Aftësia e kufizuar në median e shkruar: Si portretizohet aftësia e kufizuar dhe personat me aftësi të kufizuara nga media e shkruar në Bosnje Herzegovinë


Shtojca I: Burimet për raportim të përgjegjshëm mbi aftësinë e kufizuar dhe pasqyrim me respekt të personave me aftësi të kufizuar në median e shkruar



Yüklə 0,62 Mb.
səhifə10/12
tarix02.10.2017
ölçüsü0,62 Mb.
#2969
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   12

Shtojca I: Burimet për raportim të përgjegjshëm mbi aftësinë e kufizuar dhe pasqyrim me respekt të personave me aftësi të kufizuar në median e shkruar



Kjo shtojcë synon të ndihmojë profesionistët e medias, si dhe advokuesit e aftësisë së kufizuar në ndryshimin e mënyrës së protretizimit nga media e shkruar të aftësisë së kufizuar dhe personave me aftësi të kufizuara. Informacioni vjen nga burime të ndryshme dhe synon të jetë një udhëzues për hulumtime të mëtejshme për ata që janë realisht të interesuar të ndryshojnë mënyrën se si media preznaton aftësinë e kufizuar. Të gjithë ne kemi fuqinë për të ndryshuar diçka dhe me pak ndihmë praktike, mund të përmbushim detyrën me lehtë.

Të gjesh gjuhën e duhur:

Gjuha luan një rol të jashtëzakonshëm në ndikimin mbi mënyrën se si mendojmë dhe në përcaktimin e sistemit tonë të vlerave. Nga ndryshimi i fjalëve që përdorim ne mund të sjellim një ndikim të madh mbi mënyrën se si shihen personat me aftësi të kufizuara dhe mund të ndihmojmë në ndryshimin e mënyrës se si shoqëria mendon për aftësinë e kufizuar. Më poshtë është një listë termash që duhen shmangur dhe sygjerime për të zëvendësuar terminologjinë fyese. Lista synon të ndihmojë gazetarët që të largohen nga përdorimi i termave pasivë dhe i portretizon personat me aftësi të kufizuara si viktima dhe ofron fjalë që respektojnë personat me aftësi të kufizuara. Lista e termave vjen nga komuniteti i aftësisë së kufizuar në MB si pjesë e një studimi mbi median dhe aftësisë e kufizuar, realizuar nga Scope, një organizatë e aftësisë së kufizuar, e quajtur “Ndal Media e Shkruar! Si i portrerizon media e shkruar personat me aftësi të kufizuara” 35



Shmang

Përdor në vend të saj

handikapët

Personat me aftësi të kufizuar


I prekur nga, vuan nga, viktimë e

ka… (gjendjen ose dëmtimin)


I lidhur pas karirges mo rrota,

Përdorues i karriges me rrota


handikapë mendor, i vonuar mendor, me zhvillim të pamjaftueshëm mendor

person me aftësi të kufizuar në të mësuar ose person me aftësi të kufizuara intelektuale


sakat, invalid

Person me një aftësi të kufizuar


i paaftë

person me aftësi të kufizuar


spastik

person me paralizë cerebrale


i aftë

pa aftësi të kufizuara


verbër, shurdh,

Persona të verbër, persona që nuk dëgjojnë, persona me dëmtime shikimi, persona me dëmtime dëgjimi

“The Broadcasting and Creative Industries Disability Network” (BCIDN) nga MB krijoi një udhëzues praktik mbi median dhe aftësinë e kufizuar për vetë profesionsitët e medias për ta përdorur në punën e tyre të përditëshme. Udhëzuesi është hartuar kryesisht për televizionin dhe transmetimin e filmave, por megjithatë mund të jetë i përdorshëm nga gazetarët dhe profesionistë të tjerë të medias që punojnë në forma nga më të ndryshmet.

Udhëzues mbi median dhe aftësinë e kufizuar



Kush e Krijoi këtë Udhëzues?

Ky udhëzues u përgatit nga “The Broadcasting and Creative Industries Disability Network” (BCIDN) me qendër në Londër, Mbretëri e Bashkuar. Ai e ka bazën tek eksperienca kolektive e Network dhe anëtarët e tij që kanë punuar bashkë duke u përpjekur dhe përmirësuar elementët për personat me aftësi të kufizuara në transmetime, filma dhe reklama për dhjetëvjeçarin e kaluar.

BCIDN u krijua nga transmetuesit më në zë, producentët filmikë dhe televiziv dhe organizatat e indistrisë audio-vizive në MB për të rritur përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në punën e tyre. Edhe pse konkurentë për audiencën, këto organizata bashkarisht themeluan Rrjetin për të lehtësuar shkëmbimin dhe përhapjen e praktikave më të mira në këtë industri dhe për anagazhuar perosnat me aftësi të kufizuara si bashkëtransmetues, prodhues programesh, të punësuar të mundshëm, shikues dhe vendimarrës.

Në një Manifest të publikuar në 2002 organizatat anëtare te Rrjetit (BBC, ITV, C4, Five, BSkyB, Discovery Networks Europe, Turner Broadcasting System, the UK Film Council, Producers’ Alliance for Cinema and Television (PACT), dhe Zyra Qendrore e Informacionit (COI)) janë bashkarisht të angazhuara për:



  • Të rritur prezencën e personave me aftësi të kufizuara në transmetim dhe ekran.

  • Të rritur numrin e personave me aftësi të fkuziuara në të gjitha fushat e forcës së punës.

  • Rritjen e aksesit tek shërbimet në transmetim dhe jashtë transmetimit.

  • Të agrantuar aksesin tek të gjitha ndërtesat.

  • Përgatitjen dhe publikimin e një plani veprimi, në nivelin e bordit, në të cilin do të detajohen se si do të zbatohen këto angazhime.

The Broadcasters’ and Creative Industries’ Disability Network është një rrjet specialistësh të forumit të Punëdhënësve mbi Aftësinë e Kufizuar: www.employers-forum.co.uk

Për kë është ky udhëzues?

Ky udhëzues në faqe në internet është për të gjithë transmetuesit dhe producentët, përfshi ata nga ju që punojnë në fushat e programeve të rrymëzuara, nga lajmet deri te programet argëtuese, nga drama te dokumentarët. Nuk është thjesht për prodhuesit e programeve që punojnë si specialistë për aftësinë e kufizuar. Edhe pse përdorim termin prodhues “programesh”, pjesa më e madhe e udhëzuesit është e përshtatshme edhe për ata që punojnë në fusha të tjera audio-vizuale si në prodhimin e filmave, reklamave, videove, pop promo, dhe produkte interaktive mediatike. Një pjesë e udhëzuesit është e përshtatshme edhe për menaxherët e burimeve njerëzore, stafin teknik dhe stafin që punon drejtpërdrejt me dëgjuesit dhe shikuesit.



Përse duhet ta përdorësh këtë udhëzues?

Ky udhëzues është hartuar tu ndihmojë të mendoni se si të jeni më përfshirës në bërjen e programit tuaj. Një pjesë e informacionit lidhet gjithashtu me mënyrën se si organizata juaj mund të bëhet më e dukshme për aftësinë e kufizuar.

Personat me aftësi të kufizuara janë një pjesë e konsiderueshme e audiencës suaj – qofshin dëgjues, shikues apo përdorues të faqes së internetit. Megjithatë ata janë pothuajse të padukshëm në programe dhe dukshëm të nënpërfaqëuar në fuqinë punëtore të kësaj industrie. Përmirësimi i kësaj sitauate është së pari detyrë e menaxherëve të sektorit dhe të producentëve. Mënyra se si raporton dhe i portretizon personat me aftësi të kufizuara do të ndikojnë mbi qëndrimin e shoqërisë ndaj aftësisë së kufizuar. Më e rëndësishme, mënyra më e mirë për të siguruar që personat me aftësi të kufizuara pasqyrohen në ekrane dhe në eter është pasqyrimi i tyre sa më i përshtatshëm në fuqinë punonjëse të prodhimit të programeve. Neglizhimi i këtij fakti do të thotë se po lini pa përfshirë një grup kolegësh të talentuar që janë persona me aftësi të kufizuar edhe ata.

Njerëzit e lexojnë dhe e përdorin këtë udhëzues, i cili pasqyron kombinimin e përvojës së shumë transmetuesve dhe prodhuesve të programeve. Ai është i mbushur me këshilla pozitive, realiste dhe praktike për t’iu ndihmuar të jepni edhe ju kontributin tuaj për tu siguruar se programet tuaja pasqyrojnë rëndësinë e personave me aftësi të kufizuara si për industrinë audio-vizuale dhe për shoqërinë. Personat me aftësi të kufizuara janë individë me historitë e tyre personale për ti treguar dhe këndvështrimet e tyre për jetën që do ti pasurojnë programet tuaja. Pa dyshim, ju do të pasuroni edhe vetë përvojat tuaja jetësore. Edhe një producent i vetëm mund të bëjë shumë.



Si ta përdorim këtë udhëzues

Ky udhëzues është i përbërë nga 6 rubrika informative:



  • Hyrja prezantuese ku përfshihet edhe ligji

  • Personat me aftësi të kufizuara pjesëmarrës në programe

  • Punësimi i personave me aftësi të kufizuara si prodhues programesh

  • Akses për aftësinë e kufizuar në shërbimet transmetuese

  • Përshtatje dhe pajisje ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara specifike

  • Komunikmimi me personat me aftësi të kufizuara

Ky udhëzues është ndarë në një numër më të vogël nënrubrikash me qëllim që të mund të kaloni nga njëra te tjetra në përputhje me interesat dhe nevojat tuaja. Informacioni jepet si një seri sugjerimesh që mund ti zgjedhësh dhe ti zbatosh në përputhje me prodhimet tuaja. Ka njëfarë përsëritje nga njëra rubrikë te tjetra për sqarim, ndërkohë që edhe pse nuk është e nevojshme ta lexoni të gjithë udhëzuesin menjëherë, këshillohesh të përdorësh si referencë rubrikat e tjera.

Idetë në këtë udhëzues vijnë nga hartuesit e programeve të lajmeve, atyre argëtuese, dramatizimeve dhe dokumentarëve. Ato u drejtohen të gjithë hartuesve të programeve, jo vetëm atyre që punojnë në prodhime ekskluzive për aftësinë e kufizuar.

Shumë transmetues dhe producentë tashmë e kanë përmirësuar mënyrën se si portretizojnë ose punësojnë personat me aftësi të kufizuara. Ashtu siç shprehet edhe një producent i rëndëishëm: “Mos shqetëso u nëse je apo nuk je politikisht korrekt, thjesht vepro, dhe do ta shohësh se MUND të sjellësh ndryshim!”

Ligji mbi aftësinë e kufizuar

Të gjitha vendet evropiane kanë legjislacionin e tyre mbi aftësinë e kufizuar. Edhe pse këto ligje janë bazuar mbi legjislacionin e BE, ato mund të ndryshojnë pak në fushën e mbulimit. Në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull, Akti i Diskriminimit për Aftësinë e Kufizuar mbulon punësimin, aksesin fizik, të mirat dhe shërbimet, trianimin dhe arsimin. Megjithatë, egziston edhe legjislacion shtesë, Akti i Komunikimeve 2003, i cili kontrollon transmetimet. Ky përfshin kërkesa për krijimin e aksesit të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara (për shembull, jep dispozitat për përqindje të caktuara që duhet të subtitrohen ose të përshkruhen në audio). Të dy aktet zbatohen nga dy organizma të veçantë – Komisioni i të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara (DRC) dhe Zyra Qeveritare e Komunikimeve (Ofcom). Sigurisht që nëse legjislacioni nuk imponohet ai ka efekt të kufizuar.



Portretizim

Steriotipet dhe realizimi i duhur

E mbani mend herën e fundit që patë apo dëgjuat një person me aftësi të kufizuara në radio apo televizion? Nëse mbani mend ndonjërin, ka shumë të ngjarë të ketë ndodhur në një program që fliste për aftësinë e kufizuar. Është e vështirë të përllogaritet se sa persona me aftësi të kufizuara marrin pjesë nëpër programet e zakonshme, sidomos kur aftësia e kufizuar është e padukshme. Megjithatë, shumë producentë do ta pranonin se nuk u ka shkuar kurrë në mëndje të punësojnë një aktor me aftësi të kufizuara, të kërkojnë një “ekspert” ose kontribues me aftësi të kufizuara, të marrin një intervistë në rrugë një personi me aftësi të kufizuara, ose që me qëllim ta zgjerojnë përbërjen e audiencës në studio. Transmetuesit tani janë tepër të ndërgjegjshëm mbi rëndësinë e sigurimit të një përzierje gjinie dhe racash në transmetime radio dhe televizive. Pra përse të mos sigurojmë që edhë programi ta pasqyrojë siç duhet shoqërinë si një të tërë?

Është e lehtë ti injorosh të tjerët për të kursyer kohë dhe shpjegime gjatë programeve. Por kjo gjë rrezikon të të vendosë në rolin e atyre që përforcojnë steriotipet egzistuese, kështu që personat me aftësi të kufizuara, edhe në ato raste që shfaqen, vazhdojnë që gjerësisht të portretizohen ose si të veçantë e heroikë, ose si viktima të varur te të tjerët. Në fillim të viteve 1990, një studiues analizoi portretizimin e personave me aftësi të kufizuara në televizion dhe zbuloi se ata bien në një prej 11 kategorive, 10 prej të cilave ishin negative. Ato e përcaktonin personin me aftësi të kufizuara si “për tu mëshiruar dhe patetik”, si “të paaftë”, si “barrë”. Meshkujt me aftësi të kufizuara midis 25 dhe 40 vjeç kishte më shumë të ngjarë të përfaqësoheshin në krahasim me të tjerë persona me aftësi të kufizuara, pavarësisht faktit se numri i femrave me aftësi të kufizuara e tejkalon atë të meshkujve.

Disa forma të aftësisë së kufizuar kanë një përfaqësim veçanërisht të dobët. Sëmundjet mendore shumë shpesh (dhe në mënyrë disproporcionale) lidhen nëpër programe me krimet e dhunshme, edhe pse nuk ka prova për ta mbështetur këtë portretizim të gabuar.



Korporata e Transmetimeve Australiane u kërkon producentëve të saj ti bëjnë vetës katër pyetje për portretizimine personave me aftësi të kufizuara në ekran:

  • A e patronalizon portretizimi personin me aftësi të kufizuara?

  • A e viktimizon portretizimi personin me aftësi të kufizuar?

  • A e demonizon portretizimi personin me aftësi të kufizuara?

Ose, përkundrazi

    • A e normalizon portretizimi personin me aftësi të kufizuara, pra, a e konsideron personin me aftësi të kufizuara në të njëjtën mënyrë si gjithë të tjerët?

Shumë reportazhe dhe seriale i përshkruajnë pjesëtarët e publikut si kontribues. Merr në konsideratë përfshirjen e më shumë personave me aftësi të kufizuara me qëllim që programi juaj të paraqesë një pasqyrë më të plotë të shoqërisë. Por për të bërë këtë, është shpesh e nevojshme të kërkosh personat me aftësi të kufizuara. Mos harroni se meshkuj dhe femra, persona të racave, feve, sekseve të ndryshme, si edhe me orientime seksuale të ndryshme mund të jenë edhe ata persona me aftësi të kufizuara.

  • Mos e egzagjeroni me kujdesin dhe mos u përpiqni të jeni shumë korrekt politikisht – duke qenë super sensitiv për përdorimin e gjuhës se duhur apo jo të duhur dhe përshkrimin e personave me aftësi të kufizuara, mund të mos arrini të bëni dot asgjë. Të gjitha imazhet mund të luajnë rol të rëndësishëm në rritjen e shikueshmërisë – edhe ato të quajtura negative.

  • Konsideroni në skenar ato karakteristika të personave me aftësi të kufizuara që mund të jenë të zakonshme për personat pa aftësi të kufizuara. Për shembull, të shfaqësh një person me aftësi të kufizuara të pushohet nga puna për shkak të neglizhencës dhe jokompetencës mund të jetë një përshkrim pozitiv pikërisht pasi mund të sfidojë një arsye shpeshherë të cituar lidhur me punëdhënësit për të mos marrë në punë personat me aftësi të kufizuara – supozimin se nuk mund të pushosh një person me aftësi të kufizuara pa i hapur vetes telashe juridike për disriminim.

  • Konsideroini personat me aftësi të kufizuara si persona kompleksë me cilësi të mira dhe të këqija. Duke shfaqur një person me aftësi të kufizuara si të lig apo të pakëndshëm mund të shkaktojë probleme, por mendoni se sa persona të “mire” kemi pa aftësi të kufizuar? Një person me aftësi të kufizuara mund të nxehet, të jetë i hidhur, herë-herë depres, por mund të jetë edhe i mençur, seksi dhe qendra e muhabetit. Ndoshta një nënë me aftësi të kufizuara nevrikoset me të birin që nuk do të lajë dhëmbët, por kjo ka të bëjë me të qënit nënë, dhe jo me aftësinë e kufizuar. Përcaktimi i qartë i kontekstit të lejon ta bësh një gjë të tillë. Shpesh herë janë personat pa aftësi të kufizuar që janë më të ndjeshëm lidhur me këto çështje krahasuar me personat me aftësi të kufizuara.

  • Rolet e vogla ofrojnë mundësi të mëdha për ti ndihmuar personat me aftësi të kufizuara të shkojnë në role më të mira. Mund t’iu duket se është e papërshtatshme ta kesh një personazh me aftësi të kufizuara në rolin kryesor, por mos e përjashtoni automatikisht një person me aftësi të kufizuara në një rol ku ata portretizohen si personazhe dytësore ose të parëndësishme. Kjo mund të jetë më e mirë se sa thjesht një rol “ekstra” dhe mund të japë mundësi që ta vendosë një person me aftësi të kufizuara në një situatë ose rol që nuk ka të bëj me aftësinë e kufizuar. Ti vendosësh personat me aftësi të kufizuara në rolet e menaxherëve dhe kolegëve të punës, pë shembull mund të tregojë përfshirje reale.

  • Mos e mendoni aftësinë e kufizuar vetëm si karrike me rrota. Është më e thjeshtë pasi është më e dukshme dhe më e njohur si aftësi e kufizuar, por bëhet klishe. Më pak se 8% e personave me aftësi të kufizuara janë përdorues të karrikeve me rrota, pra merni në konsideratë të përshkruani një aftësi tjetër të kufizuar.

  • Jeni i kujdesshëm kur përshkruani personat me aftësi të kufizuara në rolin e “viktimës”. Ndërkohë që është i vërtetë fakti se disa persona janë me aftësi të kufizuara për shkak të aksidenteve, akte terroriste apo lufta, ka shumë më shumë persona me aftësi të kufizuara të cilët nuk e konsiderojnë veten aspak si viktima. Ata duan të gëzojnë të njëjtin respekt si gjithë të tjerët dhe jo të mëshirohen.

  • Në mënyrë të ngjashme shmangni edhe ekstremin tjetër atë të “heroit” – që i përshkruan vazhdimisht personat me aftësi të kufizuar si njerëz që kanë bërë të paarritshmen. Një sportist me aftësi të kufizuara që ka fituar një medalje nuk është më shumë përfaqësues i personave me aftësi të kufizuara sesa futbollisti David Beckham është për personat pa aftësi të kufizuara. Njerëzit e jashtëzakonshëm egzistojnë në të gjitha fushat e jetës, por arritjet heroike mund të mbulojnë realitetin e përditshëm për personat me aftësi të kufizuara, duke i dhënë mundësi shikuesit që ta shikojë këtë aritje si kompensim të aftësisë së kufizuar. Kjo krijon idenë se personi e ka “mposhtur” dëmtimin dhe se nuk ka më nevojë për interesim të mëtejshëm.

  • Është gjithashtu patronizues fakti kur personat me aftësi të kufizuara konsiderohen si heronj pasi janë me aftësi të kufizuara, prandaj shmangni përcaktime për personat me aftësi të kufizuara si “heronj” që përballen me dëmtimine tyre.

  • Mendoni se shfaqni ngjarje nga jeta e përditshme që përfshijnë persona me aftësi të kufizuara në vend të shfaqni situata që lidhen me aftësinë e kufizuar. Kjo gjë krijon një imazh më pozitiv integrimi duke i shfaqur personat me aftësi të kufizuara qe ndërveprojnë me personat pa aftësi të kufizuara. Kur i shfaq personat me aftësi të kufizuara të izoluar në mjedisin e tyre të ngushtë mund të krijojë përshtypjen se ata janë të veçuar nga pjesa tjetër e shoqërisë.

  • Nuk ka pse të keni frikë të shfaqni personat me aftësi të kufizuara që i bëjnë gjërat ndryshe nga personat pa aftësi të kufizuara, por shfaqinin personat me aftësi të kufizuara si të barabartë.

Konsultimi i organizatave të aftësisë së kufizuar

Kur kërkoni kontribues të programeve për aftësinë e kufizuar mund të vendosni të konsultoni një organizatë të specializuar të aftësisë së kufizuar për ndihmë. Konsultimi është i rëndësishëm, dhe gjithmonë është e këshillueshme që të kontaktoni me më shumë se një organizatë, nëse mundeni, për të patur një pamje sa më të gjerë. Gjatë viteve janë zhvilluar një sërë organizatash të ndryshme të aftësisë së kufizuar. Zakonisht ato specializohen në një dëmtim të caktuar dhe të ofrojnë këndvështrime të ndryshme. Këto organizata mund të përfshijnë ato të cilat japin mbështetje në formë bamirësie, këshillimi dhe informimi, dhe ato që janë të përfshira politikisht, dhe që lobojnë për të ndryshuar gjendjen e status-kuosë. Ja vlen të përmendet se disa organizata që përfaqësojnë personat me aftësi të kufizuara menazhohen nga persona pa aftësi të kufizuara, dhe jo gjithmonëeë mund të pasqyrojnë në mënyrë të saktë këndvështrimet e vetë personave me aftësi të kufizuara.

Kur konsultoheni me grupe të ndryshme, do të mund t’iu duhet të sqaroni disa nga mesazhet ose informacionet kontradiktore si edhe politika të brëndshme ose të jashtme. Do të humbisni persona të rëndësishëm nëse, për ngjarje interesante dhe kënvështrime interesante punoni vetëm me organizatat më të mëdha dhe më të njohura, dhe nëse e kufizoni veten për të punuar vetëm nëpërmjet këtyre agjensive.

Disa grupe mund të jenë më të interesuara për promovimin e kauzës së tyre sesa të përshtaten me specifikat editoriale të programit tuaj. Që në fillim jeni i qartë me ta për atë që po përpiqeni të arrini. Përpiquni ti sillni organizatat në një fazë të herëshme, mbajini me vete dhe mos i harroni kur të transmetohet programi. Sigurohuni që e dinë ditën e transmetimit dhe sigurohu që të marësh opinionet e pjestarëve të tyre dhe përfituesve pas transmetimit të programit.



Respekt për dinjitetin njerëzor dhe trajtim të minoriteteve

Shikuesit kanë të drejtën të presin që transmetuesit dhe hartuesit e programit të reflektojnë përgjegjësinë e tyre për të mbrojtur dinjitetin njerëzor, sa më shumë që kjo të jetë e mundur, në respekt si të vetë individëve ashtu dhe të individëve si pjestarë të grupeve. Individët nuk duhet të merren nën mbrojtje ose të trajtohen si heronj pa qenë e nevojshme, apo tu shkaktohet stres i panevojshëm. Në mënyrë të veçantë duhet të vlerësohet trajtimi i minoriteteve të pambrojtura, duke patur parasysh efektet e mundshëme si mbi keqintepretimet ashtu dhe mospërfaqësimin në nivelin e duhur.



Humori

Humori është një fushë për të cilën është debatuar shumë, por mund të jetë shumë i fuqishëm për të normalizuar çështjet. Nëse më parë çdo humor që i referohej aftësisë së kufizuar mund të ketë shkaktuar fyerje ose tek personat me aftësi të kufizuara ose tek personat pa aftësi të kufizuara, tashmë ka më shumë humoristë që janë të gatshëm të shfritëzojnë në mënyrë aktive potencialin komik të personave me aftësi të kufizuara. Kjo është mundësuar nga rritja e numrit të humoristëve me aftësi të kufizuara që vetë ata kanë prezantuar pjesë të fuqishme që sfidojnë sjelljet tradicionale duke përdorur material satirik, të mrpehtë, dhe shpesh me qëllim edhe shokues. Ka një traditë të gjatë të humorit të bazuar tek shtypja dhe pabarazia. Duhet tu jepet mundësia personave me aftësi të kufizuara të përfshihen në programet e këtij lloji, veçanërisht kur humori do të thotë të qeshësh me njerëzit dhe jo ta tellesh me ta.



Komunikimi me Personat me Aftësi të Kufizuara

Aftësitë komunikuese janë thelbësore në zhvillimin e marrëdhënieve me audiencën e personave me dhe pa aftësi të kufizuara dhe me punonjësit.

Sjellja dhe llogjika na thonë:


  • Tregohu i duruar dhe dëgjo me kujdes

  • Përdor një ton zëri normal kur tregon gadishmëri

  • Mos u përpiq të flasësh ose të përfundosh fjalinë për një person me të cilin po flet

  • Asnjëherë mos pyesni “Çfarë të ka ndodhur? Frenoje kuriozitetin.

  • Drejtojuni një personi me aftësi të kufizuara me emër vetëm nëse i drejtoheni edhe personave të tjerë me të njëjtin familiaritet.

  • Flitini personit me aftësi të kufizuara drejtpërdrejt, edhe në ato raste kur ata shoqërohen nga përkthyesi apo shoqëruesi.

  • Asnjëherë mos supozoni se çfarë mund apo nuk mund të bëjë dikush.

Njerëzit po bëhen gjithmonë e më shumë të ndjeshëm ndaj mënyrës së si “gjuha e aftësisë së kufizuar” mund të përforcojë në mënyrë të paqëllimshme steriotipet. Fjalë apo shprehje të caktuara mund të përbëjnë ofendim. Edhe pse nuk ka rregulla konkrete, është mirë të kuptohet se përse disa terma janë të preferueshme në krahasim me të tjera. Por preferencat janë të ndryshme, dhe në rast se dyshoni jeni të përgatirutr ta pyesni individin.

Shumica e personave që e shohin aftësinë e kufizuar si çështje barazie preferojnë fuqishëm termin “persona ma aftësi të kufizuara” pasi ajo pasqyron më mirë qëndrimin se personat me dëmtime ose kushte mjekësore të caktuara janë me aftësi të kufizuara për shkak se shoqëria nuk i heq pengesat e panevojshme. Disa persona me aftësi të kufizuara preferojnë termin “persona me aftësi të kufizura” pasi termi person përdoret i pari. Të tjerë persona me aftësi të kufizuara mund të mos e shohin fare vetën si me aftësi të kufizuar, edhe pse mund të përkufizohen si të tillë nga ligji – përfshi këtu ata që nuk dëgjojnë që në lindje dhe që përdorin Gjuhën ë Shenjave, ata me një situatë mjekësore afatgjatë, ose ata që kanë kaluar një sëmundje nervore.



Disa pika të përgjithshme:

  • Personi me aftësi të kufizuara nuk përcaktohet nga dëmtimi i tij apo i saj. Askujt nuk i pëlqen ti vihet një emërtim mjekësor.

  • Emërtimet mjekësore nuk thonë asgjë për personin; ata thjesht përforcojnë steriotipin se personat me aftësi të kufizuara janë “të sëmurë” dhe të varur nga mjeku.

  • Përcaktime të tilla si “epileptik” apo “diabetik” janë depersonalizuese. Nëse dëshironi ti referoheni gjëndjes së personit, thoni një person me epilepsi ose me diabet.

  • Mos u vini në siklet nëse përdorni shprehje të tilla që mund të lidhen me dëmtimin e dikujt, për shembull, “Shihemi më vonë” ose “po të jap një dorë.”

  • Shmangni përdorimin e gjuhës që sugjeron se personat me aftësi të kufizuara janë gjithmonë të dobët dhe të varur te të tjerët, ose që mund ti kthejnë personat me aftësi të kufizuara në objekt për tu mëshiruar, si për shembull, “që vuan nga” apo “viktimë e.”

  • Mos përdorni emra kolektivë të tilë si “invalidët”, “të verbrit” ose “të shpërfytyruarit”. Këto terma përfshijnë persona si pjesë e një grupi uniform që është disi i veçuar nga shoqëria.

Yüklə 0,62 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   12




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©www.genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə