Republika e shqipërisë KËshilli I ministrave ministri për inovacionin dhe teknologjinë e informacionit e të komunikimit



Yüklə 173,99 Kb.
səhifə1/3
tarix26.03.2018
ölçüsü173,99 Kb.
#34025
  1   2   3



REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KËSHILLI I MINISTRAVE

MINISTRI PËR INOVACIONIN DHE TEKNOLOGJINË E INFORMACIONIT E TË KOMUNIKIMIT

Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Këshilli i Ministrave Al 1000Tel: +355 4 2277306 Fax: +355 4 2248298


UDHËZUES
Nr. 3, datë 06.09.2013
PËR

PËRCAKTIMIN E PIKAVE GJEODEZIKE ME NDIHMËN E SISTEMEVE GLOBALE SATELITORE TË NAVIGIMIT (GNSS)
Në mbështetje të nenit 9, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.669, datë 7.08.2013, me propozim të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, udhëzon:

Kapitulli I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Seksioni i parë
OBJEKTI I UDHËZUESIT
Neni 1
I. Me këtë udhëzues rregullohen kushtet që duhen plotësuar për të mundësuar përdorimin e

Sistemeve Globale Satelitore të Navigacionit (GNSS) për punime gjeodezike, të cilat kryhen

për llogari të qeverisë qëndrore dhe të pushtetit lokal dhe lidhen me:


  1. Përcaktimin e pikave gjeodezike të rrjeteve lokale, rrjeteve ekuivalente me to si dhe për

rrjetet që u përgjigjen kërkesave edhe më të larta se këto.

  1. Përcaktimin e pikave të bazamentit gjeodezik në punimeve të ndryshme ose pikave

ekuivalente me to.

3. Kryerjen e rilevimve me teknika të ndryshme.

4. Trasimin.
II. Punimet e parashikuara në paragrafin I të këtij neni, mbështeten në pikat e Rrjetit Shtetëror

GPS ose në rrjetet infrastrukturore apo stacionet GNSS që ofrojnë shërbim në territorin e



vendit.
Neni 2
Në këtë udhëzues termat e mëposhtme kanë këtë kuptim:


  1. “Stacion bazë” është pika, në të cilën kryhen matje GNSS, nga të cilat përftohen të dhëna bazë, të destinuara për përcaktimin e pikave të tjera me ndihmën e metodave relative ose diferenciale.

  2. “Stacion virtual” është një stacion bazë fiktiv, për të cilin sintetizohen matje GNSS, me ndihmën e infrastructures GNSS.

  3. “Rrjet GNSS i lidhur” është një rrjet pikash, të përcaktuara me ndihmën e matjeve GNSS, në të cilin përfshihen të paktën tre pika fillestare.

  4. “Pika nyje” është një pike karakterisike në poligone dhe rrjete gjeodezike.

  5. “GNSS ose Sistem Global Satelitor Navigimi” janë sisteme që mundësojnë përcaktimin e vendndodhjes, kohës dhe shpejtësisë së lëvizjes. Në gjeodezi ato mundësojnë përcaktimin e koordinatave hapësinore, nëpërmjet përpunimit të informacionit që përmbajnë radiovalët e emetuara nga satelitët e këti sistemi.

  6. “Infrastruktura GNSS” është tërësia e stacioneve bazë GNSS në aktivitet të vazhdueshëm, të destinuar tu shërbejnë përdoruesve në një territor të caktuar, duke ju siguruar atyre të dhëna bazë për përcaktimin e pikave me metodat relative ose diferenciale GNSS, në kohë reale apo me përpunim të mëvonshëm. Mund të ndërtohet në formë rrjeti ose stacion bazë i vetmuar që I nënshtrohet çertifikimit nga ASIG.

  7. “Rrjet GNSS me minimumin e pikave fillestare” është një rrjet pikash, të përcaktuara me ndihmën e matjeve GNSS, në të cilin kemi vetëm një pike fillestare.

  8. “Korektura diferenciale” janë të dhëna që përcaktohen në stacionet bazë, me ndihmën e tyre korigjohen matjet në pikën që përcaktohet duke na lejuar kështu të arimë një saktësi der në 0.5 m.

  9. “Metodat diferenciale GNSS e kodeve” janë mënyrat që përdorin korekturat diferenciale për të përcaktuar pikat me një saktësi deri 0.5 m.

  10. “Të dhëna individuale” janë ato të dhëna që lidhin matjet GNSS me pikën gjeodezike si: identifikatori, lartësia dhe eksentriciteti i antenës GNSS, atribute, komente dhe të dhëna audio-vizuale.

  11. “Rrjeti infrastrukturor GNSS” është një rrjet që përbëhet nga stacione bazë GNSS që punojnë pa ndërpreje dhe janë të lidhur me një qendër komandimi.

  12. “Metoda kinematike GNSS” janë metoda që shërbejnë për përcaktimin e pozicionit të pikave që janë në lëvizje ose për përcaktim të shpejtë të pozicionit të pikave fikse, që bëhet me ndihmën e matjeve fazore GNSS dhe të dhënave bazë.

  13. “Pikat kontur” janë pikat që ndodhen në konturet e objekteve lineare apo poligonale.

  14. “Sisteme Lokale Koordinatash dhe Kuotash” janë të gjitha sistemet e tjera gjeodezike të ndryshëm nga KRGJSH -2010 dhe WGS 84.

  15. “Metoda fazore relative GNSS “janë metodat që përcaktojnë pikat me saktësi centimetrike ose më të lartë.

  16. “Marës GNSS i lëvizshëm” është pjesë e kompletit GNSS me të cilën kryhen matje në pikat që përcaktohen.

  17. “Stacion bazë për përdorim” është stacion që krijohet nga një përdorues i caktuar për të mundësuar përdorimin e metodave GNSS në zgjidhjen e një detyre të caktuar.

  18. “Të dhëna të sakta orbitale” janë të dhëna për orbitat e satelitëve GNSS, të cilat përcaktohen nga një rrjet global stacionesh të saktësisë së lartë që vëzhgojnë satelitët e sistemeve GNSS.

  19. “Pseudodistancat” janë rezultate që meren nga matjet e kodeve GNSS dhe janë të destinuara për përcaktimin e pikave me një saktësi deri 0.5m mbasi janë futur korekturat diferenciale.

  20. “Radioefemerida” janë të dhëna të parashikuara për orbitat dhe emetohen nga satelitët e GNSS.

  21. “Seri prurjesh me të dhëna” janë sekuenca të strukturuara të dhënash që mundësojnë ndërlidhjen midis kompjuterit dhe paisjeve periferike.

  22. “Metodat statike GNSS” janë metodat që mundësojnë aritjen e saktësisë maksimale në përcaktimin e pozicionit të pikave të palëvizshme me ndihmën e matjeve fazore GNSS dhe të të dhënave bazë.

  23. “Pika terreni” janë pika të terrenit që nuk janë të sinjalizuara.

  24. “Pika të stabilizuara për një kohë të gjatë” janë pika gjeodezike, të stabilizuara në blloqe betoni dhe të sinjalizuara me marka metalike, ose në ndonjë mënyrë tjetër që siguron qëndrushmri për një kohë të gjatë.

  25. “Zgjidhje e fiksuar” është rezultati në përcaktimin e koordinatave hapësinore nëpërmjet matjeve GNSS, gjatë të cilave numuri i cikleve të frekuencave mbartëse për çdo satelit të vrojtuar është përftuar si numur i plotë.

  26. “Pjesërisht të pavarur” janë vektorët, të cilët përcaktohen nëpërmjet metodave statike me tre ose më shumë marësa GNSS njëkohësisht.

  27. “NMEA” (NMEA-0183) është specifikim për shkëmbim të dhënash midis paisjeve naviguese elektronike.

  28. “PPK” (Post- Proccesing Kinematic) është metodë kinematike GNSS ku matjet përpunohen mbasi ka mbaruar procesi i matjeve.

  29. “Kodi PRN” është numur që identifikon satelitin e sistemit GNSS, dhe mbartet në sinjalin që ai emeton.

  30. “RINEX” është specifikimi i formatit të pranuar ndërkombëtarisht për shkëmbimin e matjeve GNSS.

  31. “RTK” (Real-Time Kinematic) është metodë kinematike GNSS ku matjet përpunohen në kohë reale.

  32. “RTCM” (RTCM SC-104) është specifikim për shkëmbim të dhënash për të mundësuar realizimin e metodave GNSS kinematike dhe diferenciale në kohë reale.

  33. “Prurje me të dhëna TCP/IP” janë sekuenca të dhënash, të organizuara në përputhje me protokollet e komunikimit që përdoren në internet.

  34. “WGS84” është Sistemi Gjeodezik Botëror 1984 , që përdor GPS.

Seksioni i dytë
RRJETI SHTETËROR GPS
Neni 3
Rrjeti shtetëror GPS është pjesë e Bazës Unike Gjeodezike të Republikës së Shqipërisë dhe përbëhet nga pikat e Rrjetit Pasiv dhe Rrjetet e stacioneve permanent GNSS, të përcaktuara në KRGJSH-2010.

Seksioni i tretë
INFRASTRUKTURA GNSS
Neni 4
Infrastruktura GNSS ka për qëllim të ofrojë për përdoruesit të dhënat që nevoiten gjatë përdorimit të metodave GNSS të pozicionimit, në kohë reale ose Real Time (RT) apo mbas procesit të matjeve ose Post Processing (PP).
Neni 5
Infrastruktura GNSS ndërtohet mbi parime territoriale në këto dy forma:


  1. Rrjete infrastrukturore.

  2. Stacione bazë të vetmuar.


Neni 6
I.Rrjetet infrastrukturore duhet të plotësojnë këto kushte:
1. Të kenë minimum 5 stacione bazë dhe një qendër kontrolli.

2. Të mbulojnë gjithë territorin për të cilin ndërtohen.

3. Distanca mesatare e lejuar midis stacioneve bazë është deri 70 km ndërsa distanca

maksimale deri 100 km


II.Rrjetet infrastrukturore u ofrojnë përdoruesve, në kohë reale (RT) si dhe mbas procesit

të matjeve (PP), këto të dhëna:




  1. Të dhëna për stacionet bazë që përfshin secili prej tyre.

  2. Produkte të rrjetit, si stacione bazë virtualë dhe parametra korektimi.


Neni 7
Stacionet bazë të vetmuara të rrjeteve infrastrukturore ofrojnë për përdoruesit të dhëna në një zonë me reze që varet:


  1. Nga natyra e të dhënave që kërkohen në përputhje me nenet 13, 14 dhe 15 të këtij udhëzuesi.

  2. Nga mënyra e transmetimit të të dhënave.


Neni 8
I.Stacionet bazë të rrjeteve infrastrukturore GNSS që përmenden në nenet 6 dhe 7, duhet të

plotësojnë këto kushte:




  1. Vendndodhja e stacioneve bazë të zgjidhet duke pasur në konsideratë nenin 20, paragrafin I dhe II, si dhe furnizimin me energji elektrike, komunikacionin dhe rruajtjen e tyre.

  2. Koordinatat e stacioneve bazë të përcaktohen në KRGJSH- 2010, ato konsiderohen të së njëjtës rëndësie si dhe pikat që parashikon neni 3, me saktësi 5 mm në plan dhe 10 mm në lartësi.

  3. Ç’do stacion bazë duhet të funksionojë njëkohësisht edhe si pjesë e infrastrukturës por edhe si stacion i vetmuar.

II. Rrjetet ifrastrukturore GNSS, çertifikohen simbas rendit që parashikon neni 55 dhe 56 i këtij

udhëzuesi.




Kapitulli II
METODAT GNSS PËR PËRCAKTIMIN E PIKAVE GJEODEZIKE DHE PËR TRASIMIN

Seksioni i parë
KËRKESAT BAZË
Neni 9
I.Për përcaktimin e pikave gjeodezike dhe për trasim, përdoren metodat relative GNSS të cilat

bazohen në matjet fazore të sinjalit.


II.Në rastet kur saktësia e kërkuar është 0.5 m ose më e ulët, mund të përdoren metodat

diferenciale GNSS të cilat bazohen në kodet e sinjalit.

III.Metodat e përcaktimit të pikave gjeodezike në varësi të mënyrës se si përdoren mund ti

japin rezultatet:




  1. Në kohë reale Real Time ose shkurt (RT).

  2. Mbas procesit të matjeve Post Processing ose shkurt (PP).


Neni 10
I.Për kryerjen e punimeve me metodat që parashikohen në nenin 9, kapen dhe përpunohen sinjale

nga satelitët e këtyre sistemeve GNSS:


1. GPS.

2. GLONASS, Galileo etj, në varësi të gjendjes së këtyre sistemeve dhe mundësive teknike

të marësave që përdoren.

II.Të dhënat fillestare që meren nga përpunimi i sinjaleve të kapur nga satelitët e vrojtuar janë:




  1. Pseudodistancat, që maten me ndihmën e një ose më tepër kodeve PRN (Pseudorandom Noise).

  2. Matje të fazave për një ose më shumë frekuenca mbartëse.

  3. Të dhëna prognozë për orbitat e satelitëve (Radioefemeridat), shkallët kohore, të dhëna për jonosferën, të dhëna për vetë satelitët, etj.

II. Në rastet e parashikuara nga neni 9, paragrafi III, pika2, të dhënat fillestare nga përpunimi i

sinjaleve memorizohen në kujtesën e aparatit marës.
Neni 11
I.Matje GNSS kryhen në pika gjeodezike të cilat janë përcaktuar simbas rregullave të

parashikuara në nenet 19 dhe 20 të këtij udhëzuesi.


1.Në varësi të rolit që kanë pikat në skemën e matjeve, ato ndahen në :
a. Stacione bazë.

b. Pikat që përcaktohen.


2.Në varësi të të dhënave fillestare që kemi për këto pika si dhe në varësi të destinacionit të

tyre, disa nga pikat që përmenden në pikën 1, mund të jenë :


a.Pika lidhëse, me koordinata dhe lartësi të shprehura në një Kornizë Referuese Gjeodezike

dhe shërbejnë për të përcaktuar rezultatet e matjeve GNSS në këtë kornizë.

b. Pika transformimi , me koordinata dhe lartësi të shprehura në një Sistem Lokal

Koordinativ, të cilat shërbejnë për përcaktimin e rezultateve të matjeve GNSS në këtë

sistem lokal me anë të transformimit.

II. Për të mundësuar përcaktimin e pozicionit me metoda GNSS është e nevojshme që të kryhen

matje në të njëjtën kohë, në një stacion bazë dhe në pikën që përcaktohet, kjo kërkon që :


  1. Matjet në stacionin bazë të jenë të pandërprera dhe të vazhdojnë deri sa të mbarojnë matjet në pikat që përcaktohen.

  2. Matjet në pikat që përcaktohen të zgjasin në varësi të specifikave të metodës GNSS që përdoret dhe nga lloji i punës që kryhet në përputhje me nenet 26, 29, 32 dhe 40.

III.Në rastin e përdorimit të metodave GNSS në kohë reale, stacionet bazë përputhen me pikat

lidhëse.


Seksioni i dytë
METODAT RELATIVE
Neni 12
I.Metodat relative konsistojnë në përpunimin e matjeve fazore të një ose më tepër frekuencave

mbartëse, që kryhen në të njëjtën kohë në një stacion bazë dhe në pikën që përcaktohet, si

rezultat i këti përpunimi përftohet vektori hapësinor midis tyre.
II. Në varësi të gjendjes së aparatit marës GNSS me të cilën kryhen matjet në pikën që

përcaktohet, përdoren dy metoda relative të ndryshme:





  1. Metoda statike, gjatë së cilës aparati marës GNSS qëndron në qetsi gjatë gjithë kohës së matjeve dhe rezultatet e matjeve mblidhen për përpunim të mëtejshëm.

  2. Metoda kinematike, gjatë së cilës aparati marës GNSS është në lëvizje ose në qetsi dhe rezultatet e matjeve meren në kohë reale ose mblidhen për përpunim të mëtejshëm.

III.Për të mundësuar përdorimin e metodave relative janë të nevojshme:




  1. Stacione bazë infrastrukturorë.

  2. Stacione bazë për përdorim të përkohshëm.


Neni 13
Metodat relative përdoren për të aritur saktësi në nivele centimetrike ose më të larta, në plan dhe në lartësi, Kjo bëhet me ndihmën e zgjidhjeve të fiksuara. Për të aritur këto saktësi distanca maksimale e lejuar midis stacionit bazë dhe pikës që përcaktohet duhet të jetë:


  1. Për matje me metoda statike, me stacion bazë ose me stacion bazë për përdorim të përkohshëm deri në 25 km.

  2. Për matje me metoda kinematike me stacion bazë për përdorim të përkohshëm deri në 10km.

  3. Kur përdoren stacione virtual deri në 10km.

  4. Kur përdoret rrjet infrastrukturor GNSS në kohë reale –deri në kufijtë që mbulohen me këtë shërbim nga rrjeti infrastrukturor GNSS.



Neni 14
Në rastet kur për përcaktimin e pikave ose për trasim kërkohet saktësi decimetrike ose më e ulët, përdoren metoda të thjeshtuara që kanë veçoritë e mëposhtme:


  1. Largësia nga stacioni bazë deri 80km.

  2. Aparatura marëse GNSS që përdoret për përcaktimin e pikave, mund të jetë në lëvizje ose në ndalesë.

  3. Kohëzgjatja minimale e matjeve deri në 2 minuta.

  4. Përpunimi i matjeve bëhet në kohë reale ose mbas procesit të matjeve.


Seksioni i tretë
METODAT DIFERENCIALE
Neni 15
I.Metodat diferenciale realizohe në kohë reale ose post processing dhe konsistojnë në dhënien e

korigjimeve për matjet që bëhen në pikën që përcaktohet.


II. Në pikat që përcaktohen kryhen matje të kodeve për një frekuencë. Në mënyrë suplementare

mund të regjistrohen dhe komponentë të tjerë që mbart sinjali GNSS.


III. Matjet në pikat që përcaktohen mund të realizohen me dy mënyra:


  1. Rezultatet mblidhen duke qëndruar të stacionuar.

2. Rezultatet mblidhen duke qënë në lëvizje.
Neni 16
I.Për të punuar në kohë reale janë të nevojshme korekturat diferenciale, burim i të cilave mund të

jenë:
1. Stacione infrastrukturore bazë që punojnë në rrjet ose të vetmuar.

2. Stacione bazë për përdorim të përkohshëm.

3. Ofrues të specializuar si OmniSTAR,SBAS etj.


II.Korniza Referuese Gjeodezike në të cilin ofrohen korekturat diferenciale është KRGJSH- 2010

ose WGS84 në punime që kryhen për llogari të Institutit Gjeografik Ushtarak.


III.Korekturat diferenciale janë të vlefshme në këto raste:


  1. Deri në 200 km largësi nga stacioni bazë në të cilin janë përcaktuar.

  2. Deri në 1 minutë nga moment i përcaktimit të tyre.

IV.Korekturat diferenciale shpërndahen me rrugë të ndryshme komunikimi, radio, internet,

telefoni celulare apo satelitore etj.
V.Formati, në të cilin shpërndahen korekturat diferenciale mund të jetë :


  1. RTCM (Radio Technical Commission for Maritime service) në rastin e paragrafëve I dhe

II të këti neni.

2. Formati zyrtar i përcaktuar për ofruesit e parashikuar në paragrafin I, pika 3.


Neni 17
Për të mundësuar përpunimin post processing të matjeve në metodat diferenciale është i nevojshëm aksesi me matjet në të paktën një stacion bazë i cili u përgjigjet kërkesave të nenit 16, paragrafi I, pikat 1 dhe 2, paragrafi II, paragrafi III, pika1. Skedarët me matjet në stacionet bazë shpërndahen në formatin RINEX (Receiver Independent Exchange format), të regjistruara në mbartësa teknikë ose nëpërmjet internetit.
Neni 18
Rezultatet nga përdorimi i metodave diferenciale, janë koordinatat hapësinore për pikat që përcaktohen me saktësi 0.5 m dhe në sistemet që parashikon neni 16 paragrafi II.

Kapitulli III

KUSHTE PËR PËRDORIMIN E METODAVE GNSS

Seksioni i parë
KËRKESA SPECIFIKE PËR PIKAT E PËRCAKTUARA APO TË TRASUARA ME METODA GNSS
Neni 19
Pikat e përcaktuara me ndihmën e metodave GNSS u përgjigjen të gjitha kërkesave të përgjithshme që lidhen me zgjedhjen e vendit, mënyrën e stabilizimit dhe të markimit, pamjen reciproke me pikat e tjera dhe me objektet që i rrethojnë.
Neni 20
Kërkesat specifike, që duhen tu përgjigjen pikat që përcaktohen apo trasohen me metoda GNSS, varen nga destinacioni i përdorimit të këtyre pikave, të tilla janë:
I.Për pikat e monumentalizuara dhe të stabilizuara për një kohë të gjatë, të cilat përdoren shumë

herë dhe që parashikohen në nenin 1, parakrafi I, pika 1, kërkohet:




  1. Të vendosen në vende të studjuara, pamja nga qielli duhet të jetë e pakufizuar në të gjitha

drejtimet në lartësinë 150 nga horizonti.

  1. Në një distancë prej 5m të mos ketë pemë apo objekte të veçuara, deri në 10 m të mos ketë

ndërtesa të tjera ,çati ,mure, objekte apo forma terreni me sipërfaqe të konsiderueshme.

  1. Të mos ketë të instaluara mbi to sinjale, piramida, kulla të paçmontueshme e pengesa të

tjera.

  1. Të jenë larg rezes së veprimit të objekteve që shkaktojnë radio zhurma dhe të vendosen jo

më pak se 50m larg antenave trasmetuse, repetitorëve apo antenave të kompanive celulare, të mos kenë pamje direkte me stacione të radiolokacionit apo objekte të tjera që rezatojnë fuqishëm.

  1. Të vendosen larg efektit ekran të shkaktuar nga fushat elektromagnetike me intesitet të

lartë.
II.Antenat e stacioneve bazë infrastrukturorë GNSS duhet:


  1. Të montohen në konstruksione të qëndrueshme jetëgjata të ndërtuara në tokë, kollona betoni ose mbi ndërtesa massive.

  2. Lartësia e këtyre konstruksioneve duhet të jetë minimum 1.5 m mbi sipërfaqe.

III.Pikat e stabilizuara në mënyrë të qëndrueshme që parashikohen në nenin 1, paragrafi I, pika 2,

të cilat shërbejnë për kryerjen e detyrave konkrete duhet të vendosen në vende ku gjatë

matjeve për përcaktimin e tyre dhe gjatë përdorimit të mëtejshëm të plotësohen kërkesat e

paragrafit I, të këtij neni.
IV. Pikat e pastabilizuara në mënyrë të qëndrueshme, si kunja, gozhdë, tuba etj, duhet të

vendosen në vende ku sinjali ka cilësinë e nevojshme për punimet që kryhen. Rekomandohet

që të mos kryhen matje në kushtet e mëposhtme:


  1. Nën pemë, veçanërisht ato gjetherënëse, strehë apo mbulesa të tjera

  2. Në kushte të një kanioni që krijohet nga ndërtesat e larta nëpër qytet.

  3. Shumë afër objekteve apo ndërtesave shumë të larta me sipërfaqe të madhe muri, shpateve të pjerëta, afër rrjetave apo shtyllave metalike.

  4. Afër antenave që emetojnë sinjale me fuqi të konsiderueshme.

Seksioni i dytë
PAISJET TEKNIKE GNSS TË NEVOJSHME PËR PUNË
Neni 21
Paisjet teknike GNSS të nevojshme për punë janë:


  1. Aparatura lëvizëse (marësi GNSS), i konfiguruar për kryerjen e matjeve në pikat që përcaktohen.

  2. Aparatura bazë e konfiguruar për kryerjen e matjeve në stacionet bazë që parashikohen në nenin 12, paragrafi III, pika 2.


Neni 22
Paisjet teknike GNSS të nevojshme për punë duhet tu përgjigjen kushteve të mëposhtme:
1. Të jenë të paisur me çertifikatë nga servis i autorizuar i firmës prodhuese, vetëm

nëpërmjet saj vërtetohet se paisja plotëson kushtet teknike për punë.

2. Të kenë mundësinë e centrimit mbi pikën gjeodezike.


  1. Në rastet kur përdoren metoda të përpunimit të matjeve mbas procesit të matjeve, të memorizojë në kujtesën e tyre të dhënat që parashikon neni 10, paragrafi II, ndërsa në rastet kur kanë të integruar apo si paisje të veçantë aparat komandimi në distancë të memorizojë edhe të dhëna individuale për pikat e matura.

  2. Në rastet e përdorimit të metodave GNSS të pozicionimit në kohë reale, aparatura lëvizëse duhet të marë nëpërmjet radios, telefonisë celulare apo satelitore të dhëna bazë si dhe korrektura nga burimet që parashikohen në nenin 16, paragrafi I .

  3. Në rastet e përdorimit të metodave GNSS të pozicionimit në kohë reale që parashikohen në nenin 5, paragrafi II, aparatura bazë duhet të emetojë nëpërmjet radios, telefonisë celulare apo satelitore të dhëna bazë apo korektura.



Seksioni i tretë
TË DHËNAT FILLESTARE
Neni 23
I.Të dhënat fillestare janë koordinatat gjeodezike dhe lartësitë e pikave fillestare të cilat

shërbejnë për përcaktimin e rezultateve të matjeve GNSS konform pikave të mëposhtme:

1. Kur përdoren metoda relative në KRGJSH- 2010.

2. Kur përdoren metoda diferenciale në KRGJSH-2010 ose WGS84.

II.Të gjitha sistemet e tjera koordinative dhe të lartësive, të ndryshme nga ato që parashikohen në

parakrafin e I të këtij neni, kanë statusin e Sistemeve Lokale.



Neni 24
I.Të dhënat fillestare për metodat relative GNSS të pozicionimit sigurohen me një nga mënyrat

e mëposhtme:


1. Direkt nga pikat e Rrjetit Shtetëror GPS

2. Nëpërmjet rrjeteve infrastrukturore GPS të ndërtuara ose që mund të ndërtohen në territorin

e vendit.
II.Pika jashtë Rrjetit Shtetëror GPS, që parashikohen në nenin 1, paragrafi I, pikat 1 dhe 2, mund

të përdoren si pika fillestare vetëm në qoftë se janë të definuara në KRGJSH 2010, janë

pranuar nga ASIG dhe janë tërhequr nga faqja zyrtare e ASIG.
III.Parashikimet e paragrafit II të këti neni janë të vlefshme vetëm kur kryhen punimet e

mëposhtme:




  1. Krijimi i Rrjeteve Gjeodezike të Punës (RGP).

  2. Rilevime me teknika të ndryshme.

  3. Trasim.


Yüklə 173,99 Kb.

Dostları ilə paylaş:
  1   2   3




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©www.genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə