Prof. Asoc. Dr. Alush Musaj Rektor I Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”



Yüklə 14,11 Kb.
tarix07.11.2018
ölçüsü14,11 Kb.
#77996

Prof. Asoc. Dr. Alush Musaj

Rektor i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”

Profesor Alush Musaj është rektori i parë i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), fillimisht si ushtrues detyre prej vitit 2013, kur është themeluar Universiteti, ndërsa në vitin 2015 është zgjedhur rektor në zgjedhjet e rregullta.



Musaj është lindur në vitin 1970 në Lubizhdë të Hasit. Studimet themelore, master dhe ato të doktoraturës i ka kryer në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Ka doktoruar në vitin 2010 me punimin “Aplikimi i sistemit HACCP”.
Profesor Musaj karrierën e tij në hulumtim dhe mësimdhënie e filloi në Universitetin e Prishtinës në vitin 2006. Ai filloi si asistent i angazhuar në këtë universitet, në vitin 2007 zgjidhet asistent i rregullt, ndërsa në vitin 2010 profesor asistent. Thirrjen tjetër akademike si profesor i Asocuar e mori në vitin 2014 në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.
Fokusi kryesor kërkimor i profesor Musaj është në teknologjinë e ushqimit, përkatësisht kontrollin, cilësinë dhe sigurinë e ushqimit. Është autor dhe bashkautor i shumë punimeve shkencore ndërkombëtare.
Përvoja e tij menaxheriale si prodekan për çështje akademike, koordinator, konsulent/ekspert, drejtor, në institucione të ndryshme, kombinuar me karakterin entuziast, motivim të lartë, ambicie e dinamizëm, është një pasuri e krijuar nga vite të gjata pune intensive.

Ndërsa si rektor, Musaj, ka arritur për një kohë të shkurtër ta bëj Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, një nga universitetet më të konsoliduara në vend. Rektori Musaj është fokusuar në përmirësimin e kushteve të punës për studentë dhe mësimdhënës, në rritjen e cilësisë së punës akademike si dhe përmirësimin dhe lehtësimin e shërbimeve administrative për studentë. Ai ka promovuar bashkëpunimin me universitete kombëtare dhe ndërkombëtare, duke krijuar mundësi të mëdha për shkëmbime në fushën akademike.
Yüklə 14,11 Kb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©www.genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə