Republika e shqipërisë KËshilli I ministrave ministri për inovacionin dhe teknologjinë e informacionit e të komunikimit



Yüklə 173,99 Kb.
səhifə2/3
tarix26.03.2018
ölçüsü173,99 Kb.
#34025
1   2   3

Neni 25
Të dhëna fillestare të nevojshme, kur përdoren metoda diferenciale GNSS të pozicionimit, sigurohen nëpërmjet korekturave ( korigjimeve) diferenciale ose nëpërmjet matjeve në stacionet bazë që parashikon neni 16 paragrafi I .
Neni 26
I.Sistemet Lokale të koordinative dhe lartësive quhen plotësisht të definuara kur lidhja e tyre me

KRGJSH- 2010 është verifikuar dhe zyrtarizuar nga ASIG.


II.Në të gjitha rastet e tjera krijohen modele lokale trasformimi, parametrat e të cilave

përcaktohen mbi bazën e pikave të transformimit.



Kapitulli IV
APLIKIME TË GNSS

Seksioni i parë
RRJETET GJEODEZIKE LOKALE
Neni 27
Pikat Gjeodezike të Rrjeteve Lokale përcaktohen me metodat statike GNSS të cilat realizohen me matje fazore në dy frekuenca ndërsa llogaritjet bëhen mbas procesit të matjeve (PP).
Neni 28
Gjatë projektimit të Rrjeteve Gjeodezike Lokale plotësohen kërkesat e mëposhtme:
I.Si pika fillestare duhet të meren:
1. Pika nga Rrjeti Shtetëror GPS ose stacione të infrastrukturës GNSS të ndërtuar në vend.

2. Minimalisht duhen përdorur tre pika të tilla.


II.Pikat e Rrjeteve Gjeodezike Lokale përcaktohen veç e veç ose në grup si më poshtë:
1. Ç’do pikë e veçuar lidhet me tre ose më shumë pika fillestare.

2. Në rastin e përcaktimit në grup, ç’do pikë e Rrjeteve Gjeodezike Lokale lidhet me dy ose

më shumë pika fillestare.
III.Vektorët që lidhin pikat në Rrjetet Gjeodezike Lokale duhet të jenë:
1. Me gjatësi maksimale siç parashikohet në nenin 13, pika1.

2. Të pavarur ose pjesërisht të pavarur nga njëri tjetri.


IV.Pika transformimi, për të mundësuar llogaritjen e Rrjeteve Gjeodezike Lokale në sisteme

kordinatash dhe kuotash lokale, projektohen vetëm në rastet e parashikuara në nenin 26,

paragrafi II.
Neni 29
I. Nominalisht kohëzgjatja e matjeve GNSS përcaktohet në përputhje me Tabelën 1, ajo varet

nga:
1. Natyra e stacionit bazë.

2. Gjatësia mesatare e të gjithë vektorëve të Rrjetit Gjeodezik Lokal.

3. Gjatësia individuale e çdo vektori që përdoret për lidhje me pikat e largëta fillestare.


Tabela 1
Kohëzgjatja në matjet GNSS për Rrjetet Gjeodezike Lokale dhe intervali midis tyre


Gjatësia



Stacione bazë të infrastrukturës GNSS ose stacione bazë për përdorim të

përkohshëm


Stacione bazë

virtuale


deri 10 km

15 min

15 min

10 – 20 km

40 min

-

mbi 20 km

60 min

-

II.Kohëzgjatja e matjeve GNSS mund të ritet në rastet e mëposhtme:




  1. Për të aritur saktësi më të lartë si në rastet që parashikohen në nenin 1, paragrafi I, kohëzgjatja e matjeve dyfishohet.

  2. Në rastet kur shmangja nga kërkesat specifike të parashikuara në nenin 20 është e paevitueshme, kohëzgjatja e matjeve ritet me 50%.

  3. Gjatë lidhjes së stacioneve bazë me rrjetin, kohëzgjatja ritet dy herë.

III.Intervali midis matjeve është 5 sekonda.


IV.Për të dokumentuar matjet përgatiten:


  1. Skedarë me të dhëna fillestare në formatin RINEX (Receiver Independent Exchange format).

  2. Formularë, për të gjitha pikat e matura me aparaturë GNSS. Konform shtesës që i bashkangjitet udhëzuesit.

  3. Formularët e mësipërm shkarkohen nga faqja zyrtare e ASIG.


Neni 30
I.Përpunimi i matjeve GNSS konsiston në etapat e mëposhtme:
1. Llogaritja e vektorëve, që lidhin stacionet bazë midis tyre, si dhe ata që lidhin stacionet bazë me

pikat që përcaktohen, këto llogaritje kryhen duke u mbështetur në të dhëna të sakta orbitale në

përputhje me kërkesat e mëposhtme:


  1. Tipi i zgjidhjes – zgjidhje e fiksuar.

  2. Gabimi mesatar kuadratik i lejuar për ç’do bosht koordinativ - deri në 2cm.

2. Kontrolli i kushteve gjeometrike për rrjetin.




  1. Vektorët, në figura ku mosmbyllja është më e madhe se 30k mm, ku: k – numuri i kulmeve,

kontrollohen për gabime të mëdhaja, të palejueshme dhe rillogariten.

  1. Gabimet mesatare kuadratike, të llogaritura nga mosmbylljet duhet të jenë në kufijtë që

përcaktonen në paragrafin III, të këti neni tek pikat 2 dhe 3 .
3. Kompensimi i rrjetit me metodën e kuadrateve më të vegjël bëhet duke plotësuar kërkesat e

mëposhtme:




  1. Kompensimi bëhet në dy etapa, me të dhëna fillestare minimale dhe me përfshirje të të gjithë rrjetit.

  2. Në rastet që parashikohen në nenin 26, paragrafi II, kur pikat fillestare nuk i përgjigjen kërkesave që ka neni 28, paragrafi I, kompensimi kryhet me të dhëna fillestare minimale.

  3. Gabimi mesatar kuadratik i lejuar në rrafsh është deri- 2 cm.

  4. Gabimi mesatar kuadratik i lejuar në lartësi është deri- 5cm.

II.Llogaritjet transformuese kryhen siç parashikon neni 26, kur rezultatet për llogaritjen e Rrjetit

Gjeodezik Lokal kërkohen të paraqiten në një Sistem Lokal Koordinatash dhe Lartësish.
III.Rezultatet e matjeve GNSS për Rrjetet Gjeodezike Lokale dhe përpunimi i tyre paraqiten në

një memo shpjeguese me të dhënat e mëposhtme :


1. Të dhënat fillestare.

2. Rezultatet nga përpunimi i vektorëve.

3. Rezultatet nga kontrolli i forms gjeometrike.

4. Rezultatet nga kompensimi.

5. Rezultatet e përcaktimit të parametrave të transformimit.

6. Lista e koordinatave.

7. Dokumenta për matjet e kryera sipas kërkesave të nenit 29, paragrafi IV.


Seksioni i dytë
RRJETET GJEODEZIKE TË PUNËS (RGP)
Neni 31
Pikat e RGP përcaktohen me ndihmën e metodave të mëposhtme:
I.Metodave kinematike në kohë reale (RTK), që realizohen me matje fazore të dy frekuencave.
II.Metodave statike, që realizohen me matje fazore të një ose dy frekuencave dhe me përpunim

mbas procesit të matjeve.


Neni 32
I.Në rastet kur përdoret metoda GNSS, që parashikon neni 31, paragrafi I, çdo pikë e RGP

përcaktohet dy here duke plotësuar kushtet e mëposhtme:


1.Si stacione bazë mund të përdoren:
a. Stacionet bazë të infrastrukturës fillestare GNSS.

b. Stacione bazë virtuale.

c. Stacione bazë për përdorim të përkohshëm,të cilët janë përcaktuar simbas neneve 28, 29,30.
2. Distanca maksimale midis stacioneve bazë dhe pikave që përcaktohen simbas parashikimeve

të nenint 13, pikat 2, 3 dhe 4.


3. Kohëzgjatja minimale e matjeve për çdo pikë që përcaktohet është - 30 sekonda.
4. Intervali i kryerjes së matjeve është - 1 sekondë
5.Tipi i zgjidhjes është – zgjidhje e fiksuar.
6. Gabimi mesatar kuadratik i lejuar në plan dhe në lartësi është - 5 cm.
7.Në rastet që parashikon neni 26, paragrafi 2, përcaktohen pika transformuese.
8.Rezultatet e punës paraqiten me një dokument përshkrimor në të cilin për çdo pikë të

përcaktuar jepen të dhënat e mëposhtme:


a. Koha e fillimit dhe e përfundimit të matjeve.

b. Kordinatat gjeodezike dhe kordinatat e projeksionit në KRGJSH-2010.

c. Gabimet mesatare kuadratike në plan dhe në lartësi.
II. Në rasstet kur përdoret metoda GNSS, që parashikon neni 31, paragrafi II, zbatohen kërkesat

e neneve 28,29 dhe 30 me ndryshimet e mëposhtme:


1.Nëse përdoret aparaturë GNSS me një frekuencë:
a.Gjatësia maksimale e lejuar e vektorit të formuar midis stacionit bazë dhe pikës që

përcaktohet është – 15 km.

b. Kohëzgjatja e matjeve që tregohet në Tabelën 1 , për këtë rast dyfishohet.
2.Tipi i të dhënave orbitale që përpunohen – të sakta ose radioefemeridale.
3.Gabimi mesatar kuadratik i lejuar, në plan dhe në lartësi, është – deri në 5 cm.
4.Gabimet mesatare kuadratike të lejuara, të llogaritura për mosmbylljet, duhet të jenë në

nivelet që parashikon paragrafi III.




Seksioni i tretë
RILEVIMET TOPOGRAFIKE
Neni 33
I. Metoda bazë për kryerjen e rilevimeve topografike është ajo kinematike, në kohë reale (RTK)

ose mbas procesit të matjeve (PPK).


II. Në rastet kur kërkohet saktësi në plan dhe në lartësi 10 cm ose më e lartë, të gjitha pikat

përcaktohen me zgjidhjen e fiksuar.


III. Në rastet kur kërkohet saktësi decimetrike në plan dhe në lartësi ose më e ulët, lejohet të

përdoren metoda relative më të thjeshtuara siç parashikohet në nenin 15.


IV. Në rastet kur për pikat kërkohet saktësi jo më e madhe se 0,5 m në plan, përdoren metodat

diferenciale GNSS.


Neni 34
Stacionet bazë duhet tju përgjigjen kërkesave bazë të mëposhtme:
I.Distanca e lejuar deri tek pikat bazë, kufizohet në varësi të metodës së përdorur për matje. Ato

janë si më poshtë:


1. RTK dhe PPK , në përputhje me nenin 13, pikat 2,3 dhe 4.

2. Metodat e thjeshtuara statike dhe kinematike, në përputhje me nenin 14, pika 3.

3. Metodat diferenciale deri në 200 km
II.Në rastet kur përdoret infrastrukturë GNSS, lejohet marja e të dhënave edhe nga stacione bazë

reale apo virtuale.


Neni 35
Si pika fillestare për rilevim topografik mund të shërbejnë të gjitha pikat që parashikon neni 24.
Neni 36
I.Matjet kryhen simbas kërkesave të mëposhtme:



  1. Për pikat e stabilizuara që përdoren për një kohë të gjatë, simbas parashikimeve të nenit 32,

paragrafi I.

  1. Për pikat që nuk përdoren për një kohë të gjatë, simbas parashikimeve të pikës 1 të këti

paragrafi por me kohëzgjatje të matjeve 10 sekonda.

  1. Për pika konturesh dhe pika detaje, si dhe për pika detaje në rilevimet hidrografike, siç

parashikon pika 1 e këti paragrafi por matjet bëhen vetëm një herë, në lëvizje ose duke u

ndalur.
II.Kontroll, kryhet në pikat lidhëse të cilat janë stabilizuara që të përdoren për një kohë më të

gjatë. Në varësi të metodës GNSS të përdorur për matje veprohet në këtë mënyrë:


  1. Kur operojmë me metodën mbas procesit të matjeve (PP), stacionohemi dy here ose masim nga dy stacione bazë.

2. Kur operojmë me metodën në kohë reale (RT), stacionohemi dy herë.
III. Kur operojmë me metodën mbas procesit të matjeve (PP).
1. Gjatë kohës së matjeve regjistrohen të dhënat fillestare.

2. Përpunimi i matjeve kryhet me të dhëna të sakta orbitale ose radioefemeridale.


IV.Llogaritjet transformuese kryhen siç e parashikon neni 26, atëhere kur rezultatet nga

përpunimi i matjeve për Rrjetet Gjeodezike Lokale kërkohen në një System Lokal

Koordinatash dhe Kuotash.
V.Rezultatet e rilevimit topografik paraqiten si vijon:

1.Në formë listash, që përmbajnë numurat e identifikimit të pikave, kohën në të cilën janë bërë

matjet dhe koordinatat këndrejta (xy) në “Sistemin Kordinativ 2010” të KRGJSH-2010.

2.Me një skemë që tregon pozicionin e përafërt të pikave të matura.




Seksioni i katërt
TRASIMI
Neni 37
Trasimi kryhet me metodën GNSS të matjeve në kohë reale.


  1. Metoda bazë është ajo kinematike në kohë reale (RTK)

  2. Kur kërkohet saktësi në rafsh, më e ulët se 0.1 m, mund të përdoren metoda relative të thjeshtuara në kohë reale.

  3. Kur kërkohet saktësi në rafsh 0.5 m ose më e ulët përdoren metodat diferenciale në kohë reale.


Neni 38
Trasimi kryhet me ndihmën e infrastrukturës GNSS ose të stacioneve bazë për përdorim të përkohshëm.


Neni 39
Trasimi në Sistem lokal kordinatash dhe kuotash kryhet si vijon:


  1. Nëse sistemet lokale janë plotësisht të përcaktuara, të dhënat për to i futen aparatit marës lëvizës GNSS.

  2. Kur sistemet lokale nuk janë përcaktuar me saktësinë e nevojshme, duhet të përcaktohen paraprakisht koeficientët e transformimit, siç parashikohet në nenin 26, paragrafi II.


Neni 40
Trasimi përfshin punimet fushore të mëposhtme:
I.Aritjen e përputhshmërisë së plotë midis koordinatave të identifikuara në mënyrë dixhitale apo

grafike nga marësi lëvizës GNSS me pozicionin e projektuar të elementeve që trasohen, në

përputhje të plotë me saktësinë e kërkuar.
II.Kontroll matjesh kryhet:
1. Në vendet që parashikohen në paragrafin I të këti neni.

2. Me metoda që parashikon neni 36, paragrafi I, si dhe në varësi të llojit të objektit që

trasohet.


Kapitulli V
MJETET E NEVOJSHME TEKNIKE PËR KRYERJEN E MATJEVE GNSS

Seksioni i parë
KONSIDERATA TË PËRGJITHSHME
Neni 41
Mjetet e nevojshme teknike për të kryer matje GNSS janë:


  1. Marësit satelitorë GNSS.

  2. Antenat GNSS.

  3. Aparatura për komunikim.

  4. Sistemet për furnizim me energji elektrike (ushqyesat).

  5. Softet fushore dhe kameralë (të zyrës).

  6. Paisje plotësuese.


Neni 42
Me paisjet që parashikohen në nenin 41 mund të paisen konfigurime për këto destinacione:


  1. Konfigurime për përdorim, të cilët janë të nevojshme për kryerjen e matjeve GNSS në pikat që përcaktohen, trasohen si dhe në stacionet bazë GNSS për përdorim të përkohshëm.

  2. Konfigurime infrastrukturore, të cilat shërbejnë për të paisur stacionet bazë infrastrukturorë GNSS.

  3. Qendra komandimi të rrjeteve infrastrukturore GNSS.


Seksioni i dytë
KONFIGURIMI I PAISJEVE GNSS PËR MATJE
Neni 43
Në varësi të punës që do të kryhet, konfigurimi i aparaturave GNSS përshtatet për të punuar me:


  1. Me metoda GNSS relative ose diferenciale.

  2. Për matje në kohë reale (RT) ose mbas procesit të matjeve (PP).


Neni 44
Stacionet bazë për të gjitha metodat që përpunojnë matjet mbas procesit të matjeve (PP), duhet të kenë në konfigurimin e tyre minimalisht këto paisje:
I.Marësa GNSS me karakteristikat e mëposhtme:


  1. Ushqyes të jashtëm për furnizim me energji të dubluar edhe me ushqyes të brëndshëm.

  2. Kujtesë me kapacitetin e nevojshëm për të mbajtur të dhënat fillestare.

  3. Softuer për të punuar në regjim statik.

II.Antena GNSS me karakteristikat e mëposhtme:



  1. Mrojtje nga sinjalet e reflektuar, të paisur ose jo me sipërfaqe ekranuese

  2. Kalibrimi nuk është i nevojshëm.

III.Paisje të jashtme për komandim nuk janë të nevojshme.


IV.Mjete për komunikim me kompletin lëvizës të aparaturave nuk janë të nevojshëme.
V.Paisje për stacionim:
1. Stativ masiv me tre ose katër këmbë ose stativ metalik me tre këmbë

2. Kokë me plumbçe ose adaptor (për centrim).



Neni 45
Një komplet lëvizës i aparaturave, i cili është i nevojshëm për realizimin e matjeve GNSS, të cilat do përpunohen mbas procesit të matjeve (PP), duhet të ketë minimalisht këtë konfigurim:
I.Për metodat statike:
1. Marësa GNSS, ashtu siç parashikohet në nenin 44, paragrafi I, me ushqyes të brendshëm.

2. Antena GNSS, ashtu siç parashikohet në nenin 44, paragrafi II, pa sipërfaqe ekranizuese.

3. Paisje për t’u stacionuar, pol (shçok) me dy ose tre pozicione.
II.Për metodat kinematike dhe diferenciale, si dhe për metodat që parashikohen në nenin 14:


  1. Marësa GNSS, ashtu siç parashikohet në nenin 44, paragrafi I, me ushqyes të brendshëm dhe softuer të nevojshëm për metodën e zgjedhur të punës.

  2. Antena GNSS, siç parashikohet në nenin 44, paragrafi II, pa sipërfaqe ekranizuese, antena rekomandohet të jetë e integruar në paisjen e pikes 1 të këti paragrafi.

  3. Aparatura për komandim, me softuer (program) të nevojshëm për të transmetuar parametra dhe për të komanduar në distancë marësat GNSS, rekomandohet wireless ose të integruara në paisjen e pikes 1 të këti paragrafi.

  4. Mjete për të komunikuar me kompletin bazë të aparaturave nuk janë të domosdoshme.

  5. Paisje për tu stacionuar, pol, paisje për të mbajtur aparatin në shpinë, paisje për të vendosur aparatin në automobil.


Neni 46
Për të punuar në kohë reale është i nevojshëm një konfigurim minimal i aparaturave si më poshtë:
I.Aparatura bazë ashtu siç parashikohet në nenin 44 dhe me plotësimet e mëposhtme:
1. Marësa GNNS të paisur me software për të punuar në kohë reale, pa kërkesa të veçanta për

kapacitetin e kujtesës.

2.Paisje për komandim sipas parashikimeve të nenit 43, paragrafi II, vetëm për të inicuar

fillimin e punës së aparaturave.

3.Mjete të nevojshme për të mundësuar komunikimin me kompletin lëvizës të aparaturave,

rekomandohen të jenë të ndara nga aparatura bazë dhe me ushqyes të pavarur.


II. Aparatura lëvisëse, siç parashikohet në nenin 45, paragrafi II, me veçoritë e mëposhtme:


  1. Marësa GNNS të paisur me software për të punuar në kohë reale, pa kërkesa të veçanta për kapacitetin e kujtesës.

  2. Marësa GNSS, me software të nevojshëm për të marë parametra dhe për të komanduar marësat për të punuar në kohë reale (RT).

  3. Mjete të nevojshme për të mundësuar komunikimin me kompletin bazë të aparaturave, rekomandohet që të jenë në bllok me aparaturat që përmenden në pikat 1dhe 2 të këti paragrafi.



Seksioni i tretë
KONFIGURIMI I STACIONEVE BAZË INFRASTRUKTURORË
Neni 47
Funksioni dhe konfigurimi teknik i stacioneve bazë infrastrukturore bëhet në varësi të :


  1. Tipit të infrastrukturës, kemi një stacion të veçuar apo një rrjet stacionesh.

  2. Shërbimi që do të ofrojë stacioni bazë, do mbështesë metodat statike, RTK apo metodat diferenciale.

  3. Mënyrës së operimit, në kohë reale (RT) apo mbas procesit të matjeve (PP).


Neni 48
Në konfigurimin e të gjitha stacioneve bazë infrastrukturore futen përbërësit e mëposhtëm:


  1. Marësat GNSS.

  2. Antenat GNSS.

  3. Mjetet e komunikimit.

  4. Sistemet e ushqimit me energji.

  5. Softe për komandimin e stacionit.


Neni 49
Konfigurimi istacioneve bazë infrastrukturorë të veçuar bëhet si më poshtë:
I.Minimum dy marësa GNSS, në rastin kur stacioni është paisur simbas standarteve që sigurojnë

sigurinë e navigimit ashtu siç parashikohet në paragrafin 4 të këti neni.


II.Antenat GNSS janë të veçanta për ç’do marës dhe duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:


  1. Të jenë modele të cilave u njihen parametrat e kalibrimit ose me korektime absolute individuale të përcaktuara.

  2. Në rastet që parashikon paragrafi 4, antenat janë më shumë se një cop, prandaj del e nevojshme që ato të jenë të një tipi.

III.Mjetet e komunikimit të destinuara për tu shërbyer përdoruesve mund të jenë:




  1. Një ose më shumë stacione radio dhe antena komunikimi.

  2. Paisje që mundësojnë lidhje me internet siç e parashikon neni 54, paragrafi IV.

IV. Për tu përgjigjur kërkesave që lidhen me garantimin e sigurisë së navigimit, stacionet bazë

duhet të jenë të paisura me aparat marës GNSS, antenë GNSS dhe mjete komunikimi rezervë.
Neni 50
Kur stacionet bazë infrastrukturorë funksionojnë në rrjet ato duhet të konfigurohen si më poshtë:
I.Marësat GNSS duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:


  1. Të kenë funksionale mundësinë për mbajtjen e aparaturës në komunikim në kohë reale me qendrën e komandimit.

  2. Në rastet kur janë konfiguruar për përpunimin e matjeve mbas procesit të matjeve, është e nevojshme që të kenë kujtesën e nevojshme për të memorizuar të dhënat fillestare për periudhën gjatë së cilës është ndërprerë komunikimi me qëndrën e komandimit.

II.Antenat GNSS duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:




  1. Të jenë modele të cilave u njihen parametrat e kalibrimit ose me korektime absolute individuale të përcaktuara.

  2. Në një rrjet infrastrukturor, nuk lejohet përdorimi i antenave GNSS, të cilave u njihen korektime të tipeve të ndryshme, absolute dhe relative. Përdoren vetëm korektimet absolute.

III.Komunikimi me qëndrën e komandimit duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:




  1. Për paisjet që funksionojnë në rrjet, rekomandohet që të kenë dy linja komunikimi, një bazë dhe një rezervë.

  2. Linja bazë e komunikimit realizohet nëpërmjet linjës telefonike ose të ndonjë forme tjetër lidhjeje që realizohet me kabëll.

  3. Linja rezervë e komunikimit realizohet nëpërmjet telelefonisë celulare ose asaj satelitore.

IV.Funksionimi minimal i stacioneve bazë infrastrukturorë përfshin:




  1. Kalimin automatik në linjën rezervë të komunikimit, në rastin e ndërprerjes së linjës bazë dhe anasjelltas, kalimin nga linja rezervë në linjën bazë kur kjo rivendoset në punë.

  2. Ruajtja e një kopje për të dhënat fillestare, të cilat i janë transmetuar automatikisht qëndrës së komandimit, mbas rivendosjes së komunikimit, në rastet kur ai ndërpritet.

V. Në rastet kur stacioni bazë është ndërtuar për ti shërbyer në mënyrë të menjëherëshme

përdoruesit, është e nevojshme që stacioni bazë të paiset sipas parashikimeve të nenit 49,

paragrafi III.



Seksioni i katërt
QËNDRAT E KOMANDIMIT TË RRJETEVE IFRASTRUKTURORE
Neni 51
Rrjetet infrastrukturore GNSS, komandohen nga qendra të specializuara, të paisura me kompjutera, aparatura komunikimi, dhe software që mundësojnë funksionet e mëposhtme:


  1. Komunikim dhe komandim online të stacioneve bazë.

  2. Përpunim të matjeve që bëjnë stacionet bazë dhe gjenerim të rezultateve të pritshme nga rrjeti në kohë reale (RT) por dhe jashtë kësaj kohe, mbas matjeve (PP).

  3. Ofrim të shërbimit për përdoruesit në kohë reale por dhe jashtë kësaj kohe.

  4. Mbajtjen e një arkivi me matjet e kryera.

  5. Monitorimin e qëndrueshmërisë së stacioneve bazë.


Neni 52
I. Komunikimi me stacionet bazë të rrjetit mbahet me dy linja, njëra linjë është bazë kurse tjetra

rezervë.
II. Mbas rivendosjes së komunikimit, në raste ndërprerje, në mënyrë automatike duhet të

aktivizohet transmetimi i të dhënave fillestare që janë ruajtur në memoriet e stacioneve bazë.
III. Ndërimi i të dhënave me stacionet bazë kryhet në përputhje me kërkesat e RTCM (Radio

Technical Commission for Maritime service) ose në forma të tjera standarte që ofrohen.


Yüklə 173,99 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©www.genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə