hyrjeve dhe daljeve.
Neni 91
Personat e pajisur me licencë për kryerje veprimtarie sipas
dispozitave të këtij ligji, të cilët shesin ose tjetërsojnë
veprimtarinë e tyre, janë të detyruar të bëjnë inventarin e bimëve,
lëndëve, përgatesave ose barnave të tabelave II dhe III në prani të
personit të cilit i kalojnë veprimtaritë, si dhe bilancin e hyrjeve
dhe daljeve. Inventari dhe bilanci firmosen nga të dyja palët.
Neni 92
Çdo diferencë e konstatuar në bilanc ose midis bilancit dhe
inventarit do tþi njoftohet menjëherë inspektorit të farmacive, i
cili verifikon nëse diferenca është rezultat i vjedhjes,
shpërdorimit apo ndonjë veprimi tjetër të paligjshëm.
DH. Ambalazhimi dhe etiketimi.
Neni 93
Lëndët dhe përgatesat e tabelës II dhe III qarkullojnë të
mbyllura në paketa ose ambalazh tjetër të përshtatshëm, me
emërtimin të shënuar sipër, dhe në rastin e spedicioninimit të
lëndëve të tabelës II, shënohet edhe një shirit i kuq i dyfishtë.
Ndalohet qarkullimi i lëndëve që nuk plotësojne kushtet e
mësipërme të ambalazhimit.
Ambalazhimi i jashtëm i pakove që dërgohen nuk duhet të ketë
sipër asnjë informacion tjetër përveç emrit dhe adresës së
dërguesit dhe marrësit, si dhe vulën e dërguesit.
Neni 94
Etiketa me të cilën bari ofrohet për shitje do të ketë emrin
e lëndëve të tabelës II dhe II që e përbëjnë, bashkë me përmbajtjen
në njësi peshë ose përqindje.
Etiketat dhe fletë-shoqërueset e pakove për shitje me pakicë
do të kenë indikimet e përdorimit, si dhe paralajmërimet e
nevojshme për të mbrojtur përdoruesin.
Neni 95
Kërkesat e hollësishme përambalazhimin dhe etiketimin e
lëndëve të tabelës II dhe III përcaktohen në urdhrin e posaçëm të
ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit.
E. Reklama.
Neni 96
Ndalohet çdo reklamë e lëndëve, përgatesave dhe barnave të
tabelës II dhe III që i drejtohet publikut të gjerë.
Ndalohet furnizimi i mjekëve me kampionë të lëndëve,
përgatesave dhe barnave të tabelës II, si dhe shitja të sëmurëve e
kampioneve të lëndëve, përgatesave dhe barnave të tabelës II dhe
III.
Rregullorja për reklamën e këtyre lëndëve miratohet nga
ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit.
KREU IX
KERKIMET MJEKESORE, SHKENCORE DHE MESIMDHENIA
Neni 97
Për nevoja të kërkimeve shkencore, mjekësore e të
mësimdhënies, ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit
mund të autorizojë një person fizik të kultivojë, prodhojë,
fabrikojë, blejë, importojë, përdorë dhe mbajë bimë, lëndë dhe
përgatesa të tabelave I, II dhe III në sasitë minimale te
domosdoshme për këto nevoja.
Personi i autorizuar shënon në një regjistër që ruhet për 10
vjet nga regjistrimi i fundit, sasitë e bimëve, lëndëve dhe
përgatesave që kultivon, importon, blen, fabrikon, përdor dhe
shkatërron. Në regjistër shënohen datat e operacioneve dhe emrat e
furnizuesve. Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit i
dërgohet një raport vjetor për operacionet e kryera dhe lëndët që
janë gjendje.
KREU X
INSPEKTIMI DHE KONSTATIMI I SHKELJEVE
Neni 98
Të gjithë personat fizikë e juridikë, privatë e shtetërorë, të
cilët merren me veprimtari që lidhet me bimët, lëndët, përgatesat
dhe barnat që përfshin ky ligj, do të kontrollohen e mbikqyren nga
organet e autorizuara nga ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së
Mjedisit dhe ministri i Brendshëm.
Inspektorët e farmacisë, si dhe organet e tjera të
autorizuara, do të bëjnë të paktën një herë në dy vjet inspektimin
e zakonshëm të objekteve, ndërtesave, lëndëve gjendje dhe
regjistrave. Inspektimet e jashtëzakonshme kryhen në çdo kohë.
Ky kontroll shtrihet edhe në mjediset ku ndodhen pajisjet e
ndihmës së parë në mjetet e transportit publik të linjave
ndërkombëtare.
Në nenin 98, paragrafi i dytë ndryshohet si më poshtë:
"Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave (QKKB), si dhe organet e tjera të autorizuara bëjnë, të paktën një herë në dy vjet, inspektimin e programuar të objekteve, ndërtesave, lëndëve gjendje dhe regjistrave. Inspektimet jashtë programit kryhen në çdo kohë. Inspektimi për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore që burojnë nga ky ligj bëhet në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 "Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë"".
Neni 99
Inspektorët e farmacisë lejohet të hyjnë, të marrin kampione
dhe të bllokojnë veprimtaritë ose lëndët, në çdo rast kur
konstatohen shkelje të dispozitave të këtij ligji dhe akteve të
tjera nënligjore në fuqi. Kontrolli në ndërtesat private,
vecanërisht kur u përkasin personave pa licencë, në rastin kur
dyshohet për kryerjen e veprimtarive të paligjshme, bëhet vetëm me
marrëveshje me shkrim të këtyre personave ose në përputhje me
dispozitat në fuqi.
Inspektorët e farmacisë duhet të bëjnë kallëzim në organet
kompetente të hetimit kur konstatojnë shkelje të dispozitave të
këtij ligji që përbëjnë vepër penale.
Në nenin 99, fjalët "inspektorët e farmacisë" zëvendësohen me fjalët "inspektorët e Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave (QKKB)".
Neni 100
Personat fizikë dhe juridikë që kryejnë veprimtari të
parashikuara në këtë ligj duhet të bashkëpunojnë me organet e
kontrollit dhe tþu krijojnë lehtësitë e nevojshme për kryerjen e
inspetimeve dhe të kontrollit të dokumentacionit.
KREU XI
KUNDRAVAJTJET ADMINISTRATIVE
Neni 101
Kur shkelja e dispozitave të parashikuara në neniet 13-18,
22-26, 30-38, 41-44, 47, 50-52, 55-57, 61-68, 71-72, 74-94, 96-99
të këtij ligji nuk përbën vepër penale, dënohet me gjobë nga 10.000
deri 100.000 lekë. Në rast përsëritjeje gjoba është nga 20.000 deri
200.000.
Pengimi i inspektorëve të farmacive në kryerjen e detyrës
dënohet me gjobë deri
50 000 lekë.
Në nenin 101 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: "Masa e gjobës është dënim kryesor.".
Neni 102
Ankimi kundër vendimeve të organit administrativ dhe
ekzekutimi i vendimeve bëhet sipas ligjit nr. 7697, datë 7.4.1993
"Për kundravajtjet administrative".
Neni 102 ndryshohet si më poshtë:
"Neni 102
1. Kundër vendimit të inspektorit mund të bëhet ankim në përputhje me ligjin për inspektimin.
2. Kundër vendimit të organeve të tjera që nuk gëzojnë statusin e inspektorit mund të bëhet ankim në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative.
3. Ekzekutimi i vendimeve bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për kundërvajtjet administrative.".
KREU XII
DISPOZITA TE FUNDIT
Neni 103
Skema e klasifikimit dhe tabelat e barnave narkotike, lëndëve
psikotrope dhe përgatesave të tyre janë pjesë përbërëse e këtij
ligji.
Neni 104
Të gjitha dispozitat që bijen në kundërshtim me këtë ligj,
shfuqizohen.
Dispozitë kalimtare
Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj.
Neni 105
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas shpalljes në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.1184, datë 8.8.1995 të Presidentit të
Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha
SKEMA E KLASIFIKIMIT TE BARNAVE NARKOTIKE DHE LENDEVE PSIKOTROPE
BARNA NARKOTIKE DHE LENDE PSIKOTROPE
Lende shume te rrezikshme Lende te rrezikshme
Lende qe nuk perdoren ne mjekesi Lende qe perdoren ne mjekesi
1. Barna narkotike te listes IV te Konventes per Narkotiket, 1961 dhe lendet psikotrope te listes I te Konventes per Lendet Psikotrope, 1971. 1. Barna narkotike te listes I dhe II te Konventes per Narkotiket, 1961 1. Pergatesat e listes III te Konventes per Narkotiket, 1961
2.Eventualisht lende te listave te tjera te konventave te lartpermendura 2. Lende psikotrope te listes II te Konventes per Lendet Psikotrope, 1971. 2. Lende psikotrope te listes III dhe IV te Konventes per Lendet Psikotrope, 1971.
3. Eventualisht lende te tjera 3. Eventualisht lende te listave te tjera te konventave te lartpermendura me perjashtim te lendeve qe perfshihen ne tabelen I (shih majtas) 3. Eventualisht lende te tjera
4. Eventualisht lende te tjera Grupi A: lende dhe barna per te cilat ndalohet riperseritja e recetes pa autorizimin me shkrim te pershkruesit te recetes.
Grupi A:Lende dhe barna qe mund te pershkruhen per jo me shume se 7 dite. Grupi B: lende dhe barna per te cilat lejohet riperseritja e recetes, me perjashtim te rastit kur pershkruesi i recetes e mendon ndryshe.
Grupi B:Lende dhe barna qe mund te pershkruhen per jo me shume se 60 dite.
Kontroll i rrepte i trafikut te paligjshem Kontroll i trafikut te paligjshem
Ndiqet penalisht mbajtja per konsum vetjak
Me perjashtim te lendeve te Listes IV.
KLASIFIKIMI I BARNAVE NARKOTIKE
DHE LENDEVE PSIKOTROPE*
Tabela I
LISTA IV (KONVENTA E 1961)
Acetil - alfa - metilfentanil (**)
Acetorfinë
Alfa - metifentanil
Alfa - metiltiofentanil
Beta - hidroksifentanil
Beta - hidroksi - 3 metilfentanil
Dezomorfinë
Etorfinë
Heroinë
Kanabis, rrëshirë e kanapisit, ekstrakte dhe tinktura të
kanabisit
Ketobemidon
3 - metilfentanil
3 - metiltiofentanil
MPPP
Para - fluorofentanil
PEPAP
Tiofentanil
LISTA I (KONVENTA E 1971)
Brolamfetaminë
DET
DMA
DMHP
DMT
DOET
Eticiklidinë
Katinon
(+) - Lizergid
MDMA
Meskalinë
4 - metil - aminoreks
MMDA
N - etil - tenamfetaminë
N - hidroksi - tenamfetaminë
Parheksil
PMA
Psilocinë, psilotsinë
Psilocibinë
Roliciklidinë
STP, DOM
Tenamfetaminë
Tenociklidinë
Tetrahidrokanabinol
TMA
TABELA ii
LISTA I (KONVENTA E 1961)
Acetilmetadol
Alfacetilmetadol
Alfameprodinë
Alfametadol
Alfaprodinë
Alfentanil
Alilprodinë
Anileridinë
Benzetidinë
Benzilmorfinë
Betacetilmetadol
Betameprodinë
Betametadol
Betaprodinë
Bezitramid
Butirat i dioksafetilit
Dekstromoramid
Diampromid
Dietiltiambuten
Difenoksilat
Difenoksinë
Dihidromorfinë
Dimenoksadol
Dimepheptanol
Dimetiltaiambuten
Dipipanon
Drotebanol
Ekgoninë, esteret dhe derivatet e saj
Etilmetiltiambuten
Etokseridinë
Etonitazen
Fenodokson
Fenampromid
Fenazocinë
Fenamorfan
Fenoperidinë
Fentanil
Furetidinë
Gjethe e kokës
Hidrokodon
Hidroksipetidinë
Hidromorfinol
Hidromorfon
Izometadon
Klonitazen
Kodoksimë
Kokainë
Koncentrat i kashtës së hashashit
Levofenacilmorfan
Levometorfan
Lavomoramid
Lavorfanol
Metadon
Metazocinë
Metildezorfinë
Metildihidromorfinë
Metobromid i morfinës dhe derivate të tjerë të morfinës të azotit
5 valentë
Metopon
Mirofinë
Morferidinë
Morfinë***
Morfinë - N - oksid
Nikomorfinë
Noracimetadol
Norlevorfanol
Normetadon
Normorfinë
Norpipanon
Oksikodon
Oksimorfon
Opium
Petidinë
Produkt ndërmjetës A i petidinës
(4-cian-1-metil-4-fenilpiperdinë)
Produkt ndërmjetës B i petidinës (esteri etilik i acidit
4-fenilpiperidinë-4-karboksilik).
Produkt ndërmjetës C i petidinës (acid
1-metil-4-fenilpiperidinë-4-karboksilik)
Produkt ndërmjetës i metadonit
(4-cian-2-dimetilamino-4,4-difenilbutan)
Produkt ndërmjetës i moramidit (acid
2-metil-3-morfolino-1,1-difenilpropan karboksilik)
Piminodinë
Piritramid
Proheptazinë
Properidinë
Racemetorfan
Racemoramid
Racemorfan
Sufentanil
Tebainë
Tebakon
Tilidinë
Trimeperdinë
LISTA II (KONVENTA E 1961)
Acetildihidrokodeinë
Dekstropropoksifen
Dihidrokodeinë
Etilmorfinë
Folkodinë
Kodeinë
Nikodikodinë
Nikokodinë
Norkodeinë
Propiram.
LISTA II (KONVENTA E 1971)
Amfetaminë
Deksafetaminë
Dronabinol
Fenciklidinë
Fenetilinë
Fenmetrazinë
Levamfetaminë
Levometamfetaminë
meklokualon
Metakualon
Metamfetaminë
Metilfenidat
Racemat i metamfetaminës
Sekobarbital
TABELA III
LISTA III (KONVENTA E 1961)
1. Përgatesat e acetildihidrokodeinës, dihidrokodeinës,
etilmorfinës, folkodinës, kodeinës, nikodikodinës, nikokodinës dhe
norkodeinës kur kombinohen me një ose më shumë ingredientë të tjerë
dhe që përmbajnë jo më shumë se 100 mg të barit narkotik për dozë,
si dhe përgatesat e padozuara me një përqendrim jo më shumë se 2.5
për qind.
2. Përgatesat e propiramit që përmbajnë jo më shumë se 100 mg
p ropiram për dozë dhe të kombinuara të paktën me të njëjtën sasi
metilceluloze.
3. Përgatesat e dekstropropoksifenit për përdorim nga goja që
përmbajnë jo më shumë se 135 mg dekstropropoksifen bazë për dozë
ose përgatesat e padozuara me një përqendrim jo më shumë se 2.5 për
qind me kusht që këto përgatesa të mos përmbajnë ndonjë lëndë që
janë në kontroll sipas Konventës për lëndët psikotrope e 1971.
4. Përgatesat e kokainës që përmbajnë jo më shumë se 0.1 për
qind kokainë e llogaritur si kokainë bazë dhe prëgatesat e opiumit
ose të morfinës që përmbajnë jo më shumë se 0.2 për qind morfinë e
llogaritur si morfinë bazë pa ujë, si dhe të kombinuara me një ose
më shumë ingredientë të tjerë në një mënyrë të tillë që bari
narkotik nuk mund të rimerret lehtësisht dhe në sasi që të
rrezikojë shëndetin e popullatës.
5. Përgatesat e difenoksinës që përmbajnë jo më shumë se 0,5
mg difenoksinë për dozë dhe një sasi sulfat atropinë të paktën 5
për qind të dozës së difenoksinës.
6. Përgatesat e difenoksilatit që përmbajnë jo më shumë se 25
mg difenoksilat për dozë, llogaritur si bazë dhe një sasi sulfat
atropinë të paktën 1 për qind të dozës së difenoksilatit.
7. Pulvis ipecacuanhae et opii compositus:
Pluhur opiumi 10 për qind
Pluhur i rrënjës së ipekës 10 për qind
Pluhur plotësues që nuk përmban ndonjë bar narkotik 80 për
qind.
8. Përgatesat e lartpërmendura të kombinuara me prëgatesa të
tjera që nuk përmbajnë barna narkotikë.
LISTA III (KONVENTA E 1971)
Amobarbital
Buprenorfinë
Butalbital
Ciklobarbital
Glutetimid
Katinë
Pentazocinë
Pentobarbital
LISTA IV (KONVENTA E 1971)
Alobarbital
Alprazolam
Amfepramon
Barbital
Benzfetaminë
Bromazepam
Butobarbital
Delorazepam
Diazepam
Estazolam
Etilamfetaminë
Etil loflazepat
Etinamat
Etklorvinol
Fendimetrazinë
Fenkamfaminë
Fenobarbital
Fenproporeks
Fenterminë
Fludiazepam
Flunitrazepam
Flurazepam
Halazepam
Haloksazolam
Kamazepam
Ketazolam
Klobazam
Kloksazolam
Klonazepam
Klorazepat
Klordiazepoksid
Klotiazepam
Lefetaminë
Loprazol
Lorazepam
Lormetazepam
Mazindol
Medazepam
Mefenoreks
Meprobamat
Metilfenobarbital
Metiprilon
Midazolam
Nimetazepam
Nitrazepam
Nordazepam
Oksazepam
Oksazolam
Pemolinë
Pinazepam
Pipradrol
Prazepam
Pirovalerion
Sekbutabarbital
Temazepam
Tetrazepam
Triazolam
Vinilbital
*) Renditja alfabetike e barnave narkotikë dhe lëndëve psikotrope
në tre tabela dhe tetë lista është bërë në pajtim me nenet 3,4 të
këtij ligji sipas Konventës për Barnat Narkotike të vitit 1961 dhe
Konventës për Lëndët Psikotrope të vitit 1971 të rishikuara dhe që
janë në fuqi që prej 1 korriku 1993.
**) Lëndët shënohen me emra të përbashkët ndërkombëtar ose me
emrat që përdoren në konventat ndërkombëtare në fuqi, në gjuhën
shqipe.
***) Këtij ligji i nënshtrohen edhe izomerët, esteret,
eteret, kriprat dhe prëgatesat e lëndëve që përfshihen në të gjitha
listat e mësipërme veç rasteve kur ato përjashtohen nga masat e
kontrollit.
Dostları ilə paylaş: |