Aftësia e kufizuar në median e shkruar: Si portretizohet aftësia e kufizuar dhe personat me aftësi të kufizuara nga media e shkruar në Bosnje Herzegovinë


VI. këshilla nga terreni për pasqyrim të suksesshëm mediatik



Yüklə 0,62 Mb.
səhifə8/12
tarix02.10.2017
ölçüsü0,62 Mb.
#2969
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   12

VI. këshilla nga terreni për pasqyrim të suksesshëm mediatik



Në këtë seksion të raportit, advokuesit e aftësisë së kufizuar japin eksperiencat e tyre se si kanë realizuar fushata mediatike të suksesshme dhe se çfarë është e rëndësishme në drejtim të punës me median.
Intervistë me InfoPart, Banja Luka, Republika Srpska, Bosnje Herzegovinë
InfoPart është një shoqatë e të rinjve me aftësi të kufizuara në Banja Luka, Republika Srpska në Bosnjë Hercegovinë që punon për mundësi të barabarta për të rinjtë me aftësi të kufizuara në arsim dhe punësim. E krijuar në 2005 si dega rinore e organizatës humanitare Partner, InfoPart ka një përvojë solide në punën me median dhe realizimin e fushtave mediatike.
Vanja Colić, zëvendës presidente dhe kordinatore e marrëdhënieve publike për InfoPart jep disa këshilla se si arritën të punojnë me median për të siguruar pasqyrim në median e shkruar:

  • Me qëllim që të sigurohet pasqyrim nga media është e rëndësishem të krijoni një reputacion të fortë të organizatës në komunitet për të arritur vëmendjen e medias drejt jush.

  • Organizoni konferenca shtypi dhe i përdorni ato si mundësi për të prezantuar arritjet e organizatës suaj si edhe planet për veprimtaritë në të ardhmen.

  • Është tejet e rëndësishme të keni një Kordinator të përkushtuar të Marrëdhënieve me Publikun në organizatën tuaj që të mund të vendosë komunikim me median dhe të monitorojë çështjet që lidhen me aftësinë e kufizuar në median e shkruar.

  • Për ti mbështetur veprimtaritë në media, ne zhvillojmë vetë mesazhe promocionale dhe përpiqemi të sigurojmë kohë transmetimi si në radio, ashtu edhe në televizor.

  • Ide për një fushatë të suksesshme në media: si pjesë e fushatës me titull “Nuk jam në këmbë, por mendoj, prandaj dhe egzistoj” për mbledhjen e fondeve për shërbimet e asistencës personale, InfoPart organizoi një program televiziv në të cilin shikuesit mund të mernin në një numër telefoni nëse dëshironin të jepnin kontribute. Në këtë mënyrë u mblidhën 7500 KM (3750 euro),

  • Gjatë një fushate ndërgjegjësuese, përdorni mesazhe promocionale në radio dhe televizion. Do të ishte mirë të publikoni shkrime në median e shkruar ku përshkruhen ngjarje nga jeta më qëllim që të mbahet i interesuar dhe të kujtohet publiku për fushatën në fjalë.

Cilat janë të drejtat e mija? Fushatë e organizuar nga Sumero, Unioni i Personave me Vonesa Mendore në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës.


Unioni i Shoqatës për Ndihmë ndaj Personave me Vonesa Mendore në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës, “Sumero”, organizoi një fushatë të gjerë mediatike për ndërgjegjësim si edhe informim të vendimmarrësve mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara intelektuale. Projekti u realizua në vitin 2004 me një grant të programit Share-EJL brënda Handicap International të Europës Juglindore, së bashku me donatorë dhe sponsorë të tjerë. Projekti zgjati 8 muaj me objektiv informimin e publikut mbi shërbimet dhe reformat që nevojiten për ti mbështetur më mirë personat me aftësi të kufizuara intelektuale dhe për të promovuar përfshirjen. Si pjesë e projektit, Sumero vuri në zbatim një fushatë mediatike të mirë planifikuar duke u dërguar rregullisht njoftime për shtyp të gjitha mediave kryesore të shkruara, televizioneve dhe radiove.
Në një intervistë me një përfaqësues të Sumero-s, znj. Indira Spiljak, ajo shpjegon se çelësi i suksesit të fushatës janë:


  • Të fillosh fushatën në media duke vendosur kontakte me mediat që janë të gatshëm të bashkëpunojnë në projekt dhe të transmetojnë mesazhin e tyre.

  • Kontaktet personale me gazetarët jenë shumë të rëndësishme. Sapo ti keni vendodur kontaktet, eshtë mirë që gazetari që do të pasqyrojë veprimtaritë tuaj të jetë i njëjti person në mënyrë që të jetë i familjarizuar me temën dhe me ngjarjen.

  • Ndërto një databazë të kontakteve egzistuese me median dhe përditësojeni atë vazhdimisht.

  • Përzgjidhni llojin e medias që doni të targetoni si për shembull programe televizive specifike apo radiostacione dhe gazeta të caktuara. Pastaj zgjidhni llojin më të përshtatshëm të medias në përputhje me projektin që po zbatoni. Zakonisht është më e lehtë të sigurosh pasqyrim nga media lokale pasi për të tërhequr vëmendjen e medias kombëtare duhet të keni një veprimtari të madhe.

  • Për televizionin, praktika është ta telefonosh stacionin në mëngjes dhe ta ftoni në veprimtarinë tuaj.

  • Për median e shkruar, ftojini gazetarët me e-mail ose njoftim për shtyp dhe më pas përpiquni të siguroni një gazetar të caktuar që i pasqyron veprimtaritë tuaja që ta ndjekë çështjen.

  • Mund të filloni kontaktet duke u shkruar një letër dhe duke u shpjeguar se kush jeni dhe se cili është projekti juaj dhe i ftoni gazetarët ose redaktorët për një takim kokë më kokë. Gjëja më e mirë është të vendosni kontakte personale dhe të ngjallni interesin e një gazetari të caktuar nga secila media, i cili bëhet më pas “ekspert” në këtë çështje.

  • Është e rëndësishme të programoni veprimtaritë në një ditë e cila nuk është e mbushur me veprimtari të tjera që mund të tërheqin vëmendjen e gazetarëve larg projektit tuaj.

  • Është e rëndësishme që titulli i veprimtarisë të tingëllojë bukur për të tërhequr vëmendjen e gazetarëve dhe ftesat përgjithësisht ua jepni në dorë ose ua dërgoni me emeil. Më pas shoqërojeni ftesën me një telefonatë për tu siguruar që e kanë marrë.

  • Ftesa është e ngjashme me njoftimin për shtyp. Ajo përmban informacionin më të rëndësishëm dhe të gjithë emrat dhe titujt e personave që do të marrin pjesë. Pas veprimtarisë, gazetari zakonisht e përdor këtë mundësi për të bërë disa pyetje dhe ne u dërgojmë mediave fotografi dhe njoftime për shtyp në formë elektronike.

  • Shumë e rëndësishme për të siguruar një pasqyrim të mirë nga media është të kesh krijuar emër të mirë dhe të njihesh në komunitet për punën që bën.

  • Gjithmonë trainoni stafin tuaj mbi marëdhëniet me publikun dhe përfshini edhe punonjës ose vullnetarë të rinj në veprimtari të marrëdhënieve me publikun.

  • Përpiquni ta bëni zërin e anëtarëve tuaj të dëgjohet në media duke i ftuar gazetarët në mjediset tuaja për ti intervistuar anëtarët tuaj, me qëllim që të mos mbeten vetëm në intervistimin e krerëve të organizatave.

  • Kur vijnë gazetarët në Sumero, i nxisim ata që të marin mendime nga vetë fëmijët me aftësi të kufizuara.

  • Gjithmonë egziston nevoja pët ti trainuar gazetarët dhe për ti sensibilizuar ata mbi çështje që lidhen me personat me aftësi të kufizuara.



Intervistë me Božidar Denda, redaktor dhe Drejtues i programit radiofonik “Zvukom do Svijetlosti” në Malin e Zi
Për pesë vjet, Božidar Denda, është redaktor i programit radiofonik “Zvukom do svijetlosti”, “Me zë drejt dritës” që pasqyron çështjet e aftësisë së kufizuar në përgjithësi dhe në mënyrë më specifike, për personat me vështirësi shikimi. Programi transmetohet në një radio private me mbulim të madh në Malin e Zi të quajtur “Antena M” çdo të shtunë nga ore 14 deri në orën 15.
Iniciativa për këtë program erdhi nga Unioni i të verbërve të Malit të Zi. Në fillim ata iu drejtuan radios shtetërore “Radio Mali i Zi” për ti mbështetur, por në atë kohë radioja shtetërore nuk i kishte mundësitë për ta realizuar këtë ide. Prandaj Unioni arriti një marrëveshje me “Antena M” që mbulon rreth 90% të Malit të Zi. Transmetimi i këtij programi filloi në shkurt 2003 dhe drejtohet nga Božidar Denda, një gazetar i trainuar.
Kostot financiare të prodhimit të emisionit mbulohen nga Unioni dhe pagesa e honorarit që i bëhet gazetarit Božidar Denda për punë vullnetare iu pagua gjatë vitit të parë të transmetimit nga “Antena M”. Nuk ishte detyrim i radiostacionit një gjë e tillë por ishte thjesht një vepër në mbështetje të programit. Pas përfundimit të vitit të parë të transmetimit, Unioni i mori mbi vete të gjitha shpenzimet përfshi këtu edhe honorarin e gazetarit.
Ideja kryesore e Unionit kishte të bënte me krijimin e një programi radiofonik që do të informonte një audiencë të gjerë mbi veprimtaritë e tyre, qëllimin e punës së tyre, arritjet si edhe problemet me të cilat ndëshen anëtarët. Emisioni përbëhet nga disa rubrika, secila me gjatësi 5 deri 6 minuta, dhe temat përfshijnë:

  • Aktualitet – lajme që lidhen me aftësinë e kufizuar dhe vëzhgim i përgjithshëm mbi ngjarjet që lidhen me aftësinë e kufizuar

  • Informacion mbi veprimtarinë aktuale të Unionit në nivel kombëtar dhe një vëzhgim mbi veprimtaritë e Komitetit Konsultativ të Ballkanit, Unioni Botëror i të Verbërve, Bashkimi Evropian, dhe organizatat lokale të personave të verbër. Programi informon mbi OPAK-ë të tjerë, veçanërisht kur ndodhin ngjarje të rëndësishme.

  • Shkenca dhe teknologjia –informacion dhe lajme nga fusha e mjekësisë, informacion mbi pajisjet tifloteknike, (pajisje për personat me vështirësi shikimi) dhe arritjet më të fundit teknologjike.

  • Kultura dhe arsimi – lajme nga këto fusha.

  • Sporti dhe shahu – informacion nga aktivitetet sportive.

  • Të verbrit gjatë historisë.

Programi i fundit i çdo muaji i kushtohet një të ftuari special dhe titullohet “Portret”. I ftuari është zakonisht person me aftësi të kufizuara që jeton në mënyrë të suksesshme në komunitet dhe ashtu siç thekson edhe Denda, nuk është e nevojshme që i ftuari të ketë arritur diçka të jashtëzakonshme, si për shembull të ketë fituar medalje apo vend nderi. Kriteri bazë është që i ftuari të jetë person me aftësi të kufizuara ose dukush i përfshirë në çështjet e aftësisë së kufizuar si ekspert apo punjës social.


Lidhur me vazhdueshmërinë e programit dhe gjatësinë e tij në të ardhmen, Denda tregoi se Unioni ka interes të madh në vazhdimin e këtij programi. Nga ana tjetër, është e rëndësishme të jemi realistë dhe të mbajmë në mendje se programi mund të ndërpritet nga radiostacioni në të ardhmen. Megjithatë, në Malin e ZI, si edhe në shumë vende të tjera të rajonit, Ligji mbi Informimin thekson se është detyrim për të gjitha mediat elektronike që të përcaktojnë një numër të caktuar orësh për çështje që lidhen me aftësinë e kufizuar. Për shembull, Radiotelevizioni i Malit të Zi transmeton një program mbi aftësinë e kufizuar një herë në muaj. Edhe Radio Mali i Zi transmeton program një herë në javë, si edhe disa radio lokale (p.sh. radio Herceg Novi, Budva, Bar, etc.)
Në çdo rast, Unioni i të Verbërve në Malin e Zi ka vullnetin dhe motivimin ta vazhdojë transmetimin e programit radiofonik “Zvukom do svijetlosti” në “Antena M”. Unioni merr të ardhura financiare për emisionin nga fondi për informim dhe komunikim të dhënë nga Ministria e Kulturës, Sporteve dhe Medias. Ai e përdor këtë buxhet për të siguruar informacion të aksesueshëm për pjesëtarët e tij, si edhe për të paguar emisionin.
Intervistë më Vesna Nestorović themeluese dhe presidente e Beli Stap, Serbi
Organizata Bastuni i Bardhë (Beli Stap) u themelua në vitin 2003 si OPAK me tre fusha kryesore: të promovojë mundësi për të verbrit dhe personat me vështirësi shikimi që të trainohen për të lëvizur më shumë me qëllim arritjen e lirisë më të madhe në lëvizje, edukim mbi çështje që lidhen me aftësinë e kufizuar dhe ndërgjegjësim; si edhe ndikim mbi median.
Për sa i përket medias, projekti i parë që ndërmorën ishte një program televiziv në bashkëpunim me ANEM, shoqatën e Mediave Elektronike të Pavarura. ANEM përbëhet nga 28 stacione radiosh dhe 16 stacione televizive që përpiqen për cilësi dhe profesionalizëm maksimal. Misioni i ANEM-it është të krijojë një kornizë ligjore të pavarur politikisht për median elektronike dhe përmirësimin e standarteve profesionale në industrinë e medias për të plotësuar siç duhet interesat e publikut.31 Programi televiziv i titulluar “Edukacija sire drustvene zajednice putem TV emisija “upoznajte nas bolje” filloi në vitin 2003 dhe vazhdon ende të transmetohet një herë në javë në të gjithë stacionet lokale pjesë e rrjetit ANEM në oraret e darkës. Qëllimi i emisionit është të informojë mbi dëmtimet e shikimit dhe aftësi të tjera të kufizuara në nivel lokal. Emisioni përpiqet gjithashtu të rrëzojë paragjykimet mbi personat e verbër dhe ata me dëmtime shikimi duke treguar se ata janë të aftë të realizojnë programe televizive cilësore. Të gjithë drejtuesit e emisionit janë të verbër. Emisioni fokusohet në tre tema kryesore:

  • Veprimtaria e OPAK-ve lokalë

  • Histori nga jeta e personave me aftësi të kufizuara

  • Puna e institucioneve shtetërore që merren me çështjet e aftësisë së kufizuar

Emisioni financohet nga Ministria e Punës, Punësimit dhe Çështjeve Sociale dhe ANEM. Ministria paguan për gjysmën e programit dhe ANEM mbulon gjysmën tjetër të kostos. Në total emisioni transmetohet në 24 Bashki të ndryshme brënda rrjetit të mbulimit të ANEM. Në fillim u kërkua nga ana e ANEM ngritja e një kanali për aftësinë e kufizuar, por u refuzua pasi sipas tyre ky lloj transmetimi i specializuar do të ishte një formë segregacioni. Sipas Vesna Nestorović, drejtore e Bastunit të Bardhë, ajo beson se duhet të ketë programe speciale për aftësinë e kufizuar në kanalet kryesore, por programet për aftësinë e kufizuar nuk duhet të segregohen në një kanal të veçantë. Ajo e ndjen se emisionet e veçanta mbi aftësinë e kufizuar janë të nevojshme për aq kohë sa aftësia e kufizuar të mos jetë rrymëzuar brënda programacionit televiziv. Bastuni i Bardhë po planifikon për ta kaluar këtë emision në qershor në kanalet kombëtare dhe aktualisht po negociojnë me disa kanale televizive për mbështetjen e tyre.32


Sipas Bastunit të Bardhë, për emisionin ka interes të gjerë. Në fakt, shikuesit kanë kërkuar që programe të tilla të ritransmetohen dhe shumë të tjerë i kanë drejtuar emisionit pyetje dhe komente. Si rezultat i ketij interesi, Bastuni i Bardhë hapi një listë emali-i që abonentët të mund të vazhdojnë diskutimet e tyre dhe tu përgjigjen pyetjeve të shikuesve.

Ndryshime në pasqyrimin e aftësisë së kufizuar nga ana e medias

Si gazetare e trainuar, Vesna është shumë e familiarizuar me median dhe në opinionin e saj, ajo mendon se klima e sotme e bën të mundshëm trajtimin më të mirë të aftësisë së kufizuar në televizion dhe në radio. Ajo mendon se mund të gjenden shembuj ku aftësia e kufizuar të diskutohet nën këndvështrimin e modelit social dhe në termat e të drejtave të njeriut, si në radio ështu edhe në televizion. Dhjetë vjet më parë, ajo mendon se nuk ishte kështu dhe se atëhere mund të gjeje shembuj ku aftësia e kufizuar përshkruhej vetëm nën këndvështrimin mjekësor apo ajo e bamirësisë. Sot kemi filluar të shohim se si modeli social dhe këndvështrimi i të drejtave të njeriut po përdoren nga ana e gazetarëve, por shtypi i shkruar është më problematiku. Sipas Vesnës, ka ende më shumë paragjykime të shprehura nga ana e gazetarëve të medias së shkruar. Pra mbetet ende shumë punë për tu bërë për të ndryshuar mënyrën se si shkruan shtypi për aftësinë e kufizuar.



Të fitosh shikueshmëri

Si organizatë, ata kanë trainuar lidhur median dhe marrëdhëniet me publikun të gjithë anëtarët e tyre. Ata kanë një ekip të veçantë që punon me median dhe që i ndihmon të kenë shikueshmëri të mirë në media. Plus kësaj, përvoja e Vesnës si gazetare i ka dhënë kontakte të mira me redaktorët dhe gazetarët.


Sipas Bastunit të Bardhë, kyçi i shikueshmërisë nga media varet nga një numër faktorësh:

  • Duhet ta bësh organizatën dhe punën tënde interesante për median.

  • Duhet të përdorësh aktivitete në data fikse si për shembull 3 dhjetori, 1 maji apo 15 tetori (dita e Bastunit të Bardhë) ku ka pjesëmarrje nga media dhe organizo aktivitete rreth këtyre datave.

  • Ji përfshirës në sensin që duhet gjithmonë të ftosh aktorë të ndryshëm të marrin pjesë në aktivitetet tuaja. Për shembull, kur organizohet dita e simulimit për të verbërit është ide e imrë që të ftohen shumë persona të interesuar në këtë aktivitet, përfshi këtu anëtarë të qeverisë dhe përfaqësues të medias.

  • Nëse organizohet një tryezë e rrumbullakët ose seminar, përpiquni që jo vetëm të hidhet vështrim mbi problemet, por edhe tek zgjidhjet dhe kjo është diçka që medias i pëlqen ta pasqyrojë.

  • Është shumë e rëndësishme që jo vetëm të ketë kontakte me gazetarët, por edhe me kryeredaktorët dhe Bastuni i Bardhë është përpjekur të krijojë rrjetin e gazetarëve dhe të redaktorëve.


Përvoja e tyre në ndikimin mbi median
Sapo organizata zbulon një portretizim jo të përshtatshëm të një personi me aftësi të kufizuara në median e shkruar, i dërgohet një letër redaktorit. Fillohet duke falenderuar që kanë shkruar për një person me aftësi të kufizura dhe u shpjegohet se pse dhe se si pjesë të artikullit ishin ofendues dhe se si mund të jetë ndryshe në të ardhmen. Për shembull, mund ti thuhet redaktorit të mos përdorë termin sakat, por person me aftësi të kufizuara duke i shpjeguar se përdorimi i terminologjisë së duhur do ti ndihmojë njerëzit ta kuptojnë aftësinë e kufizuar nga një kendvështrim tjetër. Çelësi, sipas Vesnës, është të mos ti drejtohesh medias me inat, por të përpiqesh të bashkëpunosh me të. Është e rëndësishme të mos e bësh median të ndihet injorante, por të përpiqesh ta mbështesësh me kritikën tënde.
Ata kanë përgatitur një letër me format të gatshëm për t’ia dërguar medias se si ti bëjnë faqet e tyre të internetit të aksesueshme. Kur faqja e internetit u del e paaksesueshme ata thjesht firmosin letrën dhe e nisin tek redaktori. Ata i dërguan letra Studios B (stacion televiziv kombëtar), B92 (stacion televiziv kombëtar), dhe PTT (kompanisë shtetërore të telekomunikacionit) dhe si rezultat, Studio B dhe PTT po I bëjnë të aksesueshme faqet e tyre në internet.
Në rast të ndërrimit të mesazhit të aftësisë së kufizuar ose të modelit të aftësisë së kufizuar në media, organizatat e kanë shumë të vështirë një gjë të tillë. Organizatat mund të kenë përvojë në pasqyrimin e veprimtarive të tyre, por ndryshimi i mënyrës së pasqyrimit të aftësisë së kufizuar nga ana e gazetarëve është një detyrë e vështirë. Prandaj, Vesna mendon se është shumë e rëndësishme që të organizohen trainime mbi median për mënyrën e komunikimit të mesazhit në media dhe si të tërheqësh vëmendjen e medias.
Këshilla e saj është që të përpiqesh ti njohësh realisht dhe personalisht gazetarët dhe redaktorët me qëllim që ti bësh ftesat personale. Të tërheqësh vëmendjen e tyre dhe të bësh që të vijnë në aktivitetet e organizuara. Për të krijuar partneritet me përfaqësuesit e medias është thelbësore që të mbahesh mend. Ajo takohet herë pas here ma rrjetin e saj dhe i përditëson për punën, lajmet dhe ne informacion, dhe nuk mbështetet vetëm në njoftime për shtyp në rast aktivitetesh.

Yüklə 0,62 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   12




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©www.genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə