degë palmash dhe unë pashë në hundën e tij gjurmët e ujit dhe të baltës.”357

Në një transmetim tjetër, Ebu Saidi thotë: “I Dërguari i Allahut qëndronte në xhami në dhjetëditëshin e mesëm të muajit ramazan. Kur vinte mbrëmja, pasi kishin kaluar njëzet netë dhe po vinte e njëzetenjëta, kthehej ne banesën e tij. Gjithashtu, edhe ata që kishin qëndruar me të ktheheshin në banesat e tyre. Në një prej muajve të ramazanit, në itikafin e tij, kur po afronte nata që do të largohej për në banesë, u mbajti fjalim njerëzve dhe, ndër të tjera, tha: “Unë pata qëndruar në itikaf gjatë këtyre ditëve, por vendosa që të bëj itikaf në dhjetëditëshin e fundit, prandaj kush ka qenë në itikaf me mua, le të qëndrojë në vendin e tij. Mua m’u tregua kjo natë, por më pas e harrova. Kërkojeni atë në dhjetëshen e fundit dhe kërkojeni në çdo natë teke. Gjithashtu, unё pashё tё bija nё sexhde nё ujё e nё baltё.” Atë natë, qielli u mbush me re dhe ra shi. Në vendin e sexhdes ku falej i Dёrguari i Allahut kishte gjerbuar ujë, dhe kjo ndodhi natën e njëzetenjëtë. Sytë e mi panë të Dërguarin e Allahut kur mbaruam namazin e sabahut. Fytyra e tij qe lagur e qe bërë me baltë.”358


Yüklə 0,8 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   12




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©www.genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə