Aftësia e kufizuar në median e shkruar: Si portretizohet aftësia e kufizuar dhe personat me aftësi të kufizuara nga media e shkruar në Bosnje Herzegovinë



Yüklə 0,62 Mb.
səhifə9/12
tarix02.10.2017
ölçüsü0,62 Mb.
#2969
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   12

Rekommendime



Pas vëzhgimit të tendencave kryesore të rapportimit të medias në Bosnje Hercegovinë, Malin e Zi dhe Serbi, ka shumë gjëra që mund të bëhen për të ndryshuar përshkrimin dëmtues që i bën media e shkruar personave me aftësi të kufizuara. Si profesionistët e medias, ashtu edhe advokuesit e aftësisë së kufizuar kanë rol në ndryshimin e mënyrës se si pasqyrohet aftësia e kufizuar duke ju larguar steriotipeve stigmatizuese dhe u zhvendosur tej raportimit fuqizues.

Personat me aftësi të kufizuara duhet të punësohen në median e rrymëzuar. Pamjet denigruese, terminologjia fyese dhe paradigmat e dala kohe do të zhduken më shpejtë kur më shumë persona me aftësi të kufizuara të punojnë në media.



Aktorët e medias duyhet të marrin Trainim mbi Barazinë e Aftësisë së Kufizuar33, në të cilën të prezantohen modeli social dhe ai i të drejtave të njeriut.
Trainim mbi gjuhën dhe terminologjinë- i gjithë personeli i medias duhet të jetë i ndërgjegjshëm mbi ndikimin e gjuhës që përdoret për aftësinë e kufizuar dhe shmangien e përdorimit të terminologjisë së papërshtatëshme.
Organizatat e aftësisë së kufizuar duhet tu japin producentëve TV dhe gazetarëve më të mirë të medias së shkruar emrat e ekspertëve të tyre, në mënyrë që ata të përdoren si burim lajmi. Shpesh, gazetarët dhe producentët as nuk dinë emrat e grupeve kombëtare të aftësisë së kufizuar apo ekspertëve kombëtarë të aftësisë së kufizuar.34
Profesionistët e medias duhet të bëjnë të mundur që media të përgatitet në formate që janë të aksesueshme për të gjithë përfshirë gjuhën e shenjave ose nëntitujt për personat me probleme dëgjimi dhe Braille ose formate audio për personat me dëmtime shikimi.
Redaktorët duhet të skedojnë ankesat kur në shtypin e shkruar gjenden raportime fyese. Tërhiqni vëmendjen e redaktorëve mbi protretizimet negative ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe u kërkoni që të bëjnë korrigjimet e duhura kur është përdorur terminologji e papërshtatëshme.
Advokuesit e aftësisë së kufizuar duhet të përdorin vazhdimisht slloganin mbi të drejtat e aftësisë së kufizuar :”Asgjë për ne, pa ne” dhe të bëjnë të mundur që zëri i tyre të jetë prezent në lajmet mbi aftësinë e kufizuar dhe që mesazhi i tyre të jepet i saktë.
Gazetarët duhet të shkojnë tek personat me aftësi të kufizuara dhe advokuesit e aftësisë së kufizuar si burime të lajmit për të garantuar që lajmi të tregojë “anën e aftësisë së kufizuar”.
Organizatat e aftësisë së kufizuar duhet të jenë më shumë proaktivë në përfshirjen e çështjeve të aftësisë së kufizuar në lajme dhe tu japin ngjarje të aftësisë së kufizuar gazetarëve dhe redaktorëve.
Është e qartë se duhet investuar më shumë në trainimin e profesionsitëve të medias mbi raportimin me respekt të aftësisë së kufizuar. Trainimet janë thelbësore për të ndihmuar gazetarët, redaktorët dhe producentët që të kuptojnë aftësinë e kufizuar nga një prespektivë e ndryshme dhe tu japë atyre mjetet që u duhen, të tilla si terminologjia e saktë dhe kuptimi i modelit social, me qëllim që të pasqyrojnë çështjet e aftësisë së kufizuar në një mënyrë fuqizuese.
Trainimi i advokuesve të aftësisë së kjufizuar mbi marrëdhëniet publike dhe puna me median është gjithashtu gjerësisht e nevojshme për të garantuar që pjestarët e lëvizjes së aftësisë së kufizuar janë të mirëpajisur për ta përhapur mesazhin e tyre në mënyrë efektive në media. Të dish të punosh me median është thelbësore për të garantuar që çështjet e aftësisë së kufizuar të jenë pjesë e axhendës së medias dhe që ato prezantohen sipas prespektifvës së vetë personave me aftësi të kufizuara.
Gjatë realizimit të kësaj analize, ishte e dukshme se më shumë studime mbi aftësinë e kufizuar dhe median në rajon janë të nevojshme për të monitoruar realisht ndyshimet në mënyrën se si aftësia e kufizuar dhe personat me aftësi të kufizuara prezantohen në media. Do të jetë jashtëzakonsiht e frytshme të ketë studime cilësore dhe sasiore mbi median dhe aftësinë e kufizuar në mënyrë që të targetohen çështjet kryesore dhe të monitorohen ndryshimet në praktikat e medias. Për ta bërë këtë në mënyrë efikase, duhet të ketë më shumë arkiva elektronike me pasqyrën e medias në rajon, atje ku ato nuk egzistojnë (P.sh në Malin e Zi, në Provincën e Kosovës të administruar nga OKB).
Tani më shumë se kurrë, advokuesit e aftësisë së kufizuar kanë nevojë ta kenë median aleate në promovimin e Konventës së OKB mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara. Është thebësore, për rrjedhojë, që këto dy grupe të punojnë bashkë duke ecur përpara dhe duke ju dhënë fund raportimeve negative dhe duke trajtuar çështjet e aftësisë së kufizuar sipas prespektivës fuqizuese dhe protretizimit me dinjitet të personave me aftësi të kufizuara.

Bibliografia



ANEM legal department and Zivkovic and Samardzic Law Office, ANEM and IREX. 2005. “Overview of Media Regulations in South East Europe from 2003-2005”. Sarajevo: Media Plan Institute.
Albert, Bill. 2004. “Briefing note: The Social Model of Disability, Human Rights and Development”. Disability KaR Research Project.
Barnes, Colin. 1992. “Disabling Imagery and the Media: An Exploration of the Principles for Media Representations of Disabled People”. Halifax: Rynborn Publishing.
Cooke, Caroline; Daone, Liz; Morris, Gwilym. 2000. “Stop Press: How the Press Portrays Disabled People” Scope: London.
Hellar, Beth. 1999 “News Coverage of Disability Issues: Final Report for the Center for an Accessible Society”. San Diego: The Center for an Accessible Society.
Haller, Beth and McCombs, Maxëwll. 1992. “Explorers and surveyors: Expanding strategies for agenda-setting research”. Journalism Quarterly.
Shoemaker, Pamela. 1987. “The Communication of Deviance” in B.Dervin (Ed.) Progress in Communication Science. Norwood, NJ: Albex.
Sëwedish Disability Federation, “People with Disabilities: As Depicted by the Media” (Stockholm: Sëedish Disability Federation.
Faqe në Internet:
Disability Equality Training model : http://www.leeds.ac.uk/disability-studies/archiveuk/Gillespie-Sells/dis%20equality%20training.pdf
IREX, Media and Sustainability Index for Bosnia, 2006/2007: http://www.irex.org/programs/MSI_EUR/2006/bh.asp
IREX, Media and Sustainability Index (MSI) Montenegro 2006/2007: http://www.irex.org/programs/MSI_EUR/2006/montenegro.asp
IREX, Media and Sustainability Index (MSI) Serbia 2006/2007, http://www.irex.org/programs/MSI_EUR/2006/serbia.asp



Yüklə 0,62 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   12




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©www.genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə