Ta Pastrojmë Kosovën



Yüklə 5,8 Kb.
tarix05.02.2018
ölçüsü5,8 Kb.
#24821

8 kamiona mbeturina largohen nga deponia në hyrje të fshatit Besi
Sot vullnetarët e Iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën” kanë realizuar aksion pastrimi në fshatin Besi të Komunës së Prishtinës, ku janë larguar 8 kamiona mbeturina nga një deponi në hyrje të këtij fshati.
Aksioni është realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës dhe kompaninë menaxhuese të deponive në Kosovë.
Në aksioni kanë kontribuar edhe kompania private “Dardania” e cila ka ofruar eskavatorin për pastrimin e deponisë dhe kompania “Toifor”, e cila ka ofruar kamionët për largimin e mbeturinave nga ajo deponi ilegale e mbeturinave. Për realizimin e aksionit, Organizata “Let’s Do It Kosova” ka ofruar sasi të derivateve për makinerinë që është shfrytëzuar gjatë aksionit.
Koordinatori i Lëvizjes “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj tha se ky aksion është në vazhdën e aksioneve në kuadër të Iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën”.
Ai bëri të ditur që aksionet do të vazhdojnë edhe më tej, ku ai i radhës do të jetë në javën e ardhshme, ku do të pastrohet një lokacion tjetër.
Pjesëmarrës në aksionin e sotëm ishte edhe drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Gent Begolli, i cili premtoi se Komuna e Prishtinës do të vazhdojë edhe më tej të angazhohet në pastrimin e deponive ilegale.
Banorët e këtij fshati, të cilët morrën pjesë në aksionin e sotëm, u zotuan se do të kujdesen për mjedisin dhe nuk do të lejojnë krijimin e deponive të tilla në fshat.
Iniciativa “Let’s Do It Kosova”, u bënë thirrje qytetarëve që të mobilizohen dhe të marrin pjesë në aksionet që po realizohen në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Fushatën “Ta Pastrojmë Kosovën” mund ta ndihmoni duke dërguar mesazhe në operatorët Vala dhe Z-mobile, në numrin “55244”.
Yüklə 5,8 Kb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©www.genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə