Republika e shqipërisë KËshilli I ministrave ministri për inovacionin dhe teknologjinë e informacionit e të komunikimit



Yüklə 173,99 Kb.
səhifə3/3
tarix26.03.2018
ölçüsü173,99 Kb.
#34025
1   2   3

Neni 53
I.Në qendrat e komandimit kryhet përpunimi online i prurjeve të të dhënave bazë nga stacionet

bazë si dhe përpunimi i mëtejshëm i këtyre prurjeve.


II.Përpunimi i matjeve në kohë reale kalon nëpër etapat e mëposhtme:


  1. Kontroll aktual të prurjeve me të dhëna bazë dhe analizë të rezultateve të matjeve.

  2. AnalIzë në shkallë rrjeti për të dhënat bazë.

  3. Gjenerim produkti nga stacionet bazë dhe nga rrjeti i stacioneve.

  4. Ruajtje të të dhënave fillestare nga stacionet bazë.

III.Përpunimi i matjeve jashtë kohës reale është i destinuar:




  1. Për plotësim të kërkesave që vinë për përcaktimin e rezultateve të matjeve GNSS mbas procesit të matjeve (PP).

  2. Për mbajtjen e arkivit të matjeve.

  3. Për monitorimin e qëndrushmërisë së stacioneve bazë.

  4. Për të gjeneruar raporte dhe aktivitete të tjera që lidhen me procedurën e punës.


Neni 54
Shërbimi ndaj përdoruesve kryhet në përputhje me kërkesat e mëposhtme:
I.Llojet e të dhënave që ofrohen për përdoruesit:
1. Të dhëna bazë nga stacione të veçanta të rrjetit.

2. Produkte të rrjetit, të përftuara si rezultat i përpunimit të matjeve nga stacionet e rrjetit dhe

matjet e sintetizuara të stacioneve bazë virtualë si dhe korektura që mundësojnë të punohet

me metodat diferenciale dhe ato RTK.


II.Dhënia e aksesit si minimum i nevojshëm për përdoruesit, duhet të përfshijë këto shërbime:


  1. Të dhëna bazë për RTK.

  2. Të dhëna bazë për përpunim të matjeve mbas procesit të matjeve.

  3. Korektura diferenciale në kohë reale.

III.Shërbimi në kohë reale është individual për çdo marës GNSS të përdoruesve, të cilët kanë

njoftuar paraprakisht qendrën e kontrollit, njoftimi paraprak përmban:


  1. Të dhëna identifikuese.

  2. Vendodhjen e përafërt, në formatin NMEA(National Marine Electronics Association).

  3. Natyrën e shërbimit që kërkohet nga përdoruesi.

  4. Detaje për mënyrën se si do të komunikohet.

IV. Shërbimi në kohë reale mundësohet nëpërmjet prurjeve me të dhëna në seri ose TCP/IP

(Transmission Control Protocol/ Internet Protocol), me përmbajtjen e kërkuar paraprakisht

nga përdoruesi duke u bazuar në formatin RTCM.


V. Ofrimi i të dhënave për përpunim simbas metodës, mbas procesit të matjeve (PP), kryhet në

bazë të marveshjes me ofruesin e shërbimeve të rrjetit.Të dhënat e kërkuara ofrohen në

formatin RINEX.


Kapitulli VI
ÇERTIFIKIMI I INFRASTRUKTURËS GNSS

Seksioni i parë
RREGULLA PËR ÇERTIFIKIMIN E INFRASTRUKTURËS
Neni 55
I. Ç’do infrastrukturë GNSS, i nënshtrohet çertifikimit periodik nga ana e ASIG.
II.Në rastin e egzistencës së infrastrukturave GNSS private, bëhet kërkesë për çertifikim pranë

ASIG nga ana e pronarit ose operatorit .


III. Bashkë me kërkesën për çertifikim paraqiten dhe dokumentat që parashikon neni 59.
IV.Kërkesa e paraqitur simbas paragrafit II, të këti neni, meret në shqyrtim nga ASIG brenda një

afati kohor prej tre muajsh nga dita e paraqitjes së kërkesës.


Neni 56
I.Kërkesa për çertifikim që parashikon nenit 55, paragrafi II, shqyrtohet nga një komision i

posaçëm, që krijohet me urdhër të drejtorit të ASIG.


II. Në përbërjen e komisionit që parashikon paragrafi I, i këti neni, ka përfaqësues nga ASIG,

Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Palujtshme, Instituti Gjeografik Ushtarak,

Departamenti i Gjeodezisë.
III. Rezultatet e punës së komisionit të posaçëm që parashikon paragrafi i I i këti neni, bëhen të

ditura me një protokoll i cili duhet të ketë mare më parë miratimin e drejtorit të ASIG.


Neni 57
I.Mbas kryerjes së procedurës së çertifikimit që parashikon neni 60 i këti ligji dhe hartimit të

protokollit që parashikon neni 56, paragrafi III, i këti ligji, ASIG vepron si më poshtë:


1. Jep çertifikatë vlefshmërie për një afat kohor prej dy vitesh.

2. Bën vërejtjet e nevojshme dhe jep rekomandime për rregullimin e mangësive dhe nëse

korrigjimet bëhen në afatet e caktuar jep çertifikatën ashtu siç parashikohet në pikën 1 të

këti paragrafi.

II. Çertifikata e vlefshmërisë që jepet në përputhje me pikën 1, të paragrafit I, të këti neni,

përmban informacion për:

1.Stacionet bazë në përbërje të infrastructures GNSS , konkretisht për:


  1. Plotësimin e kërkesave për vendndodhjen e stacioneve bazë dhe distancat midis tyre.

  2. A kanë stacionet bazë koordinata dhe kuota në KRGJSH- 2010.

2. Shërbimet për përdoruesin që ofron infrastruktura që çertifikohet dhe mjetet teknike për

mundësimin e tyre:



  1. Përpunim matjesh në kohë reale (RT) dhe mbas procesit të matjeve (PP).

  2. Protokollet dhe formatet e ofrimit të të dhënave për mënyrat e përpunimit që parashikon pika a e këti paragrafi.

  3. Detaje lidhur me aksesin për shërbimet e ofruara.

III.ASIG, informon zyrtarisht subjektin që aplikon për çertifikim duke i bërë njëkohësisht të

ditura edhe kufizimet që vendosen për infrastrukturën e tij, nëse ka të tilla.
IV.Vlerësimi i gjendjes së infrastrukturës GNSS nuk mund të bëhet në rast se në dokumentat që

parashikon neni 59, ka të dhëna të pasakta ose të paplota si dhe atëhere kur vërehen shmangie

nga kërkesat e parashikuara në paragrafin I, të nenit 6 dhe paragrafin I, të nenit 8.
V. Informacioni aktual për infrastrukturat GNSS të çertifikuara si dhe rezultatet e analizave të

kryera në përputhje me nenin 58, paragrafi III, evidentohet në faqen zyrtare të ASIG.


Neni 58
I.Operatorët që kanë rrjete infrastrukturore GNSS të çertifikuara, venë në dispozicion të ASIG të

dhëna për çdo stacion bazë siç parashikon neni 29, paragrafi IV, pika 1 e këti ligji, të cilat

duhet të jenë regjistruar jo më herët se dy javë nga moment i paraqitjes, këto të dhëna duhet të

jenë regjistruar në një interval prej 30 sekondash.


II. Kërkesat teknike që parashikon paragrafi I, i këti neni, saktësohen nga komisioni i ngritur

simbas kërkesave të nenit 56, paragrafi I.


III. Duke u bazuar në të dhënat e siguruara sipas paragrafit të I, të këti neni, ASIG përcakton

seritë kohore për koordinatat e stacioneve bazë, për të ushtruar kontroll periodik lidhur me

qëndrueshmërinë e stacioneve bazë. Seritë kohore analizohen për praninë e:


  1. Shmangieve në formën e kërcimit nga tendenca e zakonshme e ç’do serie.

  2. Ndryshime të menjëhershme të tendencës për ç’do seri.

  3. Ndryshime të dukshme të shpejtësisë me të cilën ndryshojnë koordinatat e stacioneve bazë, krahasuar me vlerat tipike të ndryshimit të shpejtësisë për një rajon konkret.

IV. Në rast se në seritë kohore verifikohen anomali të cilat i parashikon pika 3 e paragrafit III, të

këti neni dhe këto anomaly tejkalojnë trefishin e gabimit mesatar kuadratik të ndryshimit të

koordinatave të pikës përkatëse, ASIG paralajmëron personat të cilët simbas nenit 55,

paragrafi II, kanë kërkuar çertifikim.

Seksioni i dytë
DOKUMENTA TË NEVOJSHME PËR ÇERTIFIKIMIN E INFRASTRUKTURËS GNSS
Neni 59
Për çertifikim të infrastructures GNSS, së bashku me kërkesën për çertifikim që parashikon neni

55, paragrafi II, paraqiten edhe dokumentat e mëposhtme:




  1. Të dhëna për pronarin dhe operatorin e infrastructures GNSS.

  2. Skema e vendosjes së stacioneve bazë.

  3. Të dhëna për vendndodhjen e stacioneve bazë dhe qendrës së komandimit.

  4. Rezultate nga monitorimi i qëndrueshmërisë së stacioneve bazë, të kryera nga operatori, mbas çertifikimit pararendës.

  5. Informacion për paisjet teknike të stacioneve bazë dhe qendrës së kontrollit.

  6. Dëshmi për skemën e komunikimit.

  7. Dëshmi për furnizimin me energji të stacioneve bazë dhe qëndrës së kontrollit.

  8. Përshkrim i shërbimeve të ofruara për përdoruesit.


Seksioni i tretë
PROCEDURA E ÇERTIFIKIMIT TË INFRASTRUKTURËS GNSS
Neni 60
Procedura e çertifikimit përfshin:
I.Verifikim të dokumentacionit egzistues për teknikën bazë dhe softet që mundësojnë

funksionimin e stacioneve bazë apo rrjetit GNSS, si më poshtë:




  1. Dëshmi që lidhen me origjinën e prodhimit.

  2. Pëputhja me standartet e BE.

  3. Rezultatet e kalibrimit të antenave GNSS.

II.Shqyrtim të ecurisë mbas çertifikimit pararendës, nëse ka patur ndryshime në:




  1. Vendndodhjen dhe paisjet e stacioneve bazë.

  2. Rinovimin e softeve bazë.

  3. Procedurën e shërbimit ndaj përdoruesve.

III. Kontrolli i koordinatave të stacioneve bazë, kryhet në bazë të rezultateve të matjeve të

kryera nga ASIG dhe që kanë vazhduar pa ndërprerje për 14 ditë e netë.

IV.Kontroll i rezultateve të monitorimit të qëndrueshmërisë së stacioneve bazë, që kryhet

nga operatori mbas çertifikimit pararendës, jo më rrallë se njëherë në gjashtë muaj.
V. Kontroll i mjeteve të komunikimit dhe ndryshimeve të mundshme mbas çertifikimit

pararendës cili përfshin:


1. Prezencën e linjës reserve të komunikimit.

2. Procedurën e kalimit nga linja bazë në linjën rezervë dhe rivendosjen përsëri të linjës

bazë.

3.Të dhëna lidhur me shkaqet më të shpeshta që shkaktojnë ndërprerjet dhe masa për



eleminimin e tyre.
VI. Gjendja e sigurisë së komunikimit në rajonin që mbulohet nga infrastruktura dhe

ndryshimet e kësaj gjendje mbas çertifikimit pararendës.


VII. Shqyrtim të qëndrushmërisë së sistemit të furnizimit me energji për stacionet bazë dhe

qendrën e komandimit.


VIII. Testim, lidhur me ofrimin e shërbimit në kohë reale për rajone të përcaktuara nga ASIG
IX. Kontroll i gjendjes se arkivit me të dhënat e mbledhura;


  1. Për arkivin operativ, rruajtja e të dhënave zgjat për tre muaj.

  2. Për arkivin e jashtëm rruajtja e të dhënave zgjat për një afat minimal prej 3 vjetësh.

X. Stacionet infrastrukturore GNSS të vetmuara të destinuar për matje me metodat

diferenciale nuk i nënshtrohen çertifikimit.
Neni 61
I.Me kërkesë të personave që parashikohen në nenit 55, paragrafi II, çertifikata të cilës i ka

mbaruar afati i vlefshmërisë, mund të vazhdojë të përdoret vetëm në rast se plotësohen kushtet

e mëposhtme:
1. Nuk ka ndryshime në lidhje me gjithçka parashikohet në nenin 57, paragrafi II.

2. Janë marë në kohë mast lidhur me të gjitha paralajmërimet e bëra simbas nenit 58,

paragrafi IV.
II.Për ta vazhduar vlefshmërinë e çertifikatës, komisioni i ngritur në bazë të nenit 56, paragrafi I,

mund të kryejë edhe vetë, nëse e konsideron të nevojshme, një ose disa nga procedurat për

çertifikim që parashikon neni 60 dhe rezultatet i formulon në përputhje me nenin 56,

paragrafi III.

III.Nëse nuk plotësohen kushtet e parashikuara në paragrafin I, të këtij neni, për çertifikim të ri

veprohet siç parashikon neni 55 i këtij udhëzuesi.


IV.Procedura që parashikon paragrafi I, i këtij neni, vijon dhe përfundon në përputhje me nenin

57, të këtij udhëzuesi.


Neni 62
I.ASIG paralajmëron operatorët e infrastrukturave GNSS, me heqje të çertifikatës në rastet e

mëposhtme:


1. Kur nuk meren në konsideratë kërkesat dhe rekomandimet që parashikohen në nenin 58.

2. Kur nuk njoftohet ASIG për ndryshimet e mundshme të parashikuara në nenin 57,

paragrafi II.
II. Në paralajmërimin që bën ASIG, simbas paragrafit I, vendos edhe afate për mënjanimin e

mangësive të evidentuara.


III. Në rast se operatorët nuk respektojnë afatet e caktuara simbas paragrafit II, operatorëve u

hiqet çertifikata.


IV.Me kërkesë të personave që parashikon neni 55, paragrafi II, çertifikatës mund ti ndërpritet

vlefshmëria.


V. Vendimet për ndërprerjen e vlefshmërisë apo heqjen e një çertifikate, pasqyrohen në web

sajtin e ASIG.




Neni 63
Dispozita përmbyllëse


  1. Udhëzimet plotësuese për zbatimin e këtij udhëzuesi i jep ASIG.

  2. Udhëzuesi është i detyrueshëm për të gjitha institucionet, ndërmarjet, personat fizikë, të cilët tenderojnë, planifikojnë, kryejnë, kontrollojnë apo marin në dorzim punime gjeodezike për përcaktimin e koordinatave të pikave.

  3. Udhëzuesi hyn në fuqi ditën e botimit në gazetën zyrtare.




faqe nga


Yüklə 173,99 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©www.genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə