Në bazë të Planit operativ të programeve dhe masave aktive të punësimit për vitin 2012 dhe Programit të Punës së Qeverisë të Republikës së Maqedonisë 2011 – 2015, Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë, më 27.08.2012 bën
SHPALLJE PUBLIKE
për
për personat e evidentuar si të papunë për t’u përfshirë në programin e stërvitjes te punëdhënësit e njohur
1. U bëhet thirrje personave të evidentuar si të papunë, të cilët janë të interesuar të përfshihen në programin e stërvitjes te punëndhënës të njohur, për shkak të punësimit në një periudhë prej tre muajsh, që të paraqiten në klubet e punës së qendrave të Agjencisë së Punësimit të RM-së, ku rregullisht janë të evidentuar si të persona të papunë.
2. Për secilin kandidat që do të zgjidhet dhe që do të përfshihet në programin e stërvitjes, është paraparë ndihmë në para, në një shumë prej 4.400 denarë në muaj.
3. Strërvitja e personave të papunë do të mbahet në lokalet e punës së punëdhënësve në përputhje me programin e stërvitjes, të përgatitur nga ana e punëdhënësit.
4. Personat e interesuar, të cilët janë të papunë sipas pikës 1 të kësaj shpalljeje publike, fletëparaqitjet e tyre mund t’i dorëzojnë prej 27.08.2012 deri 10.09.2012 në klubet e punës së qendrave të punësimit.
5. Kushtet, të drejtat dhe ogligimet më konkrete do të rregullohen me nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Agjencisë së Punësimit të RM-së, punëdhënësve dhe kandidatëve.
Informata më të hollësishme mund të merren në klubet e punës së 30 qendrave të Agjencisë së Punësimit të RM-së, në qendrën e kontaktimit 02-3298-297 dhe ueb faqen www.avrm.gov.mk
AGJENCIA E PUNËSIMIT
E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
Dostları ilə paylaş: |