Titulli I Librit: Mësime të zgjedhura për ramazanin Autori: Ibrahim Ibn Muhamed el Hukajl



Yüklə 0,8 Mb.
səhifə3/12
tarix06.02.2018
ölçüsü0,8 Mb.
#26135
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   12

Mësime dhe dispozita

1- Pёrkujdesja e sahabёve pёr zbatimin e urdhёresave të Zotit dhe të Pejgamberit (a.s.). Sipas disa transmetimeve, Adiu (r.a.) ka thёnё: “O i Dёrguari i Allahut, kam kuptuar çdo porosi tënden, pёrveç çështjes së perit tё bardhë dhe perit tё zi. Kur rashё mbrёmё pёr tё fjetur, mora dy penj dhe shikoja herё njёrin, herё tjetrin.” Pejgamberi (a.s.) buzёqeshi dhe tha: “Ata janё peri i bardhë dhe peri i zi, që shfaqen nё qiell.”109 Siç shihet, interesi i Adiut qe aq i madh, saqë mori dy penj nёn jastёk.110

2- Vihet re mosteprimi i sahabëve nё pyetje, pёrveç rasteve kur kishin paqartёsi në çështje që kishin të bënin me ibadetin. Ata pёrpiqeshin shumë nё kuptimin e ajeteve tё Kuranit dhe kur kishin diçka të paqartё, pyesnin Pejgamberin (a.s.). Kёshtu duhet tё jetё çdo musliman: të pajtohet dhe të zbatojë tekstet fetare, të mos e teprojë me pyetje dhe të pyesë vetёm atёherё kur ka paqartёsi me veprat e adhurimit.

3- Kuptimi i ajetit: “Hani e pini deri sa tё dalloni perin e bardhë nga peri i zi” është që: Hani e pini, derisa tё dalloni bardhёsinë e ditёs nga errёsira e natёs.111

4- Pёr çёshtje problematike dhe të dyshimta duhet tё pyesim dijetarёt e rrënjosur në dije.

5- Koha e agimit ёshtё pjesё e ditёs dhe jo pjesё e natёs.112

6- Koha e ngrёnies dhe e pirjes nё syfyr përfundon kur shfaqet agimi. Nёse e ndёrpret ngrёnien e pirjen në çastin kur hyn agimi, agjёrimi ёshtё i plotё, dhe nёse e vazhdon qёllimisht të ushqyerit, agjёrimi nuk vlen.113

14- ÇËSHTJA E GRAVE ME PERIODA NË RAMAZAN

Muadhe Bintu Abdullah el Adevijeh tregon: “Pyeta Aishen (r.a.): Përse gruaja që ёshtё me menstruacione e kompenson agjёrimin, por nuk i kompenson namazet?” Ajo më tha: “Harurije je ti?” – “Jo, nuk jam harurije, por po pyes.” – “Kur na ndodhte kjo, ne urdhëroheshim qё ta kompensonim agjёrimin, por jo namazet.”114

Tek imam Tirmidhiu (r.a.) qëndron: “Muadhja e pyeti Aishen (r.a.): “A i kompenson gruaja namazet qё i kalojnë nё ditёt e menstruacioneve?” Aishja i tha: “Mos je harurije ti? Kur ishim me perioda, nuk urdhëroheshim t’i kompensonim namazet”.115

Aishja (r.a.) ka thёnё: “Nё kohёn e Pejgamberit (a.s.), pasi kalonim ciklin e menstruacioneve dhe pastroheshim, ai na urdhëronte qё ta kompensonim agjёrimin, por jo namazet”. Këtë rrëfim e sjell Tirmidhiu, që thotё: “Dijetarёt e kanё zbatuar kёtё hadith dhe nuk dimë të ketë ndonjë diskutim mes tyre për çështjen e gruas, që, pasi pastrohet nga menstruacionet, e kompenson agjёrimin, por nuk i kompenson namazet”.116

Pyetja e Aishes (r.a.): “Harurije ti?” shprehte një lloj mosmiratimi pёr pyetjen që iu bë. Për sqarim, harurije ishte njё grup havarixhёsh, që jetonin në qytetin Harura, afёr Kufёs. Ata shquheshin për ashpёrsi dhe ekstremizёm fetar.117 Disa prej tyre e quanin tё detyrueshёm pёr gruan kompensimin e namazeve qё i kalonin gjatё ciklit menstrual, duke kundёrshtuar hadithet e Profetit (a.s.) dhe unanimitetin e dijetarёve tё umetit.118 Pёr kёtё arsye e pyeti Aishja (r.a.) në atë mёnyrё.



Mësime dhe dispozita

  1. Ekstremizmi nё fe është i ndaluar. Ёshtё e detyrueshme qё t’u përmbahesh fort teksteve fetare, ashtu si edhe tё pranohen lehtёsimet që ka bërë Allahu pёr robёrit e Tij. Shtrëngimi i tepërt është i papranueshëm, ashtu siç është edhe lirimi i tepërt. Rruga e mesme ёshtё e vetmja zgjidhje, dhe kjo arrihet me marrjen parasysh të tё gjitha teksteve fetare.

  2. Ligjshmёria e kundёrshtimit tё çdokujt që e ashpёrson fenë. Kjo bëhet me njё mёnyrё tё pёrshtatshme, e cila arrin qёllimin dhe nuk sjell dёme mё tё mёdha.

  3. Nёse dijetari që pyetet mendon se i interesuari ёshtё provokues, nisur nga mёnyra jo e mirё e drejtimit të pyetjes, atëherë i takon pyetësit qё ta qartёsojё pozicionin dhe qëllimin e vet, ashtu siç bёri Muadhja kur tha: “Nuk jam harurije, por po pyes”. Më pas, edhe dijetari e ka detyrё qё të pёrgjigjet qartë me argumentim, ashtu siç bёri Aishja (r.a.).

  4. Baza kryesore ligjore që arsyeton dispozitat e Sheriatit janё urdhrat e Allahut dhe urdhrat e tё Dёrguarit tё Tij. Kështu veproi edhe Aishja (r.a.) kur dha përgjigjen e saj. Po tё kishte qenë kompensimi i namazeve i detyrueshёm, patjetër që Pejgamberi (a.s.) do t’i kishte urdhëruar ato që ta bënin, sepse ai ishte njeriu që nuk la asgjё pa shpjeguar dhe qartёsuar për bashkësinë e tij.119 Kёshtu duhet tё jetё muslimani: i dorёzuar tek Allahu i Lartësuar, respektues i Sheriatit, i kapur pas teksteve fetare të sakta dhe zbatues i tyre, edhe nёse ndonjëherë nuk e kupton urtёsinё apo motivin.

  5. Ibn Abdulberri thotë: “Dijetarёt janë të gjithë të mendimit se gruaja nuk agjёron gjatё periudhës sё ciklit menstrual, por e kompenson agjёrimin mё pas, ndërsa namazet nuk i kompenson. Nuk ka diskutim nё asnjё nga këto çështje. Çështjet ku ka ixhma të muslimanëve janë hak. Kur ka qëndrim unanim të ymetit islam në një çështje, nuk mbetet më asnjë arsye për kundërshtim!”.120

  6. Mosngarkimi i grave pёr të zëvendësuar namazet pas ciklit menstrual ёshtё një lehtёsim i fesë dhe mёshirë e Allahut për to, sepse zëvendësimi i namazeve është vërtet vështirësi, për shkak se krijohet një numër namazesh i madh që do duhet të zëvendësohen. Gratё duhet ta falёnderojnё Allahun e Lartësuar pёr kёtё lehtёsim.

  7. Nёse gruaja pastrohet menjёherё pas hyrjes sё agimit, agjёrimi pёr atё ditё nuk ёshtё i rregullt, prandaj ajo duhet ta zëvendësojё atё ditë më vonë.

  8. Nёse gruaja hyn nё ciklin menstrual qoftë edhe njё çast para perёndimit tё diellit, agjёrimi i asaj dite prishet, prandaj ajo duhet ta zëvendësojё atё.121

  9. Nёse gruas i fillon cikli menstrual vetëm njё çast pas perёndimit tё diellit, agjёrimi i asaj dite pёr tё ёshtё i saktё.

  10. Nёse gruaja ndien lёvizjen e gjakut tё menstruacioneve ose dhimbjet e tij, ndёrkohё qё ёshtё me agjërim, por nuk del gjё prej saj para perёndimit tё diellit, atëherë agjёrimi i saj ёshtё i saktё.122

  11. Të sёmurit i lejohet të mos agjërojë, - edhe pse mund të ndihet disi i fuqishëm, - nёse agjërimi e dobëson më tepër apo druhet se mos i rëndohet sёmundja, sepse edhe gruaja me menstruacione mund të ketë fuqi të agjёrojë, por gjakrrjedhja e shoqëruar me agjёrim e dobëson së tepërmi atë.123

15- TË SHTROSH IFTAR PËR AGJЁRUESIN

Zejd Ibn Halid el Xhuheni përcjell se Pejgamberi (a.s.) ka thёnё: “Kush i jep ushqim për të çelur një agjёruesi, merr tё njёjtin shpёrblim si agjёruesi, pa e cenuar shpёrblimin e agjёruesit”. Tirmidhiu thotё se hadithi ёshtё i mirё e i saktё.124

Njё transmetim tjetёr: “Kush i jep ushqim dhe pije njё për të çelur agjёruesi, ka tё njёjtin shpёrblim me të, pa e zvogëluar shpёrblimin e agjёruesit”.125

Kur Ebu Hurejrën (r.a.) e ftoi njё e afërme për iftar, ai i tha: “Po tё tregoj se, sa herë që dikush ha iftar tek njё familje, ajo familje merr tё njёjtin shpёrblim me atë të tij.” – “Do tё kisha dёshirё – tha gruaja - të vije prapë tek ne”. – “Dua ta bёj kёtё pёr familjen time”.126



Mësime dhe dispozita:

  1. Është bujaria e Allahut të Lartësuar që ka hapur rrugët e mirësisë dhe tё shpёrblimit. E tillë është nxitja pёr bamirësi dhe vendosja e shpёrblimeve të mëdha pёr kёtё vepёr.127

  2. Këtu tregohet mirёsia e ofrimit të iftarit. Kush ushqen njё agjёrues, ka tё njёjtin shpёrblim me agjёruesin.

  3. Allahu i Lartmadhёruar i jep shpёrblim nga Vetja e Vet atij qё ushqen agjёruesin, dhe jo nga shpёrblimi i agjёruesit. Ky ёshtё njё nga treguesit e bujarisё sё Allahut.128

  4. Është i pёlqyeshëm pranimi i ftesёs pёr iftar. Refuzimi i kësaj ftese nga frika se mos bie nё haram apo se mos pakësohet shpёrblimi është diçka e tepruar, sepse agjëruesit nuk i pakësohet shpërblimi kur ha iftar tek një tjetër. Refuzimi është i arësyeshëm kur personi ёshtё i pasur ndërsa ftesa ёshtё vetёm pёr fukarenjtё.

  5. Mësojmë për mirёsjelljen ndaj tё afёrmve dhe familjarëve, duke pranuar ftesën për iftar, me qëllim që ata të marrin shpërblimin e shtrimit të iftarit për agjëruesit, siç bëri Ebu Hurejra (r.a.).

  6. Qёllimi i ofruesit tё iftarit duhet tё jetё arritja e shpёrblimit tё kësaj vepre, si dhe nderimi i vёllait musliman, sidomos nёse agjёruesi ёshtё i varfёr.

  7. Iftarin mund ta shtrosh nё shtёpinë tënde dhe ta ftosh agjëruesin, ose mund t’ia dёrgosh atij, ose mund t’ia bleshë ushqimin. Nga ana tjetër, duhet tё kemi kujdes nga shpёrdorimi, sidomos që sofrat e iftarit në kohën tonë janë bërë të shumta.

  8. Nёsё dikush i jep njё tё varfri tё holla qё tё blejё ushqim, ndërsa i varfri blen me disa prej tyre ushqim dhe njё pjesё e ruan pёr nevojat e tij, dhuruesin e përfshijnë hadithet që flasin për mirësinë e shtrimit të iftarit për agjëruesit129.

16- VLERA E UMRES NЁ RAMAZAN

Ibn Abbasi (r.a.) tregon: “Kur u kthye Pejgamberi (a.s.) nga haxhi, i tha Ummu Sinan el Ensarijes: “Pse nuk e bëre haxhin?” Ajo i tha: “Burri im kishte dy deve, tё cilat i pёrdorte pёr vaditje. Me njёrёn prej tyre bёri haxhin, kurse tjetra ngeli për të bërë vaditjen e tokёs.” Atëherë, Pejgamberi (a.s.) tha: “Umreja nё ramazan është sikur të kryesh njё haxh me mua”.130

Po te Buhariu dhe Muslimi është hadithi: “Kur tё vijё ramazani, bёj umre, sepse umreja nё ramazan ka vlerёn e njё haxhi”.131

Pejgamberi (a.s.) i ka thёnё Ummu Meakil (r.a.): ‘Bёj umre nё ramazan, sepse ajo ёshtё si haxhi”.132 Po kështu vjen hadithi nga Xhabiri, Enesi, Ebu Hurejra dhe Vehb Ibn Hanbeshi (r.a.).133



Ibn Battali (Allahu e mёshiroftё!) ka thënë se Pejgamberi (a.s.) fliste për haxhin vullnetar, sepse dijetarёt e umetit pajtohen se umreja nuk e shlyen haxhin e detyrueshёm. Ndërsa hadithi: “Bёj umre nё ramazan, sepse ajo ёshtё si haxhi”, ka qёllim shpёrblimin e haxhit. Allahu ia jep mirёsitё atij që Ai do.134

Mësime dhe dispozita:

  1. Këtu duket mёshira dhe mirёsia e Allahut, që ka caktuar shpёrblime kaq të mëdha pёr punё tё vogla. E falёnderojmё Allahun pёr kёtё.

  2. Nё hadithe tregohet kujdesi dhe interesimi i Pejgamberit (a.s.) pёr popullin e tij. Pejgamberi (a.s.) ishte njeriu që ka kёshilluar me çiltërsi njerёzit më shumë se çdokush tjetër. Nga kjo rrjedh se çdokush që Allahu i ka lёnё nё kujdestari ndonjё grup njerëzish, ka detyrё qё tё jetё i butё me ta, t’i trajtojë me dashamirësi dhe çiltërsi, tё interesohet pёr çёshtjet e tyre dhe tё punojё pёr tё realizuar interesat e tyre fetare dhe sociale.

  3. Umreja nё ramazan nuk e shlyen haxhin e detyrueshëm, nuk zë vendin e tij, por ka shpёrblim sa një haxh. Dijetarёt kanё qëndrim unanim pёr kёtё.135

  4. Shpёrblimi i punёs shtohet në bazë të vlerёs sё kohёs, siç shtohet me sinqeritetin dhe përkushtimin.136

  5. Si ky hadith ka edhe tё tjerё, si pёr shembull: “Surja “Kul huu’allahu ehad” vlen sa njё e treta e Kuranit”. Domethënë, ka të njëjtin shpёrblim, por nuk zё vendin e leximit tё Kuranit.137

  6. Umreja nё ramazan arrin shkallёn e haxhit, pёr arsye se ramazani ёshtё muaj madhёshtor. Shenjtёria e muajit ramazan bashkohet me shenjtёrinë e umres dhe vendit ku ajo kryhet. Vlera e kohës dhe vendit të umres është konsideruar e barabartë me vlerën e kohës së haxhit (muajve të haxhit) dhe vendit të tij138. Përveç kësaj, vёshtirёsia dhe lodhja qё ka umreja nё ramazan, kur je me agjërim, - apo edhe kur nuk je me agjërim, pёr arsye tё udhëtimit. Pejgamberi (a.s.) i ka thёnё Aishes (r.a.), pasi e ka urdhëruar tё bёjё umre: “Ajo (Umrja) vlerësohet në bazë tё lodhjes tёnde”, ose: “...sipas masës së shpenzimeve tё tua.”139

  7. Kёtё mirёsi e pёrfiton kushdo që kryen ritet e umres nё ramazan, edhe nёse nuk qёndron nё Mekë, por largohet menjёherё mbas kryerjes sё umres.

  8. Nga kёto hadithe nuk duhet tё kuptohet që duhet të bësh sa më tepër umre brenda një ramazani, duke dalë nga zona e shenjtë (harem) në zonën jo të shenjtë e duke bërë kështu më shumë se një umre në të njëjtin muaj. Kjo vepёr, e cila ёshtё pёrhapur shumë kёto kohё, ёshtё nё kundёrshtim me traditën e Profetit (a.s.) dhe të sahabëve, sepse nuk ka dëshmi që ndonjёri prej tyre të ketë bёrё mё shumё se njё umre brenda një muaji apo në një vajtje atje.140

  9. Ai i cili vendos tё qёndrojё pranë Shtёpisё sё Shenjtё tё Zotit (Qabesë) nё ramazan ose nё dhjetёditёshin e fundit tё tij, e ka detyrё të ruhet më fort nga harami, sepse e keqja në atë vend ёshtё mё e madhe se nё vendet e tjera. Po kur shtohet këtu edhe shenjtёria e ramazanit?!

  10. Ai që merr me vete familjen dhe fёmijёt pёr tё qёndruar nё Vendin e Shenjtё nё ramazan duhet të ketë kujdes qё edhe ata tё mos bien nё harame, se ndryshe mund marrin mё shumё gjynahe se shpёrblime.

  11. Nёse bën ihram (nijetin) pёr tё bёrё umre dhe arrin nё Mekё ndёrkohё qё je me agjërim, dhe duhet qё tё zgjedhёsh: ose të ndërpresësh agjërimin dhe tё kryesh umren, ose tё presёsh derisa tё perёndojё dielli, pastaj ta kryesh umren, mё e mira ёshtё tё ndërpresësh agjërimin gjatё ditёs dhe ta kryesh umren, sepse mё e mira ёshtё ta kryesh umren sapo tё arrish nё Mekё, ashtu siç ka vepruar Pejgamberi (a.s.).

17- VLERA E SYFYRIT (1)

Ebu Seid el Hudriu (r.a.) rrëfen se Pejgamberi (a.s.) ka thёnё: “Ushqimi që hahet në syfyr ёshtё bereqet (i begatë), prandaj mos e lini atё, qoftё edhe duke pirë veç njё gllёnjkё ujё, se ata qё hanё syfyr i lavdëron Allahu, kurse melekёt kёrkojnё falje pёr ta.”141

Abdullah el Harithi (r.a.) përcjell nga një sahab se, njëherë, njё burrё hyri te Profeti (a.s.) dhe e gjeti duke ngrёnё syfyr. Profeti (a.s.) i tha: “Ushqimi i syfyrit ёshtё begati që jua ka dhënë Allahu, prandaj mos e lini atё”.142

Ebu Suvejdi, një nga sahabët, tregon se Pejgamberi (a.s.) është lutur: “O Allah, mëshiroji ata qё hanё syfyr!”. Ubade Ibn Nesij rrëfen: “Mё herët thuhej: ‘Ha syfyr, qoftё edhe vetëm ujё, sepse kanë thënë që është i bekuar”.143

Ibn Omeri (r.a.) tregon se Pejgamberi (a.s.) ka thënë: “Me tё vёrtetё, Allahu i mëshiron dhe melekët kёrkojnё falje pёr ata qё hanё syfyr”.144

Gjithashtu, Ebu Hurejra (r.a.) tregon se Pejgamberi (a.s.) ka thёnё: “Sa ushqim i mirё pёr syfyr ёshtё hurma e arabisë”.145



Mësime dhe dispozita:

  1. Mësojmë për vlerën e ushqimit të syfyrit, si bekim dhe lehtёsim nga Allahu, tё Cilin e falënderojmё pёr kёtё.

  2. Nga bereqeti i syfyrit është dhe fakti se Allahu dhe melekёt çojnё salavate mbi ata qё hanё syfyr. Salavati nga Allahu për ata që hanë syfyrë është mёshira që bën për ta, kёnaqësia e Tij prej veprёs sё tyre dhe lavdёrimi i tyre, ndërsa salavati i melekёve është kёrkimi i faljes pёr ta.146

  3. Pejgamberi (a.s.) e ka ndaluar lёnien e syfyrit, dhe kjo tregon rëndësinë e tij.

  4. Syfyri mund të quhet duke ngrënë diçka, sado e vogёl qoftё, madje edhe njё gllёnjkё ujё, ashtu siç pёrmendet në hadithe.

  5. Ushqimi mё i mirё në syfyr janë hurmat e arabisë, sepse Pejgamberi (a.s.) i ka lavdёruar ato.

  6. Çdo musliman duhet tё kujdeset ta ruajë kёtё traditë profetike, duke ngrënë syfyr, qoftё edhe diçka tё vogёl.

18- VLERA E SYFYRIT (2)

Nga Enesi Ibn Maliku (r.a.) përcillet se Profeti (a.s.) ka thёnё: “Hani syfyr, se me tё vёrtetë syfyri ka bereqet”.147

Amru Ibn el Asi tregon se Pejgamberi (a.s.) ka thёnё: “Dallimi mes agjёrimit tonё dhe agjёrimit tё ithtarёve tё Librit ёshtё vakti i syfyrit.”148

Irbad Ibn Sarijeh rrëfen: “Mё ftoi njëherë Pejgamberi (a.s.) pёr tё ngrёnё ushqim syfyri nё ramazan, duke më thënë: “Eja nё njё mëngjes tё begatshëm!”.149

Mikdam Ibn Meadijkerib përcjell se Pejgamberi (a.s.) ka thёnё: “Hani vaktin e syfyrit, se ai ёshtё me tё vёrtetё ushqim i begatshëm”.150

Kuptimi ёshtё që ta mos e lëmë asnjëherë pa ngrënë vaktin e syfyrit.

Në hadithin e mësipërm është përdorur fjala arabe Es-sehur, në gjuhën shqipe syfyri që nënkupton ushqimin e pregatitur për atë vakt. Gjithashtu po kjo fjalë arabe duke marrë një formë tjetër si Es-suhur, nënkupton veprimin e ngrënies në kohën e syfyrit. Kjo formë rrjedh nga fjala es-sehar që tregon pjesën e fundit të natёs.151

Bereqeti (begatia) ёshtё ekzistenca e hajrit të krijuar nga Allahu nё diçka me bollëk dhe vazhdimësi; mirësi pas mirësie.152



Për hadithin: “Eja nё njё mëngjes tё begatshëm”, Hattabi (Allahu e mёshiroftё!) thotë: “Është quajtur ‘mëngjes’, sepse ky vakt e forcon agjёruesin, njëlloj sikur tё kishte ngrёnё mëngjes.”153

Mësime dhe dispozita

  1. Mësojmë se nё syfyr zbret bekimi i Zotit. Allahu bekon atё qё dёshiron, dhe një prej tyre ёshtё syfyri.

  2. Dijetarёt kanё qëndrim unanim se ngrёnia e syfyrit ёshtё e pёlqyeshme, jo e detyrueshme. Gjithashtu, syfyri ёshtё një veçori e kёtij umeti nё agjёrim.154

  3. Disa nga begatitё e syfyrit janё:

  1. Respektimi i normave të fesë, sepse Pejgamberi (a.s.) ka urdhëruar pёr ngrёnien e syfyrit. Bindja ndaj Pejgamberit (a.s.) jep dobi për këtë jetë dhe tjetrën.155

  2. Me ngrёnien e syfyrit bëhet dallim me ithtarёt e Librit, sepse ata nuk hanё syfyr.156 Dallimi me ta është një nga bazat kryesore të fesё sonё, prandaj ёshtё ndaluar pёrngjasimi me ta nё simbolet e tyre nё fe, zakone apo moral.

  3. Ngrёnia e syfyrit jep forcё pёr tё agjёruar dhe pёr bindje ndaj Zotit gjatё ditёs. Po ashtu, ajo largon sjelljen e keqe, që vjen si rezultat i urisё dhe etjes.157

  4. Kush çohet për syfyr ka mundësi t’i kёrkojё falje Zotit tё Lartёsuar, ose ta pёrmendё Atё, ose t’i lutet Atij, meqёnёse ёshtё kohё kur shpresohet pranimi i lutjeve. Kjo ёshtё e parealizueshme nëse fle gjumё nё këtё kohё. Allahu i ka lavdёruar ata tё cilёt i kёrkojnё falje Atij natёn.

  5. Ai që çohet për syfyr do ta falё namazin e sabahut nё kohё dhe me xhemat. Ndoshta shkon herёt nё xhami dhe merr shpёrblimin e faljes nё rresht tё parё dhe afёr imamit, duke shtuar edhe shpёrblimin e pёrsёritjes sё ezanit dhe faljen e suneteve para farzit. Ndër sunetet më të forta janë dy rekatet sunet të sabahut, siç ёshtё përcjellë nё një hadith: “Sunetet e sabahut janë mё të mirё se dynjaja dhe çfarë ka nё tё”.

  6. Kush çohet për syfyr i bëhet e mundur të japë sadaka njё pjesё tё ushqimit tё tij atij qё ia lyp, ose tё hajё ushqim bashkë me nevojtarin, duke marrё shpёrblimin e tij dhe shpërblimin e ushqyerjes sё lypsit a nevojtarit.158

  7. Nё syfyr falёnderohet Zoti i Lartmadhërishёm pёr mirёsitё qё na ka dhënё. Një prej këtyre mirësive është lehtësimi dhe lejimi i agjëruesit të hajë ushqim që prej perëndimit të diellit e deri në agim, gjë që më parë pati qenë e ndaluar .159



  1. Muslimani nuk duhet ta neglizhojё kёtё traditë të bukur, meqenёse Pejgamberi (a.s.) ka thёnё: “Mos e lini atё”, dhe me nijetin e mirë në vëmendje tё shpresojё shpёrblimin për këtё, nё mёnyrё qё syfyri tё mos i bёhet thjesht një zakon.160

  2. Mësojmë mbi pёlqyeshmёrinë e ftesёs së të tjerëve pёr syfyr si dhe të pranimit të saj, sepse Pejgamberi (a.s.) ftoi Irbad Ibn Sarijeh pёr tё ngrёnё syfyr bashkë me tё. E pёlqyeshme është edhe mbledhja pёr tё ngrёnё sё bashku, sepse ёshtё një variant tjetёr hadithi: “Ejani të hamë bashkë ushqim të bekuar.”161

  3. Hattabi (Allahu e mёshiroftё!) thotë: “Këtu shihet se kjo fe ёshtё me lehtёsime dhe pa vёshtirёsi. Ndryshe ishin rregullat fetarë të ithtarëve të librit të cilët, nëse i zinte gjumi pas iftarit, nuk u lejohej të konsumonin përsëri ushqim dhe pije deri në agim. Allahu bëri lehtësim për ne me fjalën: ““..dhe hani e pini derisa të dalloni qartë perin e bardhë (bardhësinë) të agimit nga peri i zi (errësira)”. [el Bekare: 187]”. E falёnderojmё Allahun shumё pёr mirёsitё qё na ka dhёnё, tё cilat nuk mund tё numёrohen.

19- KOHA E NGRËNIES SË SYFYRIT

Ibn Mesudi (r.a.) tregon se Profeti (a.s.) ka thёnё: “Mos e ndërprisni syfyrin prej ezanit të Bilalit.” Ose: “Ai e thёrret ezanin, me qëllim qё tё kthehet ai qё ёshtё duke falur namaz nate, dhe që të zgjojë atë qё ёshtё duke fjetur. Agimi nuk ёshtё tё themi kёshtu – Jahja Ibn Seijd mblodhi shuplakat e duarve - derisa tё thotё kёshtu – dhe Jahja shtriu dy gishtat tregues (horizontalisht)”.162

Sehl Ibn Seadi (r.a.) rrëfen: “Haja syfyr me familjen time, pastaj shpejtoja qё ta arrija namazin e sabahut me Pejgamberin (a.s.).”

Te Buhariu qëndron: “Pastaj shpejtoja qё tё arrija sexhden me Pejgamberin (a.s.)”163

Zirr Ibn Huvejsh (Allahu e mёshiroftё!) tregon: “Hëngra syfyr me Hudhejfen (r.a.) e pastaj dolёm pёr namaz. Kur arritёm nё xhami, falёm dy rekatë (sunete). Pastaj u thirr ikameti pёr farzin. Mes tyre ishte njё kohё shumё e shkurtёr.”164

Kuptimi i hadithit: “Ai e thёrret ezanin, me qëllim qё tё kthehet ai qё ёshtё duke falur namaz nate...” ёshtё: Bilali e thёrret ezanin natёn, qё t’iu tregojё juve se agimi nuk ёshtё larg, e kështu ta kthejё atё qё ёshtё duke falur namaz nate, qё tё pushojё ose tё flejё pak, qё tё zgjohet i zellshëm, ose tё falё vitrin nёse nuk e ka falur, ose tё pёrgatitet pёr namazin e sabahut, nёse ka nevojё pёr pastrim, ose ndonjë gjë tjetёr.165

Ndërsa: “...që të zgjojë atë qё ёshtё duke fjetur”, domethnë, tё pёrgatitet pёr sabah, të falë pak namaz nate, të falë vitrin, ose tё hajё syfyr nёse do tё agjёrojё, ose tё lahet apo tё marrё abdes, ose diçka tjetёr.166

Mësime dhe dispozita:


  1. Pejgamberi (a.s.) dhe shokёt e tij e kanё shtyrë syfyrin deri afёr agimit.167Aq shumë e vononin syfyrin sa që hanin vetëm një pjesë të ushqimit të përgatitur dhe shpejt e shpejt nga frika se mos ju kalonte namazi i sabahut me xhemat, ose koha e ngrënies së syfyrit. Kështu suneti është që ngrënia e syfyrit të vonohet deri afër agimit.

  2. Lejohet shpejtimi nё ngrёnie, nё rast nevoje. Imam Buhariu nё librin e tij ka shkruar njё kapitull të emërtuar: “Kapitulli i shpejtimit tё ngrënies për syfyr.”168

Maliku sjell nga Abdullah Ibn Ebi Bekr, e ky nga i ati, rrëfimin: “Nё ramazan, largoheshim nga namazi i natёs dhe i shpejtonim shёrbyesit qё tё na sillnin ushqimin, nga frika se mos hynte agimi”.169

20- Koha e syfyrit (2).

Buhariu dhe Muslimi shënojnë nga Abdullah Ibn Umeri (r.a.) se i Dërguari (a.s.) ka thënë: “Bilali e thërret ezanin natën, prandaj hani dhe pini derisa të thirret ezani tjetër nga Ibn Ummi Mektumi. Ibn Ummi Mektumi, ngaqë ishte i verbër, nuk e thërriste ezanin derisa t’i thoshin njerëzit: “U gdhi, u gdhi".

Sipas një varianti tjetër që gjendet tek Muslimi, shënohet: "I Dërguari (a.s.) kishte dy muezinë, Bilalin dhe Ibn Umi Muktumin, i cili ishte i verbër. Prandaj i Dërguari (a.s.) ka thënë: “Bilali e thërret ezanin natë, prandaj hani e pini derisa ezani të thirret nga Ibn Ummi Mektumi.” Diferenca ndërmjet dy ezaneve ishte vetëm aq sa zbriste njëri (nga muri) dhe ngjitej tjetri lart”.170

Semurah Ibn Xhundubi (r.a.) tregon se Profeti (s.a.v.s) ka thënë: “Mos e ndërprisni syfyrin prej ezanit të Bilalit, as prej dritës së bardhë që shfaqet vertikalisht, por prisni derisa të përhapet drita fort kështu”. Hamadi (një transmetues i hadithit) e tregoi me duar përhapjen e dritës së agimit të vërtetë, duke bërë të ditur se drita përhapet horizontalisht. Këtë e shënon Muslimi.

Nesaiu shënon një variant tjetër kështu: “Mos u mashtroni me ezanin e Bilalit, e as me këtë dritën e bardhë (e ka fjalën për dritën e parë, që është drita e agimit të rremë dhe që shfaqet vertikalisht e ngritur lart në qiell), por prisni derisa drita të përhapet fort (në vijën horizontale) kështu e kështu”. Ebu Daud Et Tajalisi tregon: “Ai shtriu duart, duke i hapur majtas dhe djathtas.171

Ebu Hurejre (r.a) tregon se Profeti (a.s.) ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush dëgjon ezanin dhe ka enën e ushqimit në dorë, të mos e lejë enën, por le të vazhdojë derisa ta mbarojë." Kështu e shënon Ebu Daudi, ndërsa Hakimi e vlerëson të saktë.172

Në variantin e Ahmedit është edhe kjo shtesë: "Muezini e thërriste ezanin kur fillonte të shfaqej agimi"173.


Yüklə 0,8 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   12




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©www.genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə