Dokumentat Standarde të Tenderit
Vula
Shtojca 9
[ Shtojcë për t’u plotesuar nga Autoriteti Kontraktor]
1. KRITERET E PËRGJITHSHME TË PRANIMIT/KUALIFIKIMIT
Ofertuesi duhet të deklarojë se:
a) Është i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë
objektin e prokurimit. Në rastin kur ofertuesi është një organizatë jofitimprurëse, duhet të
deklarojë se është i regjistruar si person juridik, sipas Ligjit Nr.8788, datë 07.05.2001 “Për
Organizatat jo Fitimprurëse”.
b) nuk është në proces falimentimi, (statusi aktiv)
b) nuk është dënuar për shkelje penale, në përputhje me Nenin 45/1 të LPP,
c) nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, për vepra që lidhen me
veprimtarinë profesionale.
d) ka paguar të gjitha detyrimet për pagimin e tatimeve e të kontributeve të sigurimeve
shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi.
Edhe Ofertuesi i huaj duhet të deklarojë se i plotëson të gjitha kërkesat e renditura më sipër
nëpërmjet paraqitjes së një vetëdeklarate me shkrim.
Nëse gjuha e përdorur në procedurë është gjuha shqipe, atëherë dokumentat në gjuhë të huaj
duhet të shoqërohen me një përkthim të noterizuar në gjuhën shqipe.
Në rastet e bashkimit të operatorëve ekonomikë, çdo anëtar i grupit duhet të dorëzojë
vetëdeklaratën e lartpërmendur.
Kriteret e Përgjithshme për Pranim, nuk duhet të ndryshohen nga autoritetet kontraktore.
Këto kritere duhet të plotësohen me dorëzimin e vetëdeklaratës me shkrim të subjektit, në
ditën e hapjes së ofertës, sipas Shtojcës 8.
Në çdo rast, autoriteti kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi
vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga operatori ekonomik si më sipër.
Veç kësaj, nëse oferta dorëzohet nga një bashkim operatorësh ekonomikë, duhet të dorëzohen:
a. Marrëveshja e noterizuar sipas së cilës bashkimi i operatorëve ekonomikë është krijuar
zyrtarisht;
b. Prokura e posaçme.
2. KRITERET E VEÇANTA TË KUALIFIKIMIT
25
Dokumentat Standarde të Tenderit
1. Kandidati/Ofertuesi duhet të dorëzojë:
a. Sigurimin e ofertës, (nëse është e zbatueshme) sipas Shtojcës 4;
b.Deklaratë mbi përmbushjen e specifikimeve teknike, sipas Shtojcës 6;
c.Deklaratë mbi Konfliktin e Interesit sipas Shtojcës 7;
ç. Formularin e Ofertës, sipas Shtojcës 1 ose Shtojcës 2 (në rastin e procedurave të prokurimit
për furnizimin me karburante, gazoil, benzol dhe karburant për ngrohje);
d. Vërtetimin që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike
të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri.
2. Kandidati/Ofertuesi duhet të dorëzojë:
2.1.
Kapaciteti ligjor/profesional i operatorëve ekonomikë:
Sipas Shtojcës Nr.9, pika1, Kriteret e Përgjithshme të Pranim/Kualifikimit
2.2.
Kapaciteti ekonomik dhe financiar:
1) Operatori Ekonomik ofertues duhet te paraqese pasqyrat financiare vjetore (bilancet)
gjatë 3(tre) viteve te fundit (2014, 2015, 2016) te çertifikuar nga organet tatimore. (nëse
është çertifikuar bilanci i vitit 2017 të praqiten bilancet 2015, 2016, 2017)
2) Xhiroja vjetore mesatare e operatorit ekonomik ofertues gjatë 3(tre) viteve te fundit
(2015, 2016, 2017) te jete jo me pak se 40% e vlerës së fondit limit dhe kjo të jetë e
vërtetuar nga Drejtoria Rajonale Tatimore me shkresë ose me dokument të nxjerrë online
me vulë elektronike.
3) Te mos kete detyrime tatimore për të cilat duhet të paraqesi një vërtetim nga organet
tatimore ose vetëdeklarim. Ne rast bashkimi operatorësh ekonomikë, vërtetimin nga
organet tatimore ose vetëdeklarimin duhet ta kete secili subjekt më vete.
4) Të mos ketë detyrime për taksat vendore për të cilat duhet të paraqesi një vërtetim nga
organet e njësisë vendore ku ushtron aktivitetin. Ne rast bashkimi operatorësh
ekonomikë, vërtetimin nga organet e njësisë vendore duhet ta kete secili subjekt më vete.
5) Mosshlyerja e detyrimeve të energjisë elektrike përbën shkak për skualifikimin e
operatorit ekonomik, përveç rastit kur rezulton se detyrimet e papaguara të energjisë
elektrike, të konfirmuara në vertetimin e lëshuar nga furnizuesi, janë në proces ankimi në
gjykatë. Furnizuesi i energjisë elektrike është i detyruar që ta lëshojë këtë vërtetim jo më
vonë se 5 (pesë) ditë nga data e depozitimit të kërkesës nga operatori ekonomik.
6) Ofertuesi duhet të ketë kryer furnizime të ngjashme në një vlerë jo me pak se 40 % te
fondit limit, të realizuara gjate 3 (tre) viteve te fundit (2015, 2016, 2017). Për plotësimin
e këtij kriteri operatori ekonomik ofertues duhet të paraqesë; a) Kontrata te realizuara me
autoritete kontraktore, te cilat detyrimisht duhet te jene te shoqeruara me vertetimin e
realizimit me sukses te saj, leshuar nga autoriteti kontraktor ku te shenohen datat,
26
Dokumentat Standarde të Tenderit
shumat, emërtimet, vlerat dhe sasite e mallrave. b) Per furnizime te realizuara me
subjekte private operatori ekonomik te paraqese faturat tatimore te shitjes, (ku te
shprehen qarte datat, shumat, sasite, emertimet, vlerat).
2.3
Kapaciteti teknik:
a) Operatori ekonomik ofertues duhet te paraqese autorizim prodhuesi ose distributori
zyrtar per materialet elektrike dhe hidraulike sipas objektit të prokurimit, kjo e vertetuar
nepermjet dokumentave origjinal ose të noterizuar si perfaqesues i kompanise prodhuese
per te gjithe mallin/mallrat objekt prokurimi. Ne rast paraqitje autorizimi distributori,
operatori ekonomik duhet te paraqesi ne leter angazhim ose akt marreveshje midis
prodhuesit dhe distributorit e vlefshme midis tyre (e perkthyer ne shqip dhe e noterizuar).
Autorizimi duhet te permbaje te dhena te plota te prodhuesit si: telefon, fax, e-mail,
website kjo e nevojshme per autoritetin kontraktor ne rast verifikimi nga ana e tij.
b) Operatori ekonomik ofertues duhet te jetë pajisur me Çertifikaten ISO 9001:2008 ose
ekuivalente, lidhur me sistemin e menaxhimit te cilesise, e cila të përfshijë objektin e
prokurimit, si dhe të jetë e vlefshme. (dokumentacioni te paraqitet ne gjuhen shqipe ose i
perkthyer dhe e noterizuar).
c) Operatori ekonomik ofertues duhet te jetë pajisur me Çertifikaten ISO 14001:2004 ose
ekuivalente, lidhur me sistemin e menaxhimit te mjedisit, e cila të përfshijë objektin e
prokurimit, si dhe të jetë e vlefshme. (dokumentacioni te paraqitet ne gjuhen shqipe ose i
perkthyer dhe e noterizuar).
d) Enti çertifikues për lëshimin e çertifikatave ISO të kërkuara për operatorin ekonomik
ofertues të jetë i akredituar nga institucione shtetërore vendase ose te huaja, kjo e
verifikueshme nepermjet nje dokumenti zyrtar te leshuar nga autoriteti akreditues ose të
paraqitet një vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA) ku vërtetohet
vlefshmëria e çertifikatës në Republikën e Shqipërisë. (dokumentacioni te paraqitet ne
gjuhen shqipe ose i perkthyer dhe noterizuar).
e) Operatori ekonomik ofertues duhet te paraqese çertifikaten ISO qe verteton qe sistemi i
menaxhimit te cilesise se prodhuesit, te mallrave objekt prokurimi eshte sipas ISO 9001:
2008 ose ekuivalente (dokumentacioni te paraqitet ne gjuhen shqipe ose i perkthyer dhe
noterizuar).
f) Operatori ekonomik ofertues duhet te kete ne pronesi ose me qira te pakten 1 (nje)
automjet per transportin e mallit ne destinacion, per kete duhet te paraqese Çertifikaten e
pronesise, Lejen e Qarkullimit, Siguracionin dhe Kolaudimin te vlefshme per periudhen e
realizimit te procedures, ose ne rast se nuk e ka mjetin ne pronesi te paraqese kontraten
noteriale te marrjes me qira te tij si dhe dokumentacinin shoqerues per qarkullimin e
mjetit (Lejen e Qarkullimit, Siguracionin dhe Kolaudimin) te vlefshme per periudhen e
realizimit te procedures.
g) Operatori ekonomik ofertues duhet te paraqese Certifikaten e Konformitetit CE, IEC
60898-1 ose ekuivalente dhe ICE 60947-2 ose ekuivalente per automatet termoelektro-
magnetike dhe per automatet diferenciale.
h) Ne menyre qe te krahasohet pajtueshmeria me specifikimet teknike dhe standartet e
kerkuara, operatori ekonomik ofertues duhet te paraqese katalogun/et ose fragmente te
27
Dostları ilə paylaş: |